VOAL

VOAL

Skandal në Vlorë, gardisti tenton t’i mbyllë gojën vajzës se re që po protestonte kundër Ramës

Aktiviteti i PS në Vlorë është shoqëruar me një sërë incidentesh.

Një ndër to ishte dhe tentativa për t’i mbyllur gojën të rinjve për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në një video që po qarkullon në rrjete shikohet një vajzë e re që tenton të protestojë, por shoqëruesi i Ramës nga garda tenton t’i mbyllë gojën.

“Çohuni o njerëz” dëgjohet të thotë vajza e re teksa e largojnë nga sheshi. Nderkohe qe nje tjeter incident po me garden e kryeministrit është raportuar dje teksa te rinjve u janë grisur pankartat. Panorama

Protestat- Spiropali godet Ramën: Rotacioni s’duhet të shihet si katastrofë dhe fitorja jo si pronësi. Shqipëria të tregojë që di të ndërtojë shtet!

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës së protestave që prej ditësh kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit, duke përcjellë një mesazh që godet kryeministrin Edi Rama. Çdo ditë, prej 1 jave, mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë dhe i kërkojnë Ramës dorëheqjen.

 

Spiropali thekson se rotacioni politik nuk duhet parë si katastrofë, ndërsa fitorja në zgjedhje nuk duhet konsideruar si pronësi mbi shtetin, duke bërë thirrje për ndërtimin e institucioneve që kontrollojnë pushtetin dhe mbrojnë qytetarët.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe po denoncojnë atë që e cilësojnë si kapje të institucioneve dhe keqpërdorim të pushtetit, në dëm të interesave të qytetarëve dhe atyre të vendit.

Nga Elisa Spiropali

Një Marrëveshje e re për Shqipërinë
Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se në Sheshin Skënderbej diçka e pabesueshme, por e vërtetë kishte ndodhur.
Më vonë kuptova se diçkaja e jashtëzakonshme që deri atë ditë nuk mund as të ëndërrohej, ishte një fakt kokëfortë, një realitet i prekshëm, një “herezi” që askujt nuk i lejohej ta shihte as në ëndërr: ishte një protestë spontane dhe e heshtur e qytetarëve të Tiranës kundër regjimit diktatorial të asaj kohe.

Protestat e zhurmshme dhe krijuese të këtyre ditëve, krahasuar me protestën e heshtur të atëhershme, nuk janë lapsus psikologjik, nuk janë déjà vu, nuk janë lajthitje cerebrale. Janë fakte sa të ndryshme dhe të ngjashme, që në kohën dhe rrethanat e tyre, kanë secila rëndësinë dhe efektet e veta, për të nxjerrë mësimet respektive, dhe, si të tilla, duhen shqyrtuar me seriozitetin dhe përgjegjësinë që meritojnë.

What’s done cannot be undone. Ç’u bë, nuk mund të ç’bëhet, thotë Lady Makbeth në skenën somnambul tek ecën në gjumë me qiri në dorë.
Është kollaj protestave të sotme t’u sillesh rrotull me llafe boshe, me konspiracione dhe hamëndje shterpe: Cilin krim kreu Lady Makbethi, pse i iku gjumi, pse ngrihej natën somnambul, pse mbante qiri në dorë?

Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë hapur dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet.
Për fat, kjo pyetje ka përgjigje.

Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë.
Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër. Si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe Institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin. Pikërisht këtu fillon nevoja për një marrëveshje të re për Shqipërinë.

Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të historisë së saj ku sfida më e madhe nuk është më ndërtimi i pushtetit. Pushteti është ndërtuar. Institucionet ekzistojnë. Administrata ekziston. Ligjet ekzistojnë. Ekonomia është më e fortë se dikur. Demokracia është më e konsoliduar se në vitet e para të tranzicionit. Shqipëria e ka rritur reputacionin e saj në botë dhe duhet ta mbrojë me çdo kusht emrin e saj. Sfida e kohës sonë është diçka tjetër. Është aftësia e pushtetit për të vendosur kufij brenda vetvetes.

Për më tepër se tridhjetë vjet Shqipëria ka jetuar me ankthin e mungesës. Mungonin institucionet. Mungonin rrugët. Mungonin investimet. Mungonte siguria. Mungonte shteti. Breza të tërë u rritën me bindjen se problemi kryesor i vendit ishte, në mos mungesa e shtetit, dobësia e shtetit.

Sot për herë të parë po përballemi me një pyetje tjetër. Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat e po atij shteti që duhet ta kontrollojnë. Çfarë ndodh kur problemet e administratës shtohen më shpejt se llogaridhënia. Çfarë ndodh kur stabiliteti fillon të ngatërrohet me shkaqe dhe pasoja pa lidhje, të pa adresuara.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me vetveten.

Një marrëveshje ku forca e shtetit të mos matet vetëm nga ajo që ndërton, por edhe nga pakësimi i aftësisë për të kontrolluar, ose ajo që me vetdijë pranon të mos kontrollojë. Një marrëveshje ku institucionet që mbikëqyrin pushtetin të jenë po aq, dhe më të afta se vetë pushteti.

Një marrëveshje ku parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria.

Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dobësohet sa herë që një pushtet rritet më shpejt se kontrolli mbi të.

Në zemër të kësaj marrëveshjeje qëndron një ide e thjeshtë. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën ligjin. Të tre pushtetet duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tyre kushtetues.

Drejtësia duhet të ketë forcën të hetojë dhe gjykojë. Parlamenti duhet të ketë forcën të kontrollojë. Qeveria duhet të ketë forcën të qeverisë. Por asnjëri nuk duhet të marrë pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit.

Një shoqëri demokratike nuk matet vetëm nga qeveria që ka. Matet edhe nga opozita që prodhon. Opozita nuk është aksident i sistemit. Nuk është pengesë për zhvillimin. Nuk është problem për stabilitetin. Opozita është shqisa që paralajmëron kur pushteti humbet kontaktin me realitetin. Shoqëritë që humbin opozitarizmin nuk humbin vetëm debatin. Humbin aftësinë për të korrigjuar vetveten.

Prandaj Shqipëria ka nevojë për më shumë garë, dhe jo për më pak. Ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor që prodhon përfaqësim real dhe jo vetëm riprodhim të elitave ekzistuese. Ka nevojë për zgjedhje ku qytetari të ndjejë se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vetëm statistikat. Ka nevojë për një kulturë politike ku rotacioni nuk shihet si katastrofë dhe fitorja nuk shihet si pronësi.

Po aq e rëndësishme është liria e medias. Sepse nuk ka demokraci të fortë me media të pabesueshme. Nuk ka qytetar të lirë pa informacion të lirë. Nuk ka kontroll mbi pushtetin kur informacioni bëhet i varur nga pushteti ose dezinformimi. Shqipërisë i duhet një hapësirë publike ku gazetari të mos ketë nevojë për leje për të pyetur dhe ku media të mos ketë nevojë për favore për të mbijetuar.

Në të njëjtën mënyrë duhet të ndryshojë edhe marrëdhënia mes ekonomisë dhe politikës. Vitet e ardhshme nuk do të fitohen nga ai që ka më shumë asete. Do të fitohen nga ai që ka më shumë dije.

Nga ai që ka më shumë teknologji. Nga ai që ka më shumë ide. Shqipëria nuk mund të mbetet një vend ku afërsia me pushtetin vlen më shumë se aftësia për të krijuar vlerë. Një ekonomi moderne fillon në momentin kur fiton ai që prodhon më mirë e më lirë, dhe jo ai që favorizohet nga pushteti.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me brezin e ri. Shqipëria nuk ka më luksin të humbasë njerëzit e saj më të aftë. Gara, merita, mundësia, dhe jo kontrolli, janë thelbi i ndryshimit. Çdo i ri që largohet nuk merr me vete vetëm një vend pune. Merr me vete energji, dije, kreativitet dhe të ardhme. Vendi ka nevojë të krijojë kushte që mendja, puna dhe talenti të kenë më shumë vlerë se lidhja, ndërhyrja, inventarizimi apo privilegji.

Po aq vendimtare është cilësia e shërbimeve publike. Arsimi nuk mund të vazhdojë të trajtohet si sektor administrativ. Ai është fabrika ku prodhohet e ardhmja e vendit. Ai është thelbi i gjithçkaje që na rrethon, në të tashmen dhe në të ardhmen. Shëndetësia nuk mund të matet vetëm me shifrat e investimeve, godina, mjete etj. Ajo matet me sigurinë që ndien qytetari kur ka nevojë për të.

Një shtet modern nuk ndërtohet vetëm me llaç e tulla. Ndërtohet me dije, shëndet, besim dhe dinjitet.

Pikërisht këtu fillon edhe beteja kundër korrupsionit. Jo vetëm në sallat e gjyqeve. Jo vetëm në dosjet hetimore. Por në kulturën e përditshme të shtetit. Korrupsioni është bindja e ngulitur se rregulli mund të anashkalohet pa pasoja. Se ligji mund të negociohet. Se pushteti mund të përdoret si privilegj. Se abuzimi mund të normalizohet dhe të glorifikohet. Lufta kundër tij është mbi të gjitha një betejë morale për mënyrën si e kuptojmë shtetin.

Shqipëria ka hyrë në një moment ku nuk i duhet të provojë se dëshiron të ecë përpara. Këtë e ka dëshmuar. Ka nevojë të tregojë se di të ndërtojë një shtet që funksionon edhe kur pushteti ndryshon, edhe kur interesat përplasen, edhe kur askush nuk e vëren.

Një vend nuk bëhet europian kur bind të tjerët për atë që europian është. Bëhet europian kur qytetarët e tij ndihen të mbrojtur nga e drejta, të respektuar nga shteti, të lirë për të ndërtuar jetën e tyre pa kërkuar leje nga askush.

Kjo është marrëveshja e re të cilën Shqipëria duhet ta realizojë brenda vetes.

Qytetarët dalin në prtestë edhe në Korçë- Thirrje për largimin e Ramës: Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty

KORÇË- Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në protestë në Korçë, duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec. Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit nuk munguan as mesazhet që lidhen me vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli për të cilin u mbajt 1 minutë heshtje.

Protesta u zhvillua në pedonalen e qytetit të Korçës e cila u mbush plot me qytetarë. Ata bënë thirrje për protesta masive edhe në ditët në vijim, ndërkohë kërkuan edhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. “Qoftë e bekuar pika që mbush gotën”, “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty,” ishin disa nga pankartat që mbanin qytetarët në duar./Dosja.al

“Në Zvërnec duan të krijojnë një qytet me 10 mijë dhoma”, aktivisti Vorpsi: Rrezikohen 200 lloje shpendësh! Foleja e breshkave ishte vetëm 100 metra nga kantieri

Aktivisti Joni Vorpsi, i ftuar në studion e News24, ka lëshuar alarmin mbi dëmin e pariparueshëm ekologjik që po i shkaktohet zonës së mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës nga projekti i ri turistik.

 

Vorpsi solli të dhëna nga terreni, duke zbuluar se makineritë e rënda kishin rrethuar një hapësirë prej kilometrash, pranë habitateve unike ku çiftohen lloje të rrezikuara të kafshëve. Sipas tij, ky nuk është thjesht një kompleks i zakonshëm, por një projekt me përmasat e një qyteti të tërë që kërcënon të zhdukë ekosistemin.

Aktivisti shpjegoi me detaje pasurinë e jashtëzakonshme të faunës në këtë zonë, duke theksuar se Laguna e Nartës shërben si një pikë kyçe dhe e papërsëritshme në rajon për disa lloje të veçanta shpendësh dhe kafshësh ujore.

“Aty ka mbi 200 lloje shpendësh. Është pelikani kaçurrel që rrezikohet, si dhe flamingot që janë lloj i veçantë, dhe ky është vendi i vetëm në lagunën e Nartës ku ato çiftohen. Vitin e kaluar ishin 500 fole të tyre, kolonia më e madhe në Ballkan! Po ashtu janë breshkat e detit. Kemi zbuluar një fole të tyre shumë pranë kantierit, vetëm 100 metra larg. Ato çiftohen në gjithë hapësirën nga Zvërneci në Vjosë,” deklaroi Vorpsi.

Ndryshe nga tentativat për ta minimizuar ndikimin e ndërtimit, Vorpsi konfirmoi se në terren ka nisur puna dhe se shifrat e bëra publike që në fillim nga investitorët tregojnë një betonizim masiv.

“Nëse ne e trajtojmë atë si një projekt të thjeshtë gabojmë, ajo që po bëhet është diçka gjigante. Është një qytet i vogël, me 10 mijë dhoma që planifikohen të ndërtohen. Projekt patjeter që ka, sepse tashmë kanë sjellë edhe makineritë në terren. Deklarata se do të ketë 10 mijë dhoma është bërë që në fillim vetë nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Gjatësia që do të zërë ky investim është e gjithë ajo pjesë që u rrethua nga kantieri, që shkon në plot 6 kilometra,” përfundoi aktivisti.

U vra gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit

Enea Mekolli, efektivi i forcave “Shqiponja”, i cili u vra dje në mënyrë tragjike, në krye të detyrës është përcjellë për në banesën e fundit,

Një numër i madh të afërmish, miqsh e kolegësh, së bashku me qytetarë dhe figura të policisë kanë marrë pjesë në lamtumirën e fundit për Mekollin, i cili është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Ai mbeti i vrarë gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari.

Autori i krimit ka hapur zjarr ndaj policisë pasi ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke i marrë jetën 34-vjeçarit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe efektivi 36-vjeçar. bw

“Misioni i qeverisë është ndarja e Shqipërisë”- Alizoti: Qytetarë protestoni, edhe sikur të mos kem bindjet tuaja! Autokratët kanë vetëm një element, frikën!

