Këtë 7 mars, festa e mësuesit nuk pritet me entuziazmin e viteve më parë. Bajram Dymleku nga Shkodra dhe Moza Vardhami nga Gjirokastra, mësues matematike në profesion, tregojnë historinë e tyre të jetës, ndërsa shprehin keqardhjen për gjendjen ku ka përfunduar arsimi në Shqipëri.
SYRI TV
Edhe këtë 7 mars, vendi festoi festën e mësuesit. Por ky profesion sot nuk është më në shkëlqimin e tij. Këtë 7 mars, SYRI TV sjell historinë e dy mësuesve, Bajram Dymleku, ish-mësues matematike në Shkodër, tashmë në pension, dhe Moza Vardhami, mësuese matematike në Gjirokastër, e cila pret të dalë në pension vetëm pas dy muajsh.
Dy mësuesit e matematikës tregojnë me nostalgji copëza nga karriera e tyre e gjatë.
Brezat kanë ndryshuar dhe sot matematika nuk është më lënda e preferuar në shkolla. Për dy mësimdhënësit e kësaj lënde, me gati një shekull përvojë së bashku, ka edhe keqardhje.
Vlerësimi i dijedhënësve nuk është aty ku duhet; këtë e pranojnë edhe dy mësuesit, të cilët bëjnë krahasim me kolegët e tyre në vende të tjera.