Shifrat e tregtisë me jashtë pasqyrojnë një situatë katastrofike për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri.
Të dhënat e bëra publike nga Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet tregojnë se 57 për qind e produkteve shqiptare, që nisen për eksport, kthehen mbrapsht për shkak të cilësisë dhe mungesës së sigurisë.
Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve.
Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po merren masat që prodhimet të kenë standard.
Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030, cenohet nga refuzimet në kufi./KAPITALI