Deputeti i partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka mbështetur hapur protestat e qytetarëve për Zvërnecin, edhe pse është një lëvizje kundër direktivës së partisë.

Nga foltorja e Parlamentit dje ai mbështeti lëvizjen qytetare në mbrojtje të mjedisit dhe territorit shqiptar, duke i nxitur që të vazhdonin protestat edhe nëse ai personalisht nuk do kishte bindjet e tyre.

Sepse, siç nënvizoi, qëllimi i qeverisë është ndarja e Shqipërisë”.

“Ka shqiptarë që nuk e di këtë që misioni i kësaj qeverie është ndarja e Shqipërisë! Pse është ndarja e Shqipërisë? Sepse autokracia funksionon së bashku me oligarkinë. Me një grup të vogël që mban pushtetin ekonomik dhe ushtron atë politik nëpërmjet autokratit dhe autokrati ka ikur! I cili bredh nëpër botë dhe jep misionin”, tha ligjvënësi opozitar, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Më tej ai shpjegoi edhe atë që ndodhi me dhunën ndaj qytetarit në Zvërnec dhe sjelljen e pushtetit, duke lënë të kuptohet se pas ishin interesat ekonomike dhe të pushtetit.

“Tani ju akuzuar drejtorin e Policisë dhe atë privat. Pse nuk e preku Policia atë rojën private, sepse ata janë pushteti! Po të guxonte të prekej dikush tjetër, Policia e gllabëronte. E dyta, pse tentoi drejtori i policisë të manipulonte? Sepse e dinte që ishte pushteti.  Tani meqë kjo u bë publike dhe doli në sy të njerëzve, tani kanë dalë njerëzit në rrugë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Alizoti mbështeti publikisht protestën dhe deklaroi se kjo është mënyra e vetme, sepse autokratët kanë frikë.

“Ndaj të nderuar njerëz, protestoni, protestoni, protestoni, edhe sikur personalisht të mos kem bindjet tuaja. Protestoni sepse autokratët kanë vetëm një element, ata kanë frikë”, përfundoi deputeti demokrat. gsh

Alban Skënderaj në krah të qytetarëve, iu bashkua protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec

Në mesin e personazheve të famshëm që iu janë bashkuar qytetarëve kundër qeverisë dhe ndërtimeve në Zvërnec është edhe Alban Skënderaj.

Këngëtari shumë i dashur për publikun është parë mes qytetarëve në protestën e një dite më parë. Ndonëse ai nuk e ka treguar këtë publikisht, artisti ka preferuar që të ‘flasë’ me prezencën e tij.

Kujtojmë që këngëtari ka bërë më herët një reagim në lidhje me dhunimin e protestuesit të shtunën e kaluar nga rojet e kompanisë së sigurisë private në Zvërnec, e cila ishte edhe “shkëndija” e reagimit qytetar në Tiranë.gsh

Njoftimi – ‘Protesta për hallet e qytetarëve’- Kryesia dhe drejtuesit e PD mbledhje në selinë e Vlorës

Partia Demokratike Dega Vlorë ka njoftuar se do të organizojë një takim me Kryesinë dhe drejtuesit e strukturave, në lidhje me protestën që do të organizojnë nesër.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar gazetare!

Uroj te jeni mire!

Sot ne oren 20.00 ne seline e saj, PD, dega Vlore organizon nje takim me Kryesine dhe drejtuesit e strukturave, ne lidhje me Protesten qe do te organizoje neser. Pasqyrimi i ketij takimi sot do ti sherbente sensibilizimit qytetar per pjesemarrje!

Ju faleminderit!!

Me shume respekt per ju, Aurel Bylykbashi

Image

“A je shqipe, a je pulë” Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë: Sot Zvërneci, nesër…

"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e

TIRANË- Protesta e sotme kundër qeverisë po shoqërohet me pankarta pikante nga qytetarët. Teksa protestuesit marshojnë, disa nga pankartat që bien në sy janë: “A je shqipe, a je pulë”.

Postera të tjera i referohen shembjes së ndërtesave në Theth vitin e kaluar, ku shkruhet: “Dje Thethi, sot Rrjolli, Zvërneci, nesër Skavica”. Aktivistët kanë zgjedhur edhe karikaturat me krerët e partive kryesore, si formë për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës në vend./Dosja.al

"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e

 

"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e

 

"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e

 

Protesta për Zvërnecin, qytetari me karton të kuq në dorë: Është për të gjithë deputetët, duhet të dalin nga Parlamenti

Një skenë simbolike u shënua gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte në Tiranë, ku një qytetar u shfaq me një karton të kuq në duar, duke përcjellë një mesazh kritik ndaj deputetëve të Kuvendit.

Me këtë veprim, protestuesi krahasoi politikën me një ndeshje futbolli, duke kërkuar “përjashtimin nga loja” të përfaqësuesve aktualë në Parlament.

“Ky karton i kuq është për të gjithë deputetët. Duhet të dalin jashtë Parlamentit, jashtë lojës”, deklaroi ai gjatë protestës. gsh

protesta zvernecin

FOTOT- “Nuk manipulohemi” – Personazhet e famshëm komentojnë në postimin e Ramës për Zvërnecin: Kush i bën gropën tjetrit, bie vet brenda!

Teksa protesta masive e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec vijon prej disa ditësh, edhe reagimi i qytetarëve në rrjetet sociale ka qenë i ashpër kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Në momentin që ky i fundit ka vazhduar reagimet në Facebook, duke mbajtur qëndrimin e tij për situatën, qytetarët e thjeshtë dhe jo vetëm janë revoltuar dhe kanë shpalosur qartë kritikat.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri

Ajo që bie në sy në seksionin e komenteve të kryeministrit janë reagimet nga personazhet e njohur të rrjeteve sociale dhe artit, të cilët i janë drejtuar kreut të qeverisë me shprehje si “nuk na manipulon” dhe “nuk na hedh dot hi syve”.

Një tjetër koment pyeste kryeministrin se ku shkojnë taksat e qytetarëve, në videon ku ai shprehej se Zvërneci është ndotur. bw

“Një shok na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë”, “Shkodra Elektronike” i bashkohet revoltës për Zvërnecin: Edhe na po çohena!

Grupi i njohur i muzikës, Shkodra Elektronike, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në festivalin europian Eurovision vitin e kaluar, kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me kauzën e Zvërnecit dhe protestat qytetare që kanë përfshirë vendin.

Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft domethënës, artistët kanë shprehur mbështetjen e plotë për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, duke njoftuar se do t’i bashkohen lëvizjes.

“Nji SHOK na thotë që këtë mrekulli s’e ka pa kurrë! E po niset njitesh! EDHE NA PO ÇOHENA!” – shkruan grupi në reagimin e tyre.

Me këtë qëndrim, Shkodra Elektronike rreshtohet krah zërave të shumtë të artit, kulturës dhe shoqërisë civile që po kërkojnë me ngulm anulimin e projekteve që prekin zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke treguar se kauza tashmë ka marrë një dimension të gjerë kombëtar.bw

Projekti prej miliarda eurosh që po nxit polemika në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

 

Në Zvërnec, fshat pranë qytetit bregdetar të Vlorës, në Shqipëri, punimet përgatitore për një projekt turistik, të lidhur me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e hoteleve dhe vilave, nxitën protesta dhe një varg shqetësimesh.

Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile përmendën tri kryesore: ndikimin në mjedis, paqartësitë mbi pronësinë e tokës ku planifikohet ndërtimi, dhe mungesën e transparencës për projektin.

Më 30 maj, protesta në Zvërnec u shoqërua me përplasje të dhunshme me punonjës të sigurimit privat. Protestat më pas u bartën edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku u kërkua anulimin i projektit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Çfarë tha Rama?

Kreu i ekzekutivit shqiptar po e mbron projektin. Ai tha se investimi në Zvërnec mund të arrijë vlerën prej 4 miliardë eurosh, dhe se mund ta vendosë Shqipërinë në “listën e kampionëve” të turizmit.

Sipas Ramës, projekti do të zhvillohet vetëm në pronë private, laguna nuk do të preket dhe investitorët kanë premtuar se gjithçka do të bëhet sipas ligjit.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë për aq kohë sa unë do të jem këtu”, u shpreh ai.

Por, kryeministri i Shqipërisë tha se për Zvërnecin ende nuk ka një projekt konkret, por vetëm një koncept të miratuar me kushte, ndërsa studimi mjedisor ende nuk është përfunduar.

Zvërneci, afër Vlorës i fotografuar më 2024.

Zvërneci, afër Vlorës i fotografuar më 2024.

Përfshirja e prokurorisë speciale

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK konfirmoi më 1 qershor se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin. Rama tha më pas se SPAK-u kishte bllokuar një transaksion prone, të lidhur me projektin.

Më 3 qershor, ai tha se SPAK-u ka verifikuar pronësinë e investitorëve të huaj mbi tokën ku është planifikuar projekti turistik. Sipas tij, është sqaruar origjina e fondeve të kaluara përmes bankës, ndërsa fondet janë mbajtur të ngrira dhe nuk i janë kaluar shitësit, për të cilin ka një proces hetimor.

SPAK-u, ndërkaq, i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se çështja ndodhet në një fazë procedurale, dhe se hollësitë nuk mund të bëhen publike tani për tani.

Flamingo duke notuar në zonën e mbrojtur në Zvërnec, afër Vlorës. 10 maj 2026.

Flamingo duke notuar në zonën e mbrojtur në Zvërnec, afër Vlorës. 10 maj 2026.

Kush janë blerësit e tokës?

Pronare e zonës së rrethuar në Zvërnec rezulton të jetë kompania Albania Land Development.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë të kësaj kompanie janë vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

Më 29 prill, Këshilli Kombëtar i Territorit dha leje për rrethimin dhe për punime përgatitore për rrugët e qasjes brenda pronës. Leja iu dha shoqërisë Zvërnec South Adriatic Development, në cilësinë e zhvilluesit të punimeve përgatitore.

Banorë të Zvërnecit i kanë thënë REL-it se janë të përfshirë në një kontest gjyqësor për pronësinë e tokës, që ata pretendojnë se u është marrë padrejtësisht.

Zvërnec, 9 maj 2026.

Zvërnec, 9 maj 2026.

Pse përmendet Kushner?

Në mars të vitit 2024, Kushner tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në Zvërnec.

Sipas gazetës New York Times, ai do të përfshihej përmes firmës së tij investuese, Affinity Partners, e mbështetur nga fonde saudite dhe investitorë të tjerë të huaj.

REL-i iu drejtua Affinity Partners lidhur me investimet e parapara në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen. Përgjigjja erdhi nga Sazan Real Estate Development LLC, e cila tha se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe është e gatshme të ecë përpara ndërsa ato zhvillohen.

Kompania figuron në regjistrin e pronarëve përfitues si një nga personat juridikë indirektë në strukturën e pronësisë së kompanisë Albania Land Development.

Një veturë duke kaluar pranë zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë më 10 maj 2026.

Një veturë duke kaluar pranë zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë më 10 maj 2026.

Kërkesa për transparencë

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë në Shqipëri konsiderojnë se pikërisht mungesa e transparencës është në qendër të debatit për Zvërnecin.

Rigels Xhemollari, nga organizata Qëndresa Qytetare, tha për REL-in se çështja mund të zgjidhet vetëm nëse bëhen publike dokumentet kryesore. Sipas tij, nëse nuk ka transparencë, projekti do të mbetet i kontestuar.

Politologu Ermal Hasimja beson se zgjidhja duhet kërkuar te zbatimi i ligjit, por mendon se problemi është bërë më i madh për shkak të ndryshimeve ligjore që, sipas tij, kanë hapur rrugë për abuzime në zona të tilla.

“Nëse do të ketë transparencë të plotë mbi ata që kanë pronat, si i kanë marrë, mbi ata që do të investojnë, duke parë edhe aspektin e lejeve mjedisore dhe duke respektuar në të gjitha rastet ligjin, besoj se do të gjendet rruga e duhur”, tha Hasimja për REL-in.

Për gazetarin dhe analistin Ben Andoni, “projekte të tilla nuk mund të kalojnë thjesht nëpërmjet protagonizmit të kryeministrit Rama dhe të disa individëve”.

Ai tha për REL-in se çështja e Zvërnecit ka nxjerrë në pah një problem më të madh: atë të pronësisë, “që është gati një ‘kancer’ për zhvillimin e Shqipërisë”.

Protestuesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Tiranë, 3 qershor 2026.

Protestuesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Tiranë, 3 qershor 2026.

Efekti i protestave

Xhemollari kujton se protesta ka sjellë më shumë vëmendje mediatike, ndërkombëtarizim dhe ndërgjegjësim qytetar për Zvërnecin.

Hasimja i sheh protestat si shenjë pozitive të aktivizimit qytetar, sidomos të të rinjve, ndërsa Andoni e cilëson pjesëmarrjen e gjeneratës Z risinë më të madhe.

Po pretendimet për ndikime të huaja? Xhemollari i hedh poshtë ato, duke thënë se “pas tyre nuk ka as grekë, as serbë, as izraelitë, as agjentë”.

Edhe Andoni konsideron se pretendimet e tilla janë të zmadhuara dhe se protesta është më shumë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara.

Sokol Balla nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN-it Investigimi i BIRN: Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë për të sulmuar protestën për Zvërnecin –

 

BIRN/ Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, të hënën më 1 qershor, debati për protestën e banorëve të Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti mori një kthesë të pazakontë, kur i ftuari  Arben Meçe paraqiti si provë një fotografi.
Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa dhe pallto dimri – si dhe flamuj grekë në një pikë kufitare. Meçe tha se fotografia i ishte dërguar nga persona të pranishëm në vendngjarje dhe pretendoi se ajo dokumentonte mbërritjen e protestuesve nga Greqia për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë.“Nga njerëz që janë prezent atje ma dërguan,” tha Meçe. Drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, mbështeti interpretimin e tij, ndërsa Meçe këmbënguli se në protestë kishin mbërritur “tetë autobusë”. Analisti Skënder Minxhozi, duke vëzhguar fotografinë, sugjeroi se bëhej fjalë për linjën Athinë-Vlorë.

