Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon votëbesimin në parlament mbi draftligjin Shqipëria mbi emigracionin, me modifikimet e reja që zgjerojnë sferën e aktivitetit të paktit me Ramën.
Brenda 24 orëve të fundit 28 emigrantë të dëbuar nga Italia kanë hyrë në Gjadër.
Kreu i qeverisë italiane kërkon sot në ora 17:00 votëbesimin në Dhomën e Deputetëve për draft ligjin e ri numër 2329, prezantuar në Parlament më 28 mars 2025 mbi emigacionin ilegal, e bazuar në Protokollin e nënshkruar me Republikën e Shqipërisë më 6 nëntor 2023, me dispozita urgjente me qëllim forcimin e aksionit të riathdesimit të emigrntëve të paligjshëm.
Neni 1 i ndryshuar i këtij draft të ri përcakton deri më 31 dhjetor 2026, të drejtën për lokalizimin, ndërtimin, zgjerimin dhe restaurimin e Qendra për Paraburgim e Ritadhesim, me përjashtim të rasteve kur ndërhyjnë dispozita ligjore penale e në respekt të kodit të Antimafia e kufizimeve të detyrueshme që vijnë nga përkatësia e anëtarësisë së Bashkimit Europian. Kodi i Antimafias përmban një sistem dokumentacioni që synon parandalimin e askesin në fondet publike e kontratat me administratën publike të individëve privatë që dyshohen për infiltrime nga krimi i organizuar.
Një tjetër modifikim i rëndësishëm është se dy kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër përgjithësohen nën emërtimin; Hotspot e CPR (Qendër Paraburgimi për Riadhesim).
Në draft ligjin e parë vetëm një territor brenda kampit të Gjadrit kishte këtë përcaktim.
Në draft ligjin e mëparshëm kampi i Shëngjinit emërtohej “Strukturë për procedurat e hyrjes” e kampi i Gjadrit, “Strukturë për konstatimin e parakushteve për njohjen e mbrotjes ndërkombëtare dhe riathdesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin italian”.
Kohëzgjatja maksimale e qëndrimit në kampet shqiptare do të jetë 18 muaj.
Për patrullimin e brigjeve shqiptare, Ministria Italiane e Infrastrukturës e transportit i jep Rojes bregdetare shqiptare gratis për vitin 2025, dy gomone 400 kuajfuqi.
Ndërkohë Syri Tv sjell të dhënat e fundit mbi kampin e Gjadrit ku gjatë datës 13 maj 2025 janë transferuar 28 emigrantë të rinj me urdhër dëbimi nga Italia e me kombësi algjeriane, indiane, nigeriane, gambezë, bangaldeshë e senegalezë.
Ata janë transportuar me anije nga Brindizi pasi janë marrë nga CPR e Torinos.
Votëbesimi nis pas orës 17.00.