Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin në lidhje me dënimin e deputetit, Ervin Salianji.
Mësohet se, gjykata ka vendosur të lejë në fuqi dënimin prej 1 viti burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë.
Deputeti Salianji u dënua se denoncoi përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik ndërkombëtar droge dhe se ishte dënuar në Itali.
Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë, ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe grupi parlamentar i PD-së.
Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit Indrit Sefa tha se ‘paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa’.
Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre.
Pas tërheqjes për vendim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar atë me burg për kallëzim të rremë. sn