Por fotografia, e trajtuar në studio si dëshmi e një ndërhyrjeje të organizuara nga jashtë, rezultoi më pas të ishte një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, që sipas autorit – të intervistuar nga BIRN – ishte frymëzuar nga deklaratat e një deputeti të Partisë Socialiste.

Ky imazh është pjesë e një fushate me narrativa dezinformuese në media – e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste – sipas të cilave Greqia po nxit kritikat ndaj projektit të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Fushata nuk përfshin vetëm foto të krijuara me IA dhe deklarata spekulative nga kryeministri dhe zyrtarë socialistë, por edhe keqpërdorim të pamjeve nga kamerat e Policisë së Shtetit, si dhe ‘lajme të pakonfirmuara’.

Sipas ekspertëve, kjo fushatë është një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, ndërsa prej tre ditësh, mijëra qytetarë janë ngritur në protesta në Tiranë, duke kërkuar anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Për mendimin tim, këto përmbajtje nuk synojnë vetëm të dezinformojnë, por edhe të ndikojnë mënyrën se si qytetarët interpretojnë një ngjarje apo një kauzë,” thotë Erlis Çela, pedagog i komunikimit në Western Balkans University në Tiranë.

Analisti Arben Meçe i qëndroi deklaratës së tij se fotografia është origjinale.

“E kam testuar me tre mjetet më të fuqishme të inteligjencës artificiale të kohës,” pretendoi ai.

Kolegu i tij, Skënder Minxhozi theksoi se ishte e pamundur ta verifikonte vërtetësinë e fotos gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Unë s’kam mundësi që ta verifikoj në kohë reale nëse fotoja është e vërtetë,” tha ai.

Drejtuesi i emisionit “Real Story” në ABC News, Sokol Balla, nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN-it për një qëndrim.

Protesta dhe narrativa e rreme me IA

foto-me-ai-533x400Kompania që po zhvillon resortin, Zvërnec South Adriatic Development, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë.

Ajo ka marrë disa leje zhvillimi nga KKTU dhe sipas Ramës, do të investojë 4 miliardë euro, por asnjë nga lejet dhe as dokumentet shoqëruese, përfshi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nuk janë zbardhur.

Në fund të prillit, kompania vendosi të rrethonte zonën e mbrojtur duke përdorur si shkresë një letër nga AZHT, e cila e njoftonte për miratimin e një leje punimesh kantieri ende të pafirmosur.

Rrethimi, i cili u bë fillimisht edhe me tela me gjemba, solli protesta nga aktivistë të mjedisit dhe banorë të zonës që pretendojnë toka brenda tij.

Në 30 maj, banorë e Zvërnecit – një pjesë e të cilëve jetojnë prej vitesh në emigracion në Greqi – dhe aktivistë, u përplasën me punonjës të një kompanie sigurie të punësuar nga zhvilluesi.

Dhunimi i i një prej banorëve nga rojet private të sigurisë dhe përdorimi i lakrimogjenëve kundër protestuesve – në sy të Policisë së Shtetit që qëndroi apatike, shërbyen si shkëndijë për protesta masive në Tiranë, të cilat kanë tërhequr dhjetra mijëra qytetarë.

Kryemnistri Edi Rama reagoi duke pretenduar se protesta po nxitej nga Athina.

“Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon?” tha ndër të tjera lideri jetgjatë socialist, ndërsa u përfshi në një debat në distancë me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Fjalët e Ramës u kthyen në “projekt” politik nga deputetë dhe mbështetës të tij në përpjekje për të lidhur protestën me Athinën zyrtare. Një prej tyre ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i cili mbajti një qëndrim të ashpër në Kuvend ndaj protestës dhe aktorëve sipas tij të përfshirë në të.

“Tre autobuzat që erdhën nga Greqia pse nuk i deklarojnë,” pyeti Bido nga podiumi i Kuvendit. “Kush i nxiti këto autobuza,” shtoi ai, duke pretenduar se ato lidheshin me eurodeputetin greko-shqiptar, Fredi Beleri, një figurë kontraverse politike.

Fjalët e Bidos shërbyen si frymëzim për Marjus Seitin, gazetar lokal në Vlorë dhe administrues i faqes “Vlora” në Facebook, i cili shpesh mbështet socialistët lokalë në faqen që administron. Në mungesë të një ilustrimi për fjalët e deputetit të zonës, Seiti thotë se përdori ChatGPT për të prodhuar një imazh, i cili më pas u qarkullua nga ABC News dhe medie të tjera pro-qeveritare.

“Pamja është ilustruese e krijuar me ChatGPT, bazuar në ato që tha deputeti Ardit Bido dje në Parlament,” shpjegoi Seiti për BIRN.

Ai theksoi se e kishte bërë të qartë në komente origjinën e fotos, e cila ka detaje absurde që tradhtojnë natyrën e saj artificiale: tabela që qëndrojnë në ajër pa u mbajtur nga askush, njerëz të veshur me xhupa dimërorë jashtë sezonit, dhe një targë autobusi që nis me ‘AL’ që përfundon si targë greke.

Seitaj tha se fiktiviteti qe i dukshëm dhe nuk është përgjegjësia e tij që kjo u përdor në lajme.

“Ata në studio duhet të jenë profesionistë dhe të jenë në gjendje të dallojnë se një foto me 500 pixel nuk mund të jetë reale dhe nuk merret për bazë,” tha ai. “Duhen ftuar në studio njerëz që janë në gjendje ta verifikojnë informacionin,” shtoi Seitaj, duke nënvizuar se ai vetë është pro projektit të Kushner.

Kjo foto nuk qe e vetmja e prodhuar kështu për këtë çështje. Më herët para protestës, burime anonime që u shumëfishuan më pas në rrjete sociale nga profile pro iraniane dhe të ngjashme, postuan foto të rreme të flamurit izraelit në rrethimin në Pishë Poro – Nartë.

Këto foto më pas u përdorën në narrativën e qeverisë për të sulmuar protestuesit si ekstremistë dhe të painformuar.

Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela thekson se transmetimi i imazheve me IA si të vërteta, zhvendos debatin nga kauza reale te pretendime pa bazë faktike.

“Nëse media publikon materiale që sugjerojnë se protestuesit po veprojnë në emër të interesave të huaja pa prova të qarta dhe të verifikuara, ajo rrezikon të ndikojë në mënyrën se si publiku i sheh këta qytetarë,” thotë Çela.

Deputeti Ardit Bido e sheh ndryshe. Ai i tha BIRN se banorët e Zvërnecit kishin të drejtë për të protestuar, por insistoi se kishte edhe instrumentalizim politik nga jashtë.

“Banorët kanë ardhur në të drejtën e tyre dhe për një kauzë, që për mua qëndron dhe është e drejtë. Mes tyre, ka pasur së paku një individ, i cili sipas informacioneve nga vetë banorët, u instrumentalizua me argumentin se “Greqia nuk më lë të kthehem pas”,” tha Bido për BIRN.

Ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar se kushdo që nuk ndante qëndrimin e Partisë Socialiste, punonte kundër interesit kombëtar.

“BIRN dhe kushdo që sheh interesat ekonomike të fqinjëve që kanë investime miliardëshe në turizëm, po merr pjesë haptazi në një luftë hibride,” akuzoi ai.

Hetim nga SPAK?

survejimi-dhe-perdorimi-i-mjeteve-publike-600x346

Përtej imazhit të krijuar me inteligjencë artificiale dhe deklaratave politike spekulative, BIRN gjeti se disa media të tjera prodhuan një mori lajmesh që promovonin narrativën e qeverisë se pas protestave fshihej Greqia.

Protestuesi që u dhunua nga rojet e sigurisë në Zvërnec u cilësua “greku” në lajm të televizionit kombëtar Top Channel. ABC News, megjithatë, duket se shkoi një hap më tej.

Në përpjekje për të mbështetur narrativën e autobusëve të shfaqur në emisionin kryesor të së hënës, televizioni raportoi të martën se SPAK kishte nisur procedim penal lidhur me autobusët dhe mënyrën se si protestuesit kishin mbërritur në protestë.

Pamjet që shoqëronin kronikën tregonin autobusë të linjës Vlorë–Athinë, të identifikuar me elementë grafikë – katrorë të gjelbër dhe shënues semantikë – që ngjajnë me ato të Sistemit të Monitorimit të Trafikut të Policisë së Shtetit.

Pronari i linjës së autobusëve që shfaqet në pamjet televizive, Xhorxhi Ruci, u tall me pretendimet për financime të huaja.

“Nuk u çmend Greqia të na japë para neve,” deklaroi Ruçi në një bisedë telefonike, ndërsa shtoi se prej 35 vitesh kryen linjën Athinë–Vlorë.

“Nuk i di hallet e pasagjerëve; kush vjen për mort, kush vjen për dasmë,” shtoi ai.

Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN-it në lidhje me mënyrën se si pamjet e sistemit shtetëror të monitorimit u përdorën në media për të identifikuar mjetet me të cilat u pretendua se udhëtuan qytetarët protestues.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e përgënjeshtroi zyrtarisht pretendimin se po hetonte të ashtuquajturit “autobusë nga Greqia”.

“Nuk ka procedim apo hetim,” tha SPAK.

Sipas aktivistit Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përdorimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë synonte frikësimin e qytetarëve që protestojnë.

“Asnjë shtetasi shqiptar, për asnjë arsye, nuk mund t’i mohohet e drejta kushtetuese e protestës,” tha Xhemollari, i cili kërkoi hetime mbi rrjedhjen dhe publikimin e pamjeve.

Edhe Erlis Çela tha se publikimi i këtyre materialeve ngre shqetësime serioze për privatësinë dhe etikën mediatike.

“Publiku ka të drejtë të dijë se si janë siguruar këto pamje, për çfarë qëllimi janë përdorur dhe nëse publikimi i tyre përbën shkelje të privatësisë,” tha ai.

“Media dhe gazetarët që kanë përdorur këto të dhëna kanë detyrimin të bëjnë transparencë për marrëdhënien me institucionin që ka përgjegjësinë për ruajtjen e tyre,” shtoi Çela.

Enea Mekolli, 34 vjeç është efektivi i vrarë në Lozhan të Maliqit gjatë operacionit për arrestimin e ish ushtarakut në kërkim

 

Kjo është foto e policit të vrarë gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellarit mëngjesin e sotëm në Lozhan të Maliqit.

Ai është Enea Mekolli, 34 vjeç efektiv i forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndërsa i plagosur ka mbetur kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç.

Autori Violand Braçellari rezulton ish ushtarak që ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia kishte identifikuar vendndodhjen në një stan në Lozhan të Maliqit dhe kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij mëngjesin e sotëm.

Ngjarja
Policia njofton se rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor Edison Adri, 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë./sn

“Studim mjedisor me buldozer? E turpshme”- Zhupa: Shqiptarët protestojnë për Zvërnecin, s’janë agjentë. Dhatë Butrintin me koncesion sot doni t’i hyni Nartës me kokë

Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama.

Zhupa theksoi se është e pafalshme që Shqipëria vazhdon dhe betonizohet dhe se qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Gjithashtu theksoi se ka kërkuar Interpelancë me ministrin e Mjedisit gjë e cila është mohuar.

“Kam kërkuar një interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit për zonat e Mbrojtura Të vijë dhe t’u japë llogari shqiptarëve, përse nuk është futur në rendin e ditës Interpelanca urgjente. U mësuat ju që betonizonit çfarë të donit, bëtë Gjirin e Manastirit, dhe të Butrintin me koncension nuk pyetët dhe sot doni t’i hyni Nartës me kokë dhe nuk pyesni. Por harruat që shqiptarët luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar për një betejë që unë e kam nisur që me Butrinitn dhe PD e ka çuar në Gjykatë. Sot ua kërkon bashkimi Evropian ta mbroni. Janë protestues shqiptarë, jo grekë, apo rusë apo agjentë, janë shqiptarë që u dhimbset, Turizmi i qëndrueshëm është me mjedis të qëndrueshëm. Nuk ka turizëm të qëndrueshëm me beton. Ju doni t’i tregoni shqiptarëve histori me beton, vila. Sot duhet të trembeni nga ata shqiptarë që protestojnë përtej çdo partie. S’mund të na thoni që po bëni studim mjedisor me Buldozier”, tha ajo. bw

“Rama, antimiting në Vlorë”- Berisha: “Hiqni dorë! As mos e provoni” Praktikë staliniste! Ja mesazhet që ia keni dërguar administratës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai e ka quajtur antimiting në Vlorë. Sipas tij punonjësve të administratës u është dërguar mesazh të jenë pjesë e takimit, ndërsa tha se praktika e anti-mitingjeve është fashiste.

“Jam këtu për të denoncuar me forcë të madhe vendimin për të organizuar në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do të tolerohen e do të marrin përgjigjen e duhur. A ka akt më të turpshëm se të marrësh nëpunësit e të dalësh kundër qytetarëve? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh në punonjëst e gjithë jugut si Ramiz Alia që donte të shpallte republikën e jugut. As mos e provoni! Është fashiste staliniste praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës.
Sot e tutje zonja Spahiu do të quhesh zonja Mëkati. E kupton vetë ti”, tha ai.

Ndërkohë në rrjetet sociale Berisha ka publikuare dhe mesazhet që sipas tij i janë dërguar administratës.bw

 

Vrasja e policit në Lozhan, reagon Begaj: Ngushëllime familjes, solidaritet në emër të shtetit shqiptar

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos.

