Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76-vjetorin e themelimit të Aleancës Atalantike, duke theksuar rëndësinë e kësaj aleance për paqen dhe sigurinë botërore.
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka përkujtuar se NATO ka qenë një ‘shtyllë kurrizore’ e paqes dhe sigurisë, veçanërisht për rajonin e Kosovës, ku organizata ka shpëtuar miliona jetë gjatë periudhës së konfliktit.
Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me aleatët e saj, duke konfirmuar përkushtimin për anëtarësimin në NATO si një kapitull i rëndësishëm në udhëtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë.