Një situatë e paprecedentë, ndodhi gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Serbisë, teksa nisi seanca e parë e rregullt pranverore.
Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës.
Situata është përshkallëzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.
Arditë Beluli, gazetare në Preshevë përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se gjatë Kuvendit të djeshëm, gati në çdo 20-30 minuta përmendet emri shqiptari, në mënyrë ofenduese, gjë që shqiptarëve në gjuhën serbe nuk i thonë shqiptari, por këtë term e përdorin për të ofenduar shqiptarët.
‘Nga ajo që dëgjuam dhe dje, janë munduar të njullosin UÇK-n, ku diku në mes punës së këtij Kuvendi, një deputet nxjerr telefonin e thotë shifni çfarë mesazhet përcjell UÇK. Këta shpesh-herë dijnë t’i manipulojnë dhe manovrojnë gjërat për të hedhur faje drejt Kosovës’– u shpreh gazetarja.
Deklarata e saj:
“Në mbledhjen e Kuvendit të djeshëm, fiks gjatë 8 orëve të punës nga ora 10 e paradites deri në orën 18:00, gati në çdo 20-30 minuta përmendet emri shqiptari, në mënyrë ofenduese gjë që shqiptarëve në gjuhën serbe nuk i thonë shqiptari, por këtë term e përdorin për të ofenduar shqiptarët.
Fjala tjetër me e dëgjuar është Albin Kurti dhe UÇK, ku në çdo mënyrë sa herë që Serbia ka të tilla krizë të brendshme, mundohet të drejtojë gishtin te shqiptarët.
Në fillimin e këtyre protestave (para 3 muajsh) vetë presidenti Vuçiç, në deklaratat e tij publike fillimisht ka thënë se për ta trazuar Serbinë, kompetencë kryesore marrin shërbimet sekrete që janë në Kosovë, por edhe nga perëndimi.
Jo më larg se dje, vetë kryeparlamentarja nxjerr fotografinë e printuara duke i cituar titujt kryesor të mediave në Kosovë, dhe ju drejtohet deputetëve ju jeni heronjtë e Kurtit, ju po kënaqni Kurtin duke trazuar Serbinë e duke krijuar trazira.
Kjo sigurisht është një politikë e brendshme e vetë Serbisë për çdo gjë që ndodh dhe ajo që dëgjuam dhe dje, janë munduar të njullosin UÇK-n, ku diku në mes punës së këtij Kuvendi, një deputet nxjerr telefonin e thotë shifni çfarë mesazhet përcjell UÇK.
Këta shpesh-herë dijnë t’i manipulojnë dhe manovrojnë gjërat për të hedhur faje dhe gishtin drejt Kosovës”. sn