Parlamenti i Zvicrës miratoi një propozim për të ndaluar grupin e milicisë libaneze Hezbollah, duke e përshkruar atë si një organizatë terroriste paraushtarake.
Vendimi vjen një javë pasi nënshkroi një ligj, që ndalonte grupin palestinez Hamas nga çdo aktivitet në Zvicër.
Si Hezbollahu ashtu edhe Hamasi janë cilësuar si organizata terroriste nga SHBA dhe shumë vende të tjera. Zvicra, tradicionalisht neutrale, më parë nuk ishte rreshtuar me atë qëndrim, por ndryshoi pasi Hamasi nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar.
Megjithatë, pas ndalimit të Hamasit, qeveria zvicerane tha se kjo “nuk ishte një ndryshim paradigme në praktikën përgjithësisht të kujdesshme, të ndalimit të organizatave”. Ajo nuk e ndaloi Hezbollahun në të njëjtën kohë dhe tha se do të vendoste “vetëm rast pas rasti për arsye jashtëzakonisht serioze”.
Në hapin tjetër, Këshilli Federal do të duhet të hartojë legjislacionin për të zbatuar vendimin e fundit të parlamentit./ Bloomberg.