Në reagimin e tij, Begaj ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të policit Enea Mekolli në krye të detyrës, dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

Reagimi:

Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!

I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.

Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik. bw

Dosja “Balluku”- Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

SPAK merr të pandehur Igli Taren në lidhje me dosjen “Balluku”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares. bw

Hetimi mbetet në zhvillim, ndërsa SPAK po zgjeron verifikimet për të zbardhur lidhjet dhe përgjegjësitë e mundshme në dosje… 

Igli Tare, ish-futbollist i kombëtares kuqezi, është marrë i pandehur nga SPAK. Tare u paraqit në Prokurorinë e Posaçme paraditen e së enjtes, ku edhe iu komunikua akuza e pastrimit të parave. Ishte prokurori Dritan Prençi, i njëjti që po zhvillon hetimet lidhur me ish-zv.Kryeministren, Belinda Balluku që i ka komunikuar akuzën Tares.

SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çështjen, por disa ditë më parë, u mor në pyetje edhe vëllai i tij, Agron Tare. Ky i fundit ka qenë drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Agron Tare u pyet nga SPAK me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Rama: Pas verifikimeve të SPAK-ut, investitorët e huaj janë pronarë të tokës në Zvërnec

Zvërnec, 31 maj 2026.

 

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se pas verifikimeve të kryera nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), investitorët e huaj, të cilët kanë blerë tokën për të investuar në Zvërnec, janë tashmë pronarë të saj.

Sipas të dhënave zyrtare, pronare e zonës së rrethuar me gardh metalik në Zvërnec, afër Vlorës, rezulton të jetë kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Shqipëri më 27 maj 2025.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pronarë të kësaj kompanie janë vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

“Një zhvillim që unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec, që do të thotë me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë dhe pronarë”, tha Rama pas mbledhjes së Qeverisë shqiptare më 3 qershor.

Ai vlerësoi edhe faktin që SPAK-u ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësi, për të cilin ka një proces hetimor.

“Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territor, pasi çështja do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur nga SPAK-i, dhe në të dyja rastet rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore dhe do t’i japë fund çdo pretendimi që nuk është i bazuar në ligj”, tha Rama.

Në lidhje me hetimet për çështjen e pronësisë ndaj tokës në Zvërnec, zyra për mediat e SPAK-ut sërish të mërkurën tha se “çështja ndodhet në një fazë procedurale, detajet e saj nuk mund të bëhen publike në këtë moment”.

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha se hetimi do të tregojë nëse shitësi ka një origjinë legjitime të pronës dhe më pas do të marrë paratë. Nëse do të rezultojë e kundërta,“paratë do t’i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe patjetër që ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”.

Banorë të fshatit Zvërnec kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të përfshirë në një kontest gjyqësor me një biznesmen nga Vlora, lidhur me pronësinë e tokës në Zvërnec, për të cilën pretendojnë se u është marrë padrejtësisht.

Ndërkaq, lidhje me thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij, Rama tha se nuk sheh arsye për dorëheqje dhe i cilësoi si përsëritje të debateve të vjetra politike. Ai tha se debati publik mbi mjedisin përdoret si instrument për të kundërshtuar projektet ekonomike, ndërsa theksoi se Shqipëria ka nevojë për zhvillim të turizmit elitar për të rritur ekonominë.

Ditët e fundit ka pasur protesta kundër punimeve në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, ku është paraparë të ndërtohet një resort, mes shqetësimeve për ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

Kjo zonë është mjedis i mbrojtur dhe konsiderohet si një nga habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe ata shtegtar, përfshirë flamingot.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump. Në mars të vitit 2024, Kushner kishte njoftuar se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

E pyetur lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, kompania e lidhur me investimet e Kushnerit në Shqipëri, Affinity Partnerm i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

Qeveria shqiptare ka thënë se investimi në Zvërnec është në vlerë prej 4 miliardë eurosh dhe ai synon ta vendosë Shqipërinë në “listën e kampionëve” të turizmit.

Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

Radio Evropa e Lirë

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.

Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarë të shumtë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë më 2 qershor, për të protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në jugprëndim të Shqipërisë.

Qytetarë të shumtë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë më 2 qershor, për të protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në jugprëndim të Shqipërisë.

Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.

Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.

Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”.

Projekti i Zvërnecit- Antonio Costa: Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet për Zvërnecin, por u shpreh se nuk mund të flas për një projekt të veçantë, por me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri.

TIRANË– Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa deklaroi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet për Zvërnecin, por u shpreh se nuk mund të flas për një projekt të veçantë, por me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri.

“Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë…Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri”, tha Costa./Dosja.al

Protesta – Trajtimi me hormone, Koalicioni ‘Pro Familjes’: Të shkarkohet ministrja dhe zv/ ministrja e Shëndetësisë

 

Në protestën e organizuar nga Koalicioni ‘Pro Familjes’, kundër trajtimit hormonal në QSUT që ka premtuar qeveria, pastori Akil Pano paraqiti një seri kërkesash drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, me fokus të veçantë në çështjet e familjes, arsimit dhe politikave shëndetësore.

Ndër katër kërkesat kryesore të artikuluara nga folësi, bie në sy thirrja për shkarkimin e ministres dhe zëvendësministres së Shëndetësisë.

Sipas deklaratës së bërë në protestë, organizatorët kërkojnë që drejtueset e Ministrisë së Shëndetësisë të largohen nga detyra, duke argumentuar se institucioni ‘ka dështuar të mbrojë fëmijët’ dhe duhet të mbajë përgjegjësi për politikat e ndjekura.

Organizatorët e protestës theksuan gjithashtu se familja duhet të mbetet, sipas tyre, institucioni qendror i shoqërisë dhe se politikat shtetërore duhet të fokusohen në mbrojtjen e fëmijëve dhe prindërve.

Pjesë nga fjala e Pastori Akil Pano në protestën e Koalicionit ‘Pro Familjes’:

Prandaj sot miq, unë bashkë me miqtë e koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës, me klerikë të komuniteteve të besimit, me shqiptarë të mirë, baballarë dhe nëna, të cilët janë sot të gjithë bashkë këtu me ne, dëshirojmë të paraqesim katër kërkesa të qarta dhe të panegociueshme, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë.

Kërkesa e parë: Shfuqizimi i ligjit të barazisë gjinore. Ne kërkojmë shfuqizimin e ligjit të barazisë gjinore. Sepse është ligj anti-njeri, anti-familje, është ligji i censurës, është ligji i skllavërimit të fëmijëve. Ky është ligji që i ndan shqiptarët, nuk e mbron familjen, e dobëson familjen. Ky është ligj që nuk sjell barazi. Hap derën për transformimin ideologjik që prek shkollën, arsimin, edukimin, familjen dhe fëmijët tanë.

Kërkesa e dytë: Shfuqizimin e menjëhershëm të çdo vendimi që lejon terapitë hormonale dhe ndërhyrjet e pakthyeshme kirurgjikale tek fëmijët shqiptarë. Asnjëri nga ju nuk ka një djalë për ta kastruar, për ta tredhur. Asnjëri nga ju nuk ka një vajzë për ta kthyer atë në shterpë. Ne refuzojmë që fëmijët shqiptarë të bëhen pjesë e eksperimenteve ideologjike të së majtës ekstreme. Ne refuzojmë që fëmijëve t’u ndryshohet trupi përpara se të kenë moshën për të kuptuar vetë se ç’do të bëjnë me trupin e tyre. Si është e mundur? Nuk i jepet patenta e drejtimit të automjetit një personi pa mbushur moshën 18 vjeç, këta duan t’u japin lirinë 4-vjeçarëve të ndryshojnë gjininë e tyre! Ky është krim. Në fakt më shumë sesa turbullirë shpirtërore, ky është krim, ky është krim, ky është krim! Fëmijët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje, për ndihmë, për kujdes, për libra, për edukim, jo për eksperimente.

Kërkesa e tretë, që sot i drejtojmë kryeministrit të Shqipërisë: Ndalimin e implementimit të ideologjisë gjinore në kurrikulat shkollore të fëmijëve shqiptarë në këtë vjeshtë. Shkollat shqiptare do të mësojnë matematikë, histori, historinë e të parëve tanë. Në shkollat tona duhet të mësohet atdhedashuria, në shkollat shqiptare duhet të këndohet himni i flamurit. Shqiptarët e atdheut duhet të mësojnë të duan familjen, qytetin, atdheun e tyre. Shkolla duhet të mësojë shkencë, duhet të edukojë, jo të indoktrinojë ideologji gjinore. Prindërit, babai dhe nëna, gjyshi dhe gjyshja janë edukatorët e parë të fëmijëve. Jo burokratët, jo rilindasit, jo aktivistët, jo organizatat e ideologjisë gjinore. Asnjë mësues nuk duhet të detyrohet të promovojë në klasën e shkollës së tij ideologji gjinore. Asnjë fëmijë, asnjë fëmijë nuk duhet të ekspozohet ndaj konfuzionit identitar në emër të progresit. Këta zotërinj që e quajnë lëvizjen e tyre progresiste. Miq, ky është progresi i tyre. E marrin djalin dhe e çojnë drejt ndërhyrjes kirurgjikale. Kërkojnë t’i mësojnë liri, atë që në fakt nuk është liri, por që shndërrohet në skllavërinë më të madhe të qenies. Ne jemi pro familjes, pro fëmijëve, pro jetës. Dhe progresi më i madh është rritja e familjes. Është asistimi i nënës në punën e saj të përditshme që të ketë kohë të kalojë me fëmijët e vet. Kujdesi dhe asistimi i babait që të ushtrojë detyrën e tij si baba, si prind tek fëmijët e tij.

Kërkesa e katërt, që koalicioni shqiptar paraqet përpara të gjithë juve dhe shqiptarëve, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë: Pushimin nga detyra të ministres dhe të zëvendësministres së Shëndetësisë. Edi Rama, ne kërkojmë pushimin e ministres dhe zëvendësministres së linjës së Ministrisë së Shëndetësisë. Ky institucion dështon të mbrojë fëmijët, duhet të mbajë përgjegjësi. Kur promovon politika që cenojnë interesin më të lartë të jetës, familjes, shoqërisë, që është interesi i fëmijëve, duhet të ketë diku përgjegjësi. Kur shëndeti i fëmijëve vihet në rrezik nëpërmjet implementimit të kastrimit prej kimikateve që duan t’i fusin në trup fëmijëve tanë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sepse pa përgjegjësi zotërinj nuk ka demokraci, pa përgjegjësi nuk ka shtet. Ne kërkojmë pushimin e ministres së Shëndetësisë dhe zëvendësministres së saj.

Miqtë e mi, në fund. Historia na mëson se çdo regjim që ka tentuar të marrë fëmijët, t’i skllavërojë fëmijët nga familja, ka përfunduar duke marrë të gjithë njeriun prej shoqërisë. Në momentin që juve ju merren fëmijët, ju është marrë gjithçka. Harroni çdo gjë tjetër, harroni lirinë, harroni pronën. Ju ka marrë trashëgiminë, ju ka marrë jetën. Familja është institucioni i parë i lirisë, është shkolla e parë e ndërgjegjes, është vendi ku njeriu mëson të dallojë të mirën nga e keqja. Pikërisht për këtë arsye familja sulmohet sot. Sepse familja e lirë është pengesa më e madhe e çdo pushteti. Për këtë arsye ne duhet të mbrojmë familjen dhe duhet të ruajmë lirinë brenda saj. Në momentin që familja humb lirinë, individi është një automat i shkëputur nga komuniteti, nga shoqëria. Sot ne nuk kemi ardhur të urrejmë askënd, ne kemi ardhur të mbrojmë atë që është e shenjtë: lirinë tonë, fëmijët tanë, familjet tona. Kemi ardhur të mbrojmë lirinë e ndërgjegjes, kemi ardhur të mbrojmë të ardhmen e Shqipërisë. Asnjë qeveri nuk meriton të gëzojë legjitimitet nëse vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit të saj. Qeveria është e popullit, duhet të jetë e popullit dhe duhet të jetojë e të përfaqësojë ligje për popullin. Në të kundërt duhet refuzuar, dhe zëri dhe vullneti i tyre, sot shqiptarët nuk kanë asnjë tjetër që mund t’i mbrojë. Ne me çdokush duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit që kërkon të na zhbëjë, duke na rrëmbyer fëmijët, lirinë, gjuhën, kulturën, pronën, familjen. Dhe sot nga ky shesh, ne i themi qeverisë që ne nuk do të heshtim, ne nuk do të dorëzohemi, sepse nuk ka forcë më të madhe sesa një popull që ngrihet të mbrojë fëmijët e vet. Dëgjoni me vëmendje, edhe pula po të shkosh t’i prekësh zogjtë e saj do të luftojë të mbrojë zogjtë e vet, por ju që jeni mbledhur sot në këtë shesh, ju jeni luanesha dhe luanë, ju nuk jeni pula.

Miqtë e mi, në mbyllje unë dua t’ju them edhe një herë që nuk ka forcë më të madhe se e vërteta. Në fund nuk është me rëndësi a do të fitojmë apo do të humbasim. Më e rëndësishme është në cilën anë ne do të qëndrojmë të radhitur? A do të qëndrojmë në anën e dritës apo në anën e errësirës? Në anën e së vërtetës apo në anën e mashtrimit? Në anën e progresit të vërtetë apo në anën e regresit shoqëror? Cila është ana që ju do të mbani, vendosni sot! Kujt do t’i shërbeni sot! Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët nga çdo cep i Shqipërisë: fëmijët nuk preken! Familja nuk dorëzohet! Liria është e panegociueshme, nuk negociohet! Dhe Shqipëria nuk është për t’u shitur, nuk është në shitje! Zoti bekoftë fëmijët tanë, nënat dhe baballarët, gjyshërit dhe gjyshet. Ky është një marshim paqësor, dramatik, nuk ka sesi të jetë më dramatik: në vend që të festojmë dhe të lodrojmë me fëmijët tanë, ne protestojmë për lirinë e tyre sepse dikush ka vendosur t’ua rrëmbejë lirinë fëmijëve, baballarëve dhe nënave. Zoti bekoftë familjen dhe Shqipërinë.

