Në Shqipëri shoqatat e politika janë të zënë me fushatën.
Kush luan me filma me kartona e kush me video selfie.
Ilaria Sula ishte një bijë shqiptare.
Mos kthimi i saj në shtëpi është dështimi i kësaj shoqërie, shqiptare e italiane.
Një jastëk i kuq në formë zemre, dhjetra buqeta me lule e disa të freskëta të mëngjesit të sotëm.
Dy djem ndalen para tyre e bëjnë kryqin, ulin kokën e luten.
Një vajzë vendos një lulediellli pranë një foto gjigande ku shfaqet buzagaz Ilaria Sula.
Nën të lexohet “Sapienza kujton Ilaria Sula”.
Është dera e hyrjes së Fakultetit të Statistikave në Universitetin La Sapienza të Romë.
Në njërën kolonë hyrëse është shkruar në vertikal në ngjyrë të kuqe ILARIA.
Studentët ndalen një copë para saj. Kush ulet këmbëkryq në një stol përballë , të tjerë qëndrojnë në këmbë. Mëpas largohen, nisën leksionet e ditës së hënë 7 prill 2025. Ilaria nuk do të jetë me ta.
Sot Ilaria Sula niset në banesën e fundit në varrezat e qytetit Terni, ku u lind e u rrit, vajzë e një familje emigrantësh shqiptarë të integruar në shoqërinë italiane.
Po pjesë e kësaj shoqërie dhe Marc Antony Samson, autori i krimit. ish i dashur i saj e student i arkitekturës.
4 kilometra më larg në një nga sheshet më turistike të Romës, Piazza del Popolo, në lokalin MC Donald’s ka nisur dita si zakonisht.
Është vendi i punës ku Ilaria e Marc janë njohur.
Kanë punuar bashkë rreth një vit.
Kolegët nuk flasin, janë të tronditur. “Do jemi në Terni sot të gjithë”, thonë. Në ata lokal prisja të gjeja një kujtim të Ilarias.
“Jemi multinacionale e kemi të ndaluar”, thotë menaxheri, po në ambientet e brendshme private Ilarian e kemi kujtuar me mënyrat tonë e të gjithë.
Nga Sheshi Clodio, selia e drejtësisa italiane vjen lajmi se nëna e Marc Antony po merret në pyetje. Ndoshta ka ndihmuar në zhdukjen e provave të vrasjes.
Thonë se atë natë ka dëgjuar gjithcka, thirrjet për ndihmë e vuajtjen e minutave të fundit të jetës së Ilarias.
Cfarë e shtyn një nënë të bëhet bashkëfajtore në vvrasje?
Dashuria për djalin? O paaftësia e kësaj bote moderne të evitoj dhunën, e të edukojë respektin, vlerën, ndjenjën?
“Kthimi i vajzës në shtëpi duhet të jetë një siguri e jo një shpresë”, shprehet babai i Ilaria Sula.
Në Shqipëri shoqatat e politika janë të zënë me fushatën.
Kush luan me filma me kartona e kush me video selfie.
Ilaria Sula ishte një bijë shqiptare.
Mos kthimi i saj në shtëpi është dështimi i kësaj shoqërie, shqiptare e italiane.