Përpalsje mes përfaqsësuesve të Partisë Demokratike e Partisë Socialiste cojnë në pezullimin disa herë të procesit të numërimit të votave të Diasporës.
Për vëzhguesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, gjuha e fortë verbale nga individë të veshur me pushtet ndaj punonësve të KQZ pranë Qendrës për votuesit nga jashtë është shprehje intimiduese ndaj puninjësve të adminsitratës publike e qasje minuese ndaj sistemit demokratik në Shqipëri.
Kjo qasje e sjellje dhunon njëherësh dhe votën e dhjetra mijëra emigrantëve që morën pjesë në këtë proces.
UGSHPD me statusin e vëzhguesit si organizatë media pranë KQZ në zgjdhjet e 11 majit 2025, informon se procesi i numërimit të votave të emigrantëve shqiptarë në diasporë nisi me përplasje të fortë verbale mes përfaqsuesve të Partisë Socialiste e Partisë Demokratike.
Kutia e parë e hapur me votat e diasporës ishte kutia 001 e Korcës, ku vëzhguesit e Partisë Demokratike kontestuan faktin se votat e emigrantëve nga Greqia duhet të mos numërohen, të ndahen vecmas e të jetë Komisioni Qndror i Zgjedhjeve që të vendos se cfarë do të bëhet me to.
Këtë fakt e ka kundështuar fort përfaqsuesi i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ushtroi presion verbal e ligjor, e ngriti zërin ndaj drejtueses së KQZ pranë Qendrës së Votuese nga jashtë.
I pranishëm në këtë debat dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike z. Marash Logu i cili për vëzhguesen e UGSHPD, gazetaren Alba Kepi, sqaroi:
“Prej ditësh tha ai, konstestojmë një anomali të fortë në procesin e mbërritjes së zarfeve me votën e emigrantëve të Greqisë me të dhëna e prova.
Nga Greqia tha ai, në harkun kohor 17 prill – 4 maj mbërritjën 17 mijë zarfe me votat e emigrantëve pra mesatarja 1 mijë zarfe në ditë. Ndërsa në periiudhën kohore 5 maj – 11 maj, pra brenda 6 ditësh mbërritën në Tiranë 36 mijë zarfe pra mesatarja 6 mijë zarfe në ditë. Pra është evidente që ka një anomali të fortë me dyshimin se këto thasë me zarfe janë mbushur në mënyrë të parregullt”.
Situata e tensionuar vijoi për rrth 1 orë duke cuar në pezullimin e numërimit të kutive të diasporës për qarkun e Korcës.
Menjëherë pas cfarë ndodhi Komisioneri Shtetëror i KQZ, Ilirijan Celibashi mbajti në ambientet e kësaj qendre një konferencë shtypi ku sqaroi se KQZ do të marr një vendim ndaj zarfeve të Greqisë bazuar në respektimin e ligjit zgjedhor”:
Numërimi i kutive të votimit me votat e Diasporës rinisi me vendimin se zarfet me votat e emigrantëve të Greqisë do të lihen vecmas e do të shqyrtohen në fund të procesit të numërimit në cdo qark, e vendimin ndaj tyre do ta marrin komisionet përkatëse të qendrave të votimit.
Kutia e parë e numëruar me votën e diasporës e cila realizohet për herë të parë në historinë e parlamentarizimit shqiptar, qe kutia 001 e Kukësit ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 196 vota e Partia Socialiste 52 vota
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës sjell shqetësimin se sjellja e eksponentëve politikë si Taulant Ballës, koordinator për Diasporën për Partinë Socialiste, gjuha e fortë verbale kundër Përgjegjëses së KQZ pranë Qendrës për votuesit nga jashtë, është shprehje intimiduese ndaj puninjësve të adminsitratës publike e qasje minuese ndaj sistemit demokratik në Shqipëri.