Rama e shpërndan zemëratën për Nartën te “armiqtë e huaj”

Erisa Kryeziu

Kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë mbi një orë, pas protestave kundër ndërtimeve në zonën e Pishë Poro-Nartës dhe zemërimit publik që shkaktoi dhuna e policisë private në zonën e rrethuar.

Edhe pse e cilësoi si “të neveritshëm” aktin e tërheqjes zvarrë të protestuesit nga rojet private dhe mbrojti shkarkimin e drejtuesve lokalë të policisë, pjesa më e madhe e fjalimit nuk u përqendrua te pyetjet që kanë ngritur qytetarët dhe organizatat mjedisore.

Në vend të kësaj, Rama ndërtoi një narrativë ku kundërshtimi ndaj projektit lidhej me dezinformimin, interesat e huaja, mediat greke, kundërshtarët politikë dhe figura publike që kanë dalë kundër investimit.

“Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Pyeteni veten, si ndodh kjo. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon, apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuar i dhe ai është Kryeministri juaj”, u shpreh Rama.

Ndërsa zemëratës në rrjetet sociale që sipas tij e treguan me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe iu përgjigje: “Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite? Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia?”

Ndërsa u shpreh se investimi shkon në 4 miliardë euro, duke bërë bashkë partnerë të jashtëzakonshëm.

“Dhe jo nga Izraeli, mund të ishte fare mirë edhe Izraeli, por nga Katari që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që i thonë vetes myslimanë, por vetëm myslimanë nuk janë”, u shpreh ai.

Sipas Rigels Xhemollarit nga Qëndresa Qytetare, kryeministri u zu ngushtë nga presioni qytetar.

U mundua të transferojë zemëratën tek shteti grek apo tek myslimanet e Shqipërisë duke e konsideruar si një gjuhë urrejtje ndaj Izraelit e jo një problem qe lidhet me shtetin e së drejtës dhe lirinë e protestës”, u shpreh Xhemollari.

Sipas Xhemollarit viktimizimi i tij i përhershëm në raste të tilla tregon se qeveria nuk ka pasur nën kontroll zonën dhe ligjshmërinë e projektit në raport me zonat e mbrojtura.

Pak përgjigje në narrativën e gjetjes së kundërshtarëve

Sipas Ramës, projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, bashkë me Sazanin.

“Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kini parasysh që ajo tokë nuk shitet. Ne duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak, qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe sot, duke iu bashkuar zemëratës, e konsideroni shitës dhe të korruptuar”, u shpreh Rama, duke e lidhur interesimin me Jared Kushner, për shkak të promovimit të projektit prej tij.

Sipas tij, investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri e mjedis. Ndërsa ende nuk janë mbyllur negociatat.

Sa i takon rrethimit në Zvërnec, Rama u shpreh se është bazuar te leja e zhvillimit, ndërsa nuk ka ende një leje ndërtimi.

“Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. Pretendimet janë legjitimime, por ato zgjidhen ne gjykata”, u shpreh ai ndërsa solli në vëmendje edhe rasti ne Rrjollit.

“Siç ndodhi në Bjaks Rjoll ku toka ishte e blerë nga pronarët atje që kishin letrat. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet. Pas gjithë katrahurës që ne kemi të trashëguar për fat të keq”.

Ndërsa për zonën e Pishë Poro-Nartë ai i qëndroi deklaratës së Ministrit të Mjedisit për kategorinë e pestë që ka kjo zonë.

“Kategoritë 5, 6 janë të ndërtuara si kategori bashkëjetese mes peizazhit dhe njeriut. Kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim”, deklaroi ai ndërsa u shpreh më tutje se nuk po ndërtohet në Vjosë dhe nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës.

“Vjosa ka nivelin më të lartë të mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen dot resorte”, deklaroi Rama.

Më tutje ai nënvizoi se projekti ishte kthyer disa herë nga qeveria për të përmbushur standardet.

“Në mars të 2026, është paraqitur një projekt krejt tjetër i rikonceptuar me një qasje tërësisht ndryshe, projektuese, zhvillimore, mjedisore. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e kanë miratuar të gjithin ashtu siç e kanë paraqitur, por kanë vendosur kushte dhe kufizime konkrete për vijimin e projektit”, deklaroi Rama.

Ndërsa shtoi se projekti do të zhvillohet në prona private me titull pronësie që njihen në kadastër dhe zhvillimi nuk përfshin ndërtimin e marinës.

Deri më tani sipas Ramës nuk ka ende një projekt të miratuar dhe leja e vetme është ajo e infrastrukturës.

“Leja e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do të vendosen për studimin e biodiversitetit, ujit dhe lagunës. Ka nevojë për rrugë kalime për të vendosur pajisje që do të bëjnë studimet të biodiversitetit. Sepse paralelisht me arkitektët punon një studio mjedisore prestigjioze”, u shpreh ai.

Mirëpo, çfarë Citizens ka dëshmuar në terren janë hapje rrugësh dhe makineri të rënda që shtrojnë zhavorr.


“Laguna në pikë të hallit”

Në fund të fjalës së tij Rama u shpreh se Laguna e Natës “është në pikë të hallit” dhe se ndërhyrjet e planifikuara do të ndihmojnë në përmirësimin e saj.

Por sipas Aleksandër Trajçes, drejtues i organizatës mjedisore PPNEA ky është një vlerësim që nuk mbështetet në tregues shkencorë.

“Kur thua se laguna është në pikë të hallit, hyn në interpretime subjektive. Cilësia e një lagune për biodiversitetin nuk matet me fjalë popullore, por me fakte shkencore”, thotë Trajçe për Citizens.al

Trajçe argumenton se vetë statuset që gëzon zona dëshmojnë rëndësinë e saj ekologjike.

“Laguna e Nartës është pjesë e zonave ndërkombëtare të rëndësishme për shpendët (IBA), zonë kyçe për biodiversitetin dhe zonë kandidate Emerald, pararendëse e rrjetit Natura 2000 të Bashkimit Evropian”, u shpreh Trajçe.

Sipas tij, po të ishte në pikë të hallit nuk do ti kishte këto statuse.

Trajçe argumenton se ndërhyrjet artificiale nuk mund të zëvendësojnë proceset natyrore.

“Çdo ndërhyrje me makineri për përmirësim që mendon Kryeministri nuk e bëjnë kurrë punën e mirëmbajtjes së lagunës siç e bën natyra vetë. Natyra është vetë rregulluesi më i mirë”, argumentoi Trajçe.


Ndryshimi i ligjit në 2024 dhe “detaji djallëzor” që hapi rrugën për “zhvillim”

Në fjalën e tij, Rama mbrojti ndryshimet në vitin 2024 për ligjin e zonave të mbrojtura duke argumentuar se synonin të krijonin nëj ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

Por sipas Trajçes, pikërisht këto ndryshime përbëjnë thelbin e debatit aktual.

Aleksandër Trajçe shpjegon se përveç lejimit të investimeve të konsideruara si “investime të ekselencës“, ligji hoqi një element kyç për zonat e kategorisë së pestë: sistemin e nënzonimit.

Më parë, edhe brenda një peizazhi të mbrojtur ekzistonin nënzona me nivele të ndryshme mbrojtjeje. Zona ku planifikohet zhvillimi në Zvërnec, sipas tij, bënte pjesë në nënzonën qendrore me regjim më të rreptë mbrojtjeje.


“Me ligjin e vjetër nuk mund të kryhej një ndërhyrje e tillë. Pas ndryshimit të vitit 2024 u hoq koncepti i nënzonimit dhe praktikisht u hap i gjithë territori”
, thotë Trajçe.

Ai e konsideron këtë ndryshim si një nga arsyet kryesore pse projekti mund të ecë përpara sot, ndërsa kujton se vetë qeveria është angazhuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian që ta rishikojë ligjin dhe ta përafrojë me standardet evropiane.

“Tashmë qeveria e ka pranuar që janë të gabuara ato ndryshjime dhe kanë renë dakord me Komisionin Evropian në Komisionin negociues që këtë ligj do ta ndryshojnë dhe do ta rikthejnë me standardet e BE-së”, tha Trajçe.

“Çfarë po ndodh në terren është ky vrulli që i bëjmë këto gjëra sa e kemi ligjin kështu tani në këtë formë, ti bëjmë, faktet e kryera dhe në kohën që do ndryshojmë ligjin, situata të ketë progresuar sa të mos kthehet më pas”, përfundoi Trajçe.

“Turizmi elitar na nxjerr nga varfëria”

Unë dua të lë gjëra që t’i bëjnë krenarë fëmijët tanë deklaroi Rama në fjalën e tij, duke e lenë rritjen ekonomike të vendit në dorë të investimeve turistike.

“Na duhet ta rrisim PBB apo jo? Unë dua ta çojmë 35 miliardë deri në fund të dekadës. Si do ta mbështesim bujqësinë, e dini sa duhet në këto investime ushqim. Ku do ti marrin ata?” tha ai në mesin e vëmendjes së imponuar të socialistëve.

Sipas Ramës, nëse investitorët largohen problemi nuk është vetëm Zvërneci.

“Problemi është se nuk do të vijnë më të tjerë për kushedi sa kohë, sepse do të thonë: ‘Kur nuk ia dolën këta, nuk ka njeri që merret vesh me ata atje”, u shpreh ai.

Ndërsa paralelizoi situatën me Greqinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe mos pasjen e zilisë për këto vende nëse ju themi po zhvillimit turistik përmes resorteve në zona të mbrojtura.

“Duam të konkurrojmë ne me këta? Të rrimë te turizmi i masës me bukë me vete që prodhojnë më shumë mbetje sesa të ardhura, është zgjedhje që mund ta bëni, me mua jo. Na është dashur se është turizmi i ambasadorëve, tani na duhet ambasadori i klasit që të na sjellë shumë para”, deklaroi Rama./https://citizens.al

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare babai i Ilir Metës, ish-presidenti merr leje nga burgu, i jep lamtumirën e fundit nesër në Skrapar

Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilat konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.

Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2024 kur u arrestua nga BKH.BW

Terapia hormonale/ Dom Mark Pashkja: Medikamentet, të njëjtat që përdoren për kastrimin e pedofilëve në SHBA

 

Për zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, udhëzuesi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për terapi hormonale falas në QSUNT,tregon se si taksat e shqiptarëve përdoren për kastrimin kimik të adoleshentëve.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dom Mark Pashkja tha se medikamentet e përfshira në këtë terapi janë të njëjtat me ato që përdoren për kastrimin kimik të pedofilëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, mbetet ende e paqartë se si një shtet me burime të kufizuara, ku të sëmurët me patologji jetësore përballen çdo ditë me mungesa medikamentesh, gjen hapësirë financiare për të mbuluar kosto të larta të terapive të tilla.

Dom Mark Pashkja, theksoi se dhe specialistë pranë institucioneve mjekësore kanë ngritur alarmin se ky proces u heq përgjithmonë të rinjve të shëndetshëm mundësinë për të pasur fëmijë dhe për të krijuar familje.

Adoleshentëve u lihet vetëm një dritare kohore prej një deri në gjashtë muaj për të marrë një vendim madhor, i cili i kthen ata në pacientë të përhershëm të sistemit shëndetësor.

Nuk po i besoja syve për udhëzuesin, po ashtu nuk i besova syve as për atë dokumentin mbështetës mbi të cilin është krijuar urdhri, pra udhëzuesi. Gjëja e parë do të thotë është diçka, parimisht nuk jam jurist, por diçka nga kultura juridike e kuptoj. Do të thotë, një ligj lind kur ekziston nevoja për të rregulluar diçka ose një aspekt të shoqërisë. Pyetja ime e parë dhe bazike është: pse kemi nevojë për këtë? A ka nevojë vërtet Shqipëria, a ka një emergjencë për këtë gjë? Unë besoj që jo, për faktin sepse do të thotë një fenomen për të cilin ne do të duhet të përballemi si shoqëri, si shtet, është çështja e shpopullimit. Do të thotë ne duhet të bëjmë çmos që në një farë mënyrë të stimulojmë kulturën e jetës, të stimulojmë familjet e reja, të stimulojmë një kulturë e cila ngre në një farë mënyrë atë gjallërinë që është duke braktisur pjesën periferike, pjesën e qyteteve. Unë shpeshherë iu them edhe këtyre miqve në Tiranë: shikoni se nuk është Shqipëria Tirana. Do të thotë qytetet edhe fshatrat janë duke shkuar drejt boshatisjes, drejt shpopullimit. Ky aspekt besoj që kjo është arsyeja e parë. Pra, nuk kemi nevojë.

Pastaj, nga vetë se si niset pjesa e ligjit. Thotë, terapi. Terapia nga pikëpamja, nga koncepti i pikëpamjes mjekësore, vjen si tentativë për të kuruar diçka që nuk funksionon. Çfarë nuk funksionon këtu? Por kemi të bëjmë me organizma që janë totalisht të shëndetshëm dhe që mirëfunksionojnë. Dhe këto do të duhet të futen në terapi, do të thotë elementet, dhe duke diskutuar me atë grupin e ekspertëve pranë Kishës Katolike, mjekë të famshëm, po mbanin me kuptu një diçka të tmerrshme. Elementet që përdoren brenda terapisë hormonale, janë elementë të cilët përdoren për kastrimin e pedofilëve. Do të thotë, në vendet që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo disa vende që kanë këtë metodë janë të gjithë elementet që këtu parashikohen në udhëzues, që përdoren për kastrimin e pedofilëve. Tani, a kemi të bëjmë me një terapi hormonale apo me kastrimin e individëve të tillë? Pastaj gjëja e tretë që është shumë e rëndësishme, kemi të bëjmë thotë nga mosha 14 deri në moshën 16 vjeçare.

Sepse këtu ka dhe një paradoks. Përpara nëntorit, nëse s’gaboj, kaloi ligji për barazinë gjinore. Është një ligj që ne e kemi… të gjitha komunitetet fetare por edhe ne, do të thotë si komunitet, e kemi kundërshtuar masivisht. E kemi pranu edhe vetë personalisht që e kam kundërshtu. Kemi pranu të shara, sulme nga komuniteti LGBT, gjithçka, sepse jemi kundër barazisë gjinore, sepse ne nuk e kuptojmë. Edhe ironia cila është? Që ligji në fjalë, udhëzuesi në fjalë, është bërë në shtator të vitit 2023, ligji ka kaluar në nëntor. Do të thotë, këtu ka qenë një plan i mirëfilltë i qartë që të përgatitet në një mënyrë sintonike si ligji, si udhëzuesi për të arritur te ky produkt që të arrijmë te ky produkt që kemi. Pastaj aty thotë që nga një deri në gjashtë muaj, është koha e pritjes. Një pyetje do të thotë… në fund do ta mbyll dhe me një apel. Një pyetje, për gjashtë muaj… cili adoleshent e kupton nëse është duke bërë hapin e duhur në të jetës apo jo?

Gjëja e dytë. Në gjashtë muaj ti vendos pasoja fatale për një person, që nuk mund të jetë më nënë ose babë. Që nuk mund të krijojë më familje. Po ne po themi për funksionet vitale. Pastaj kjo është një praktikë që ka dhënë, nëse iu referohemi disa rasteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realitet që e njoh pjesërisht, janë miliona miliona dollarë që shteti amerikan tashmë po iu paguan viktimave për faktin sepse ato thonë: në momentin që ne kemi vendos për të bërë operacione të tilla, për të bërë terapi të tilla, nuk kemi qenë të vetëdijshëm. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm për hapin dhe praktikisht ju, do të thotë sistemi shëndetësor, na keni shkatërruar jetën tonë. Një tjetër element që duhet shtuar, është fakti që… është edhe shumë ironike, aty në urdhër ju jepet thotë në fund që duhet të hyjë në fuqi menjëherë dhe ngarkohet gjithë personeli i Qendrës Sanitare Universitare Nënë Tereza që të aplikojnë këtë urdhër. Tani, ironia më e madhe cila është? Kjo do të jetë një shërbim shëndetësor që do të jepet falas, pra do të thotë nga buxheti i shtetit, nga taksat tona.

Është një terapi që për individët, duhet ta themi, nuk përfundon asnjëherë. Të gjithë ato që i nënshtrohen terapive hormonale iu nënshtrohen për gjithë jetën. Tani, në një sistem si i yni ku nevojat edhe emergjencat nuk janë të pakta, që nga të sëmurët me kancer e nga shumë e shumë aspekte. Tani ne duhet të angazhohemi nga taksat tona që të paguajmë për disa individë, të cilët dëshirojnë të futen në një terapi për çrregullimet e tyre që nuk janë fiziologjike, duhet ta themi. Janë psikologjike, shpirtërore dhe identitare, nëse mund të themi kështu. Që në fakt nuk kërkojnë një trajtim kirurgjik nëse flasim, apo hormonal. Ato kanë nevojë për një trajtim neuropsikiatrik, edhe të gjithë e dimë.

Edhe ndoshta e di që do të më sulmojnë e do të më thonë për këtë gjë, por e vërteta është më e shenjtë se asnjë gjë tjetër dhe kjo është e vërteta. Dhe do të thotë që neve jemi duke paguar nga lekët tona një instrument që do të jetë shkatërrues për veten tonë. Do të thotë është një farë vetëhedhje në erë nëse mund të shprehemi kështu. Për të përfunduar dhe pjesën e fundit, kam dëshirë, duhet vërtet një reflektim. Unë personalisht kam një lutje kështu shumë personale. Jam i bindur që të gjithë ata që e kanë formuluar ligjin, që janë suportuesit kryesorë të ligjit, nuk do të donin asnjëherë që një fëmijë i tyre të shkojë te një mjek, të shkojë te një komision që nuk e njeh, dhe t’i nënshtrohet një procesi që do të ketë pasoja jetësore për të.

Radio Evropa e Lirë: Rama mbron investimin e dhëndrit të Trumpit në Zvërnec, pas protestave në Shqipëri

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mbrojti projektin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës, të cilin e cilësoi “të jashtëzakonshëm”.

Ky është reagimi i parë i Ramës pas protestave kundër këtij investimi, ku u lëndua edhe një qytetar.

Zona ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti është pjesë e një peizazh të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë dhe flamengot.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kryeministri i Shqipërisë Rama, tha se projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve më 2023.

“Ka qenë një interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë ka qenë se Sazani është tokë publike dhe jemi të gatshëm të punojmë me ju, por ajo tokë nuk shitet, shteti shqiptar do të jetë palë, ortak. Për projektin e Zvërnecit u kemi bërë të qartë se duhet ta zgjidhin me pronarët. Ky është fillimi”, tha Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Sociale, të cilën e drejton.

Ai shtoi se të gjithë e dinë se kush janë palët e interesuara për këtë projekt.

“Bota e mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e ka promovuar atë, Jared Kushner, por bota ka hesape për të larë dhe luftërat e veta për të bërë, ndaj edhe projekti ka pasur interesimin e mediave amerikane dhe evropiane, por me agjendë, jo për të informuar për zhvillimin e Shqipërisë por për të gjetur ‘gjilpëra në kashtë’. Ndaj investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore, në arkitekturë, inxhinieri, mjedis, aspektin juridik, etj”, tha Rama.

Sipas tij, Qeveria shqiptare ka mbrojtur interesin e vendit, duke theksuar se një projekt i vjetër është refuzuar nga autoritetet sepse “kërkuam standarde të larta”.

Përballë Zvërnecit shihet ishulli i Sazanit.

Përballë Zvërnecit shihet ishulli i Sazanit.

Sulmet ndaj projektit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cilësoi si politike. Ai tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë dhe se, sipas tij, pa këtë vizion, nuk i nevojitet karrigia e pushteti.

Ai tha se projekti në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në “listën e kampionëve” të turizmit, ndaj dhe ndaj tij “ka sulme”.

Sipas tij, eagimet e shumta të qytetarëve për projektin vijnë si pasojë e “manipulimeve dhe të pavërtetave” rreth investimit.

Rama tha se pesë studio arkitekturore të njohura në botë janë angazhuar nga investitorët për këtë projekt dhe gjithashtu inxhinierët më të mirë të mjedisit.

“Keni parë që kanë ardhur investitorët dhe ajo zonja….[Ivanka Trump] nuk ka ardhur për pushime, por kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë të historisë, gjeodezisë, këtu në Shqipëri të cilët kanë folur për të gjitha aspektet, dhe aty një grup i madh njerëzish ka dëgjuar në mbajtur shënime”, tha Rama, duke iu referuar vajzës së presidentit amerikan, Donald Trump, e cila qëndroi në Shqipëri në janar të këtij viti.

Sipas Ramës, në mars të këtij viti është paraqitur “një projekt tjetër, i rikonceptuar, me një qasje tjetër projektuese dhe zhvillimore, duke shtuar se Këshilli Kombëtar i Territorit, që drejtohet nga kryeministri shqiptar “nuk e ka miratuar ashtu siç e kanë paraqitur, por ka vendosur kushte”.

“Projekti do të zhvillohet vetëm në pronë private të regjistruar në tokë-shtet, laguna nuk preket, dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë marinë, pasi ashtu ishte në dy versionet e paraqitura dhe hoqëm. Për marinën është kërkuar të bëhet më pas një projekt në konsultim me ekspertë, dhe pasi të jetë parë projekti në tërësi. Investitorët amerikanë më thanë se gjithçka do ta bëjnë sipas ligjit”, u shpreh Rama.

Ai tha se do të ketë një brez mbrojtës për të ruajtur peizazhin natyrore, cilësinë e habitatit dhe të ruajë proceset ekologjike të zonës.

Pas protestës të 30 majit në Zvërnec, Greqia ka reaguar duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes, pasi një protestues mbeti i lënduar. Protestuesi mban shtetësi shqiptare dhe greke.

Rama i ktheu përgjigje pretendimeve të Athinës, duke theksuar se akti i dhunës ishte nga një grup rojesh private jo nga shteti, siç tha se ka ndodhur me shqiptarët në Greqi.

Sjellja e kompanisë së sigurisë, por edhe policisë së Vlorës “ishte e neveritshme”, tha Rama. Ai vlerësoi veprimet e ndërmarra nga autoritetet e Shqipërisë për këtë rast.

Reagimi i Greqisë

Pas protestës gjatë fundjavës, Greqia ka reaguar, duke kërkuar sqarime nga Shqipëria, pasi një shtetas grek u lëndua.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ishte edhe një shtetas grek që u plagos”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Sipas kësaj ministria, Ambasada greke në Tiranë po bën “ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe “përcaktimin e përgjegjësive”.

Përmes reagimit, Greqia thekson nevojën për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit kombëtar grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimit Evropian.

Në përgjigjen e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri tha se ndien keqardhje për situatën që ndodhi në Zvërnec dhe shtoi se autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.

Në rrjetet sociale u publikua një video, që tregonte një punonjës të një kompanie private të sigurisë që goditi një protestues, ndërsa dy të tjerë e tërhoqën zvarrë atë për disa metra.

Policia e Vlorës tha se protestuesi kishte hyrë me forcë në zonën ku po kryheshin punimet, por pamjet në rrjetet sociale treguan të kundërtën. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita urdhëroi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së Vlorës si dhe nisjen e një hetimi disiplinor për drejtues të tjerë të policisë së këtij rrethi.

Ministria e jashtme shqiptare tha se është arrestuar punonjësi i shoqërisë së sigurisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Protesta në Zvërnec nxiti reagim të shoqërisë civile dhe aktivistëve në mbrojtje të mjedisit. Ata thonë se punimet po zhvillohen në kundërshtim me interesin publik dhe po dëmtojnë një zonë të mbrojtur. Pasditen e së dielës u mbajt një protestë para drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Më pas qytetarët marshuan drejt ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Qytetarët kërkuan përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë së shtetit dhe punonjësve të shoqërisë së sigurisë. Ata bënë thirrje që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Detaje- Ndërtimi në zonën e mbrojtur, SPAK prova të forta: Zbulohet skemë e falsifikimit të pronave në Zvërnec, dyshime për pastrim parash

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, që ndërmori një seri kontrollesh për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

 

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24, tha se mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

“SPAK po heton prej disa kohësh një skemë të tjetërsimit të pronave. Për këtë çështje po protestohet dhe në Tiranë. Në zonën e Zvërnecit do të ndërtohen dy resorte, nga dhëndri i Donald Trump. Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

Ai konsiderohet me lidhje të dyshimta. Nga të dhënat, kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.

Dy ditë më parë një person tentoi të hynte në pjesën brendshme ku po zhvillohet prona, por ai u tërhoq zvarrë nga policia private, që kundërshtuan dhe policinë e shtetit. Nga përgjimet rezulton se kanë falsifikuar mijëra hektarë tokë dhe më pas kaluan dorë më dorë. Po ushtrohet kontroll edhe ndaj Leonard Bishës, ndërsa nuk dihet se për çfarë konkretisht. GJKKO e nisi hetimin për Artur Shehun për dyshime të pastrimit të parave. SPAK mendon se ka siguruar prova që i çojnë drejt një mekanizmi për akuzim me pronat dhe pastrim parash.”, tha Lala.

Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë dhe Vlorë. Në ‘sitë’ edhe ish-avokati Pëllumb Petriti e Redi Struga, pronar i “InfraKonsult”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve pranë hetimit, kontrollet janë urdhëruar për mbledhjen e provave që lidhen me një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.

Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit. bw

Zvërneci nën hetim nga SPAK, policia pranon dështimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për zhvillimet në Zvërnec. Në fokus të verifikimeve janë procedurat e ndjekura për ndryshimin e statusit të zonës dhe të truallit ku parashikohet të zhvillohet projekti në Peizazhin e Mbrojtur Pishë–Poro–Nartë.

SPAK konfirmoi se çështja është në hetim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Çështja është në hetim dhe nuk kemi komente”, bëri me dije zyra e shtypit pranë institucionit në një reagim për mediat.

Sipas informacioneve paraprake, në kuadër të hetimeve janë kryer kontrolle dhe janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me procedurat administrative dhe vendimmarrjet përkatëse.

Ndërkohë, për zhvillimet në Zvërnec ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Gjatë një konference për mediat në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ku prezantoi drejtuesin e ri të kësaj strukture, Hita tha se ngjarja përbën një mësim për Policinë e Shtetit.

Sipas tij, gjatë protestës policia “u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”.

Hita shtoi se ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për ngjarjet e 30 majit, i cili do të verifikojë të gjitha veprimet e kryera gjatë protestës. Ai ka kërkuar gjithashtu që Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit të nisë hetim për të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri me dije se u është hequr licenca dy subjekteve të sigurisë private, ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”.

Aktualisht, institucionet kanë urdhëruar heqjen e gardhit rrethues, elementi që solli përshkallëzimin e ngjarjeve të së shtunës. Gjatë protestës, kur qytetarët tentuan të kapërcenin rrethimin, një prej tyre u tërhoq zvarrë nga rojet private, në prani të Policisë së Shtetit.

Megjithëse reagimet institucionale erdhën pas dhunës në terren, qytetarët janë mobilizuar kundër tjetërsimit të zonës së Zvërnecit.

Ata protestuan të dielën përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa një tjetër protestë është paralajmëruar për të hënën, në orën 18:00, në qendër të qytetit./Citizens.al

PD publikon rezultatet për Këshillin Kombëtar: Rritet përfaqësimi i të rinjve dhe grave

Partia Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, pas zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar, që u mbajt më 30 maj 2026 dhe përfundimit të procesit të numërimit nga 13 Komisionet e Numërimit.

Njoftimi zyrtar;

Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajtën një ditë më parë, rezulton se kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes tyre kandidatë me pikë të barabarta në limitet e listës, janë pasqyruar si më poshtë.

Është për tu vlerësuar vullneti i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të tejkaluar minimumin statutor për përfaqësimin e të rinjve, nga minimumi 15 % në 30 % të listës fituese, dhe po ashtu respektimi i kuotës së re për përfaqësimin e grave dhe vajzave.

Kjo është në të njëjtën frymë me mesazhin kyc të Kuvendit Kombëtar për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, sqarojmë se listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet sipas pikës 2 të nenit 44 të Statutit, 15 % e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH.

LISTA FITUESE PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
ADELA QEMALLI
ADI FIKU
ADRIANA GJONAJ
ADRIANA KALAJA
ADRIANA TOLKA
AGRON KULIÇAJ
AGRON LOKA
AGRON QOKU
AIDA SHEHU
AKIL KRAJA
ALBANO STOLAJ
ALBERT AVDULAJ
ALBERT LOÇI
2
ALEKSANDËR BIBERAJ
ALEKSANDER LALA
ALFRED HALILAJ
ALFRED LELA
ALFRED PLLUMBI
ALKETA LUGAJ
ALKETA MUKAVELATI
ALMA KORE
ALTA AZIZI (HALUCA)
AMANDA ZEQIRI
ANA KADILLARI
ANDI DOLLAPI
ANDIA ULLIRI
ANDREA MANO
ANISA KADESHA
ANKELITA ÇELA
ANTON PJETERNIKAJ
ANXHELA MALKO
ANXHELO KARALLIU
ARBEN BEQIRI
ARBEN IBROJA
ARBEN QIRJAKO
ARBEN SEFGJINI
ARBEN SULO
ARDIAN FERO
ARDIAN MUKA
ARDIAN TURKU
ARJAN DEDEJ
ARKIMED LUSHAJ
ARLIND AHMETAJ
ARMEND MUSAJ
ARNOLD KARIQI
ARSEN DUSHKU
ARVIT BUSHATI
ASLLAN DOGJANI
ASTRIT KASAJ
ATIRD HOXHA
AUREL BYLYKBASHI
AVENIR PEKA
3
AVNI TOBLI
AZEM HAJDARI
BASIR ÇOLLAKU
BEDRI HOXHA
BESART LOGU
BESNIK ALIAJ
BESNIK DERVISHI
BESNIK DUSHAJ
BISLIM AHMETAJ
BJANKA ÇOPJA
BLED PRENDI
BLEDI KASMI
BRIKENA KASMI
BUJAR VUKAJ
ÇAJUP SHEHAJ
ÇLIRIM GJATA
DAFINA MUDA
DANIEL SINO
DANIELA MACAJ (ALIA)
DANJELA SHYTI
DASHAMIR TAHIRI
DASHNOR ALIKO
DAVA MARKU
DENISA KELE
DESADA XHETANI
DESANTILA ORIZAJ
DHURATA ÇUPI
DORIAN TELITI
DRITAN CANI
EDITH HARXHI
EDLIRA HARIZI
EDVIN CAMI
EGLANTINA SHKEMBI
ELEINA QIRICI
ELGI HYKA
ELISABETA MICALLIU
ELISABETA SKRAPARI
ELJONA SHKRELI
ELONA MARGILAJ
4
ELVIS MALASI
EMA BUSHATI
EMILIA KOLIQI
EMILJANO DERVISHI
EMILJANO KAPLLANI
EMRI VATA
ENDIRE BUSHATI
ENKELEDA VELIU
ENKELEJDA SALLAKU
ENRI CENO
ERALDA BANO TASE
ERGES ESKIU
ERGYS HASA
ERJON ZOGU
ERVIN ALLA
ERVIN MINAROLLI
ERZEN LAÇI
ETION KAPEDANI
EVA METAJ
EVEREST DEDAJ
FASLLI GERMIZI
FASLLI GOGA
FATJON BATHORJA
FATJON MANI
FATMIRA KOLA
FERIDE RRAHMANAJ
FESTIM MAQINAJ
FIONA NISHANI
FIORALBA DIZDARI
FLORIANA GARO
FRANC NURI
GAZMEND DIBRA
GAZMIR SPAHIJA
GENC POLLO
GENTI ÇELA
GENTIAN ÇELA
GENTIAN KAPRATA
GENTIAN KOÇI
GJENARIN KAPCARI
5
GJOK VUKSANI
GJON GJONMARKAJ
GLAUK OLLDASHI
GRIGELS MUÇOLLARI
HAKI MUSTAFA
HAVZI AHMATI
ILDA ZHULALI
ILIR ALIMEHMETI
ILIRJAN KOKA
ILIRJANA KUÇANA
IMELDA KRAJA
INDRIT HOXHA
INES NURJA
IVI SHANAJ
JAMARBER MALLTEZI
JONATHAN PANO
JUELA MEÇANI
JULIA EMIRI
JULIAN BEQIRI
JURGEN SPAHO
KASTRIOT SULKA
KELTIS KRUJA
KLEMENT ÇELA
KLODIAN LATA
KLODIAN MUÇO
KRESHNIK BOZHO
KRISELA PRENDI
KRISTINA GJOKA
LAVIOLA GUMA
LEDIA SHTUFI
LEDINA MANDIA
LEDIO NURAJ
LEDOR MARKU
LEFTER GESHTENJA
LEONIDHA KOKAJ
LILI SULA
LINDITA METALIAJ
LISANDER HOXHA
LISARDI STARO
6
LODOVIK HASANI
LORANCA HOXHA
LORENC HOXHA
LORENC LUKA
LUIGJ GJERGJI
LUKAS HEIDORN
MAKSIM KOLA
MAL BERISHA
MALVINA LIKA
MANJOLA RESNJAKU
MARASH LOGU
MARIGLEND DOCI
MARIO RUNA
MARJAN GECI
MARJANA BRUNGA
MEFAT TORBA
MERITESHA VELMISHI
MILOSAO PALUSHI
MIMOZA HAJDARMATAJ
MIMOZA REXHVELAJ
MIRELA SHALA
MIRELA TABAKU
MIRELINDA ÇOLLAKU
MYQEREM TAFAJ
MYSLYM MURRIZI
NDRIÇIM KULLA
NEADA STANA
NEVTON KODHELAJ
NIKOLA KEDHI
NIKOLIN ÇALI
OLEG HANKU
OLGERT RAKIPLLARI
OLTION MERDARI
PARID MAHMUTAJ
PARID TEFERIÇI
PETRIT DODA
PJERIN KODRAÇAJ
PREL GJONI
QEMAL HOXHA
7
REI JOLLDASHI
RENIS GJOKA
REZENBRIK SERJANI
RUBENS SHIMA
SALVADOR KAÇAJ
SEVALGON BERISHA
SHAQIR MANJANI
SHKELQIM HYSAJ LEPENICA
SHYQYRI MYRTOLLARI
SILVA HASAJ
SKËNDER UKU
SPARTAK TOPOLLAJ
SPIRO KSERA
SUINA ASLLANAJ
SUZANA GUXHOLLI
SUZANA NUMANI
TEDI KOPLIKU
VALDETE VORPSI
VASIL KULLA
VIKTOR GJINI
VILSON BITRAJ
VIOLA KAPIDANI (KULLOLLI)
XHEMAL GJUNKSHI
XHEVAHIR BILJA
XHORXHIA NIÇO
XHULIA XHEKAJ
YLLI ASLLANI
YLVINA NDOJ
ZEF HILA

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga partia për rezultatin final të zgjedhjeve.

Në total, nga ky proces do të përzgjidhen 200 anëtarë të rinj të Këshilli të PD, një organ i rëndësishëm që përcakton drejtimin politik dhe organizativ të partisë.

Ky këshill pritet të ketë rol kyç në formimin e Kryesisë së re të PD-së, e cila nga ana e saj do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore, përfshirë zgjedhjet e pritshme të vitit 2027.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar dje Statutin e ri.

NDRYSHIMET NE STATUT:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë. bw

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri? Monolog nga Florian Binaj

Monolog nga Florian Binaj

Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell për krimin, biznesin e politikën shqiptare.

Sigurisht, ato që tha janë fakte shokuese.

Por, ajo që më bën më shumë përshtypje mua, është diçka tejtër… Ajo që tha, se ka mbi 35 vjet që nuk ka një jetë të tijën. Që nuk shkon në restorante. Nuk shkon në teatër. Nuk del të pijë një kafe buzë detit me shokët. Edhe pse jeton në vendin e ushqimit, detit e kulturës së shkëlqyer.

Nuk del, sepse kjo është kostoja që i duhet të paguajë për punën që bën.

Nuk tha, “i kontrolloj restorantet para se të hyj”. Nuk shkon fare!

Unë kur e dëgjova, pata turp. Jo për të. Për ne.

Ai ka 35 vjet, kështu. Ndërkohë ne kemi veëtm 10 vjet me reformë në drejtësi… dhe treçereku i prokuroëve e gjykatësve nuk e kaloi dot vetingun. Dhe prapë, për fat të keq, nuk e kemi akoma një Nicola Gratteri.

Ka diçka në fushën e drejtësisë që funksionon ndryshe nga shumë profesione të tjera. Nuk mund të luash me dy porta. Nuk mund të jesh edhe i pakompromis në zbatimin e ligjit, edhe i dhënë pas luksit, pushimeve ekzotike, verës së shtenjtë e jetës së bukur. Nuk mund të jesh një dishepull i të vërtetës dhe të jesh tolerant ndaj presionit të pushtetit; as të flesh i qetë se kriminelët i ke liruar brenda kornizave që ofron ligji.

Për fat të keq, rrugë të mesme nuk ka.

Dëgjoj herë pas here për të rinj që drejtësinë e konsiderojnë si një karrierë të mirë, si të ardhura të bollshme apo si rrogë të sigurt. Jo se po i gjykoj. Edhe ajo është jetë, është dhe zgjedhje e lirë. Por ne, si vend, kemi nevojë për diçka më shumë se kandidatë për nëpunës. Ne na duhen heronj.

Tani,  a është një jetë e bukur të mos kesh mundësi as të takosh fëmijët e tu, të cilët jetojnë larg e me një emër tjetër, për të mos u bërë shënjestër e mafias që ti lufton? Sigurisht që jo.

Por, shembulli i Gratterit, na tregon që ka një moment kur ti kupton që, pikërisht ti, je një instrument i rëndësishëm i së drejtës në luftë kundër së keqes… Dhe në atë moment puna jote pushon së qeni karrierë apo para’, dhe ajo që ti bën shndërrohet në një mision.

Dhe ky mision kërkon sakrificë e besim.

Sigurisht, drejtësia nuk duhet të jetë luftë.

Por, në një vend si Shqipëria, ku kufiri mes së drejtës e të keqes po tenton të fshihet e të mos kuptohet ku rri, kemi shumë nevojë për misionarë të drejtësisë.

35 vjet thuajse pa i parë fëmijët. Ky është çmimi i futjes së qindra mafiozëve në burg. Kjo është sakrifica njerëzore jo vetëm për profesionin, por për shoqërinë dhe atdheun.

A ka njeri këtu, që është gati?/Piranjat/Syri.net

“Prioritet forcimi i NATO-s dhe investimet në mbrojtje”- Partneriteti BE-SHBA, mbahet në Tiranë Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, Mediu: Garanton lirinë dhe stabilitetin euro-atlantik

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i Pazëvendësueshëm i NATO-s”, edhe me mbështetjen e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në këtë forum morën pjesë autoritete të larta të Kongresit dhe politikës amerikane, përfaqësues të Parlamentit Britanik, Gjerman, Italian, Parlamentit Europian, Rumanisë, Bullgarisë dhe vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Institutit Republikan Amerikan. Forumi u përshëndet edhe nga ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Tod Wolters.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian mbeten jetike për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e rendit demokratik euro-atlantik. Në kushtet e sfidave të reja globale — agresionit rus ndaj Ukrainës, tensioneve në Lindjen e Mesme, kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike, terrorizmit dhe konkurrencës gjeopolitike globale — u nënvizua se NATO mbetet aleanca më e rëndësishme dhe më e suksesshme e sigurisë në botë.

Një nga temat kryesore të forumit ishte “nevoja për forcimin real të NATO-s përmes ndarjes së përgjegjësive dhe rritjes së investimeve në mbrojtje”.

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e objektivit të ri të investimeve deri në 5% të PBB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, jo vetëm si rritje shpenzimesh, por si domosdoshmëri për rritjen e gatishmërisë ushtarake, mbrojtjen ajrore, sigurinë kibernetike, rezervat strategjike dhe kapacitetet industriale të mbrojtjes.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të deterrancës ushtarake të NATO-s në Ballkan, përmes bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet vendeve anëtare të Aleancës në rajon. Në këtë kuadër, u diskutua rëndësia e joint procurement, prodhimit të përbashkët, ekonomisë së shkallës dhe bashkëpunimit me industrinë amerikane dhe europiane të mbrojtjes, si instrumente të domosdoshme për rritjen e kapaciteteve ushtarake, ndërveprueshmërisë dhe sigurisë rajonale”, u shpreh ish-ministri.

Pjesëmarrësit theksuan se Ballkani mbetet një rajon me rëndësi strategjike, i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve keqdashëse, ndikimit politik, ekonomik dhe informativ rus e kinez, të cilat synojnë dobësimin e institucioneve demokratike, orientimit euro-atlantik dhe kohezionit të NATO-s në rajon. Përballë këtyre sfidave, u theksua nevoja për një koordinim më të madh politik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të NATO-s në Ballkan, si dhe mbështetja për forcimin e arkitekturës euro-atlantike të sigurisë në rajon.

Në këtë kontekst, pjesëmarrësit riafirmuan mbështetjen për integrimin e plotë euro-atlantik të rajonit, përfshirë angazhimin për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, si një faktor i rëndësishëm për paqen afatgjatë, stabilitetin rajonal dhe sigurinë e komunitetit euro-atlantik.

Mesazhi kryesor i forumit ishte i qartë: siguria europiane ka nevojë për Amerikën, Amerika ka nevojë për aleatë të fortë, dhe NATO mbetet ura e pazëvendësueshme që garanton lirinë, sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit euro-atlantik. gsh

Goditi me grusht qytetarin gjatë protestës në Zvërnec, arrestohet punonjësi i shoqërisë private të sigurisë! Nën hetim zinxhiri komandues i policisë Vlorë

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të. bw

Fjala e plotë në Kuvendin kombëtar – ‘As nuk blihet, as nuk shitet, as nuk mposhtet’- Berisha: Donin të zhduknin PD-në, por dështuan

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të gjatë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë viteve të fundit dhe sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se përpjekjet për të asgjësuar opozitën kanë dështuar, duke theksuar se Partia Demokratike “nuk blihet, nuk shitet dhe nuk mposhtet kurrë”. Ai e cilësoi rithemelimin e PD-së si një betejë për mbrojtjen e pluralizmit, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të fokusohen te “ripërtëritja” e partisë dhe përgatitja për fitoren e ardhshme politike.

Fjala e Plotë:

Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra.

I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEëeen, është nder i madh që je sot midis nesh.

I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike.

Është nder të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të Neo Demokracisë, parti mike, deputeti Giogiakos, me lidhje të forta që nga takimi i parë në janarin e vitit 1991 me kryeministrin Kostandin Micotaqis dhe vazhdojmë me të birin, Qirjako Micotaqis, ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe miqësinë me ju.

I dashur zoti Kovacki, përfaqësues i partisë mike VMRO-DPMNE, në një bashkëpunim të gjatë, të frytshëm, të suksesshëm midis dy partive dhe dy vendeve tona, u falënderoj shumë për praninë tuaj.

I dashur Volkmar Klein, mik i çmuar i PD, demokracisë dhe Shqipërisë.

Është nder i veçantë për ne të kemi një mik si ju, u falënderoj shumë për praninë tuaj sot në këtë kuvend.

I dashur Thomas, një mirënjohje të veçantë për ju, mik i ditëve të vështira, për ndihmesën tejet të çmuar që i dhe PD, për fjalën që thatë, por edhe për bashkëpunimin në dekada që PD ka pasur me Bashkimin Kristian Demokrat gjerman dhe Fondacionin Adenauer, ne u jemi shumë mirënjohës partisë tuaj dhe fondacionit.

Të dashur delegate dhe delegatë, të ftuar, të pranishëm në këtë Kuvend, secili nga ne në këtë moment, në mënyrë eksklamative mund të shtrojë pyetjen: çfarë rrugëtimi, çfarë maratone e jashtëzakonshme e maratonomakëve si ju.

Më kujtohet sot kur hodhëm hapat e parë në këtë mision pesë vite më parë në Kuvendin Kombëtar të 21-shit, kur rithemeluam PD-në.

Unë e dija mirë se kishim një rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra.

Unë njihja mirë narkoshtetin që ishte instaluar në Shqipëri.

Por miq, në karrierën time politike dhe në jetë, kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë gjer sot gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del.

Ndaj dhe gjithnjë jam përpjekur t’i korrigjoj ato.

Por duhet t’u them sot, se në një gjë nuk kam gabuar, dhe ajo çka unë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar në besimin ndaj jush.

Jo!

Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj, përkushtimin tuaj.

Ndaj dhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik pasi për dekada kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, për të konsoliduar demokracinë.

Kishim edhe arritjet tona, të mëdha, të pamohueshme.

Por erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral, si platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë.

Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj.

Por gaboi.

Nuk është për treg kjo parti.

Kjo parti është për moral.

Kjo parti është për ideale.

Kjo parti është për vlera.

As nuk blihet, as nuk shitet.

As nuk mposhtet kurrë.

Ndaj dhe u ngritëm.

U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh.

Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta.

U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën.

Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri.

Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar.

Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor.

Narkodiktatori, i mbështetur i fuqishëm nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, bëri gjithçka të eliminonte PD-në.

I mori vulën, i mori flamurin, ia hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë.

E izoloi përkohësisht nga mbarë bota.

Por ne, në ligjin tonë më themelor, që sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri, vazhduam betejën tonë.

U ngritëm në Shkodër, Shkodra bastion i përjetshëm i mendimit të lirë.

U tmerrua.

Bastardi i xhelatëve bllokmenëve hoxhistë mori logo, flamur dhe çdo gjë tjetër.

Përsëri, 500 mijë shqiptarë u rreshtuan prapa nesh.

500 mijë shqiptarë shprehën besimin, njerz të lirë, njerëz me dinjitet, njerëz atdhetarë, njerëz sovranistë.

Dhe ky vazhdoi betejën jo vetëm, por i mbështetur edhe nga mafia ndërkombëtare.

Në vit elektoral arrestoi dhe ndoqi penalisht njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë, njëlloj si Zaedi i Tunizisë liderët e partive kryesore opozitare.

Mendoi se gjeti paqe.

Por rrugën e shpresës ia shndërruam në rrugën e tmerrit.

Dritaren e rrugës ia shndërruam në prozhektor që e verbonte.

Çdo natë, zëri ynë ushtoi në mbarë Shqipërinë.

Ne mbronim një kauzë të drejtë.

Nuk ka kauzë më të madhe, më të drejtë se kauza e pluralizmit për një komb.

Një komb pa pluralizmin, sovranitetin e ka të rremë.

Nuk ka sovranitet sepse i gjithë pushteti shkon tek diktatori, dhe diktatorët kanë vetëm një qëllim, lëkurën e tyre, pasurimin e tyre.

Pra, ne ishim në të drejtën tonë.

Përjetuam edhe një izolim të pashembullt.

Enver Hoxha zgjodhi vetë izolimin, kurse Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare pati një sukses të përkohshëm në izolimin tonë.

Megjithatë pati miq të çmuar, ju e patë, Elmar Brok u foli ju nga dritarja.

Miq të tjerë që nuk u pajtuan dhe PD me shpejtësi rivendosi lidhjet me organizatat ndërkombëtare që u përkiste.

Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Tetë rezoluta nga organizatat më të mëdha politike ndërkombëtare.

Partia Popullore, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokraciasë, Ndërkombëtarja e Qendrës Demokratike.

Në të gjitha këto rezoluta mbështetej fuqishëm beteja jonë për liri dhe dinjitet, për vlera, për mbrojtje të pluralizmit.

Vlerësohej lart qëndrimi ynë.

Në të gjitha këto rezoluta denoncohej narkodiktatori i Shqipërisë njëlloj si Zajedi i Tunizisë.

Denoncohej farsa zgjedhore e tij.

Denoncohej korrupsioni i papërmbajtur dhe i çmendur i qeverisë së tij.

Përqendrimi i të gjitha pushteteve në duar.

Në të gjitha këto rezoluta ranë sirenat ndërkombëtare mbi regjimin e Tiranës.

Ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme Partisë Popullore Evropiane, presidentit Veber dhe Sekretares së Përgjithshme, Montserrat.

Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar dhe presidentit Stefan Harper dhe Tina Merets, Sekretares së Përgjithshme.

Internacionales së Qendrës së Djathtë, presidentit Postrana dhe Sekretarit Ekzekutiv Isturiz.

Të falënderoj edhe miqtë e tjerë.

Falenderojmë shumë Parlamentin Evropian, Komisionin e Jashtëm, kryetarin e tij, zoti Mekalister për misionin faktmbledhës që solli në Shqipëri.

Falënderoj miqtë tanë, deputetë, politikanë nga Italia, Gjermania, Kroacia, Greqia, vende të tjera.

Veçanërisht Suedia, Fondacionin Hajlamstrom dhe presidentin e tij Gustavson.

Institutin Republikan Amerikan dhe Institutin e Lidershipit.

Ndihma e tyre në ditë të vështira për ne ishte e jashtëzakonshme.

Por edhe ju e keni justifikuar plotësisht me dinjitet atë.

Nuk do ndalem në këto zhvillime të shkuara, këto na shërbejnë ne vetëm e vetëm për të ditur se ku po shkojmë.

Këto janë kapituj të mbyllur.

Këto janë dëshmi të një force politike që nuk pranoi kurrë të dorëzohet, aq më pak të asgjësohet.

Të një force politike që qëndroi me çdo çmim për të mbrojtur pluralizmin.

Ndaj dhe do ta mbyll këtë kapitull duke u thënë ju, të gjithëve këtu, të gjithë demokrateve e demokratëve që nuk janë këtu me ne, se të gjithë keni nga një emër të përveçëm, të gjithë keni ndonjë shkurtim ledhatues, të gjithë keni nofkat familjare, por të gjithë keni një emër të përbashkët dhe ky emër i përbashkët e farkëtuat vetë, emri juaj i përbashkët është: të pamposhtur.

Ndaj dhe ne, në rrugën tonë, patëm rrugë të gjatë, të mundimshme.

Kur e nisëm, fitorja askund nuk vegonte në horizont.

Por unë u jap fjalën e nderit se kurrë nuk do merrja përsipër t’u drejtoja ju po të mos besoja tek fitorja.

Dhe besimi tek fitorja buronte nga guximi juaj.

Buronte nga vendosmëria juaj.

Buronte nga atdhetaria juaj, nga dashuria juaj për këtë vend.

Ndaj dhe për ta mbyllur këtë kapitull, unë dua të përulem me nderim para jush për veprën tuaj.

Me nderimin më të thellë dhe të shpreh bindjen se këto që kaluam ne na kanë farkëtuar ne për një betejë të re të fuqishme për të përmbysur Ramaduron e Evropës.

Ne vijmë sot në këtë Kuvend si forcë politike që përmbushëm një nga premtimet dhe detyrimet tona më kryesore, mbrojtja e votës.

Në betejën tonë jemi përballur jo vetëm me qeverinë mafioze më të rrezikshme në Evropë, por jemi përballur me mediat e kontrolluara prej saj, të cilat 24 orë mbi 24 orë, njëlloj si në diktaturat totalitare, armikun e brendshëm demonizojnë opozitën.

Njëlloj.

Me mediat, të cilat fjalën e lirë e shndërrojnë në mashtrim.

Fjalën e lirë e shndërrojnë në trillim për të mbrojtur qeverinë.

Për çka ajo i paguan me taksat e vjedhura nga taksapaguesit.

U përballëm me kartelet e drogës.

Dhjetëra qindra prej jush, në qytetet ku ato sundojnë, ku bëjnë ligjin, ishit armiq të tyre.

Pra, i kapërcyem të gjitha këto.

Sot nuk jemi më forca politike që lufton në mbrojtje.

Jo, sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecim drejt fitores.

Në këtë kilometër të fundit të kësaj maratone, ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale.

Detyra jonë numër një që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja.

I kapërcyem të gjitha barrikadat që na vunë përpara.

E futëm në rrethin e kuq narkodiktatorin.

Diku e thërrasin Ramaduro, të tjerë e thërrasin Edi Balluku.

Kurse ne do e largojmë atë me çdo çmim nga pushteti.

Demokrate e demokratë, ja ku jemi këtu, t’u themi shqiptarëve se për ne, njerëzit që adhurojnë kombin dhe flamurin e tij, për ne, flamuri kombëtar do mbetet në gjysmështizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve të valëvitet krah tij.

Beteja jonë është betejë për flamur, është betejë për dinjitet kombëtar, është betejë për lirinë e shqiptarëve.

Ndaj dhe ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore.

Duhet të jetë vepra jonë për të ripërtërirë nesër Shqipërinë.

Duhet të jetë vepra jonë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Ripërtëritja e PD parakupton para së gjithash vizion.

Por ka program më madhështor se programi ynë?

U garantoj se nuk ka program më madhështor.

Por ky program bombardohet çdo minutë, çdo orë nga mediat e qeverisë, të cilat përsërisin në sintoni se PD nuk ka program.

Kush nuk ka program?

Si nuk ka program partia e ëndrrave të shqiptarëve?

Pa kthehemi pak mbrapsht, a nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr Rruga e Kombit? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr heqja e vizave, arritja e jetës e shqiptarëve? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në NATO? Kush e bëri realitet?

Kush e thotë se demokratët nuk kanë program, e thonë ata të cilët nga mëngjesi gjer në darkë mbajnë ison që u rrëmbeu ëndrrat shqiptarëve, e partisë që u shkelmon ëndrrat shqiptarëve, e partisë që e la Shqipërinë pa ëndërr, partisë së krimit.

Ne jo, ne me vizionin tonë do bëjmë që veprat që përmendem më parë të duken të mesme në krahasim me ato të tjerat.

Por së pari do të japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri të tjera më të mëdha se çdo vend tjetër për kilometrat që ka.

Ndaj dhe rikthemi tek ata të cilët numërojnë kafshatën.

Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me një objektiv, unë nuk them se do kapim Gjermaninë, se do kapim Italinë apo Francën, por them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet sepse kemi qenë, sepse ishim.

Pra, vizioni ynë është shqiptarët më të paguarit dhe i garantoj të gjithë rrogëtarët në këtë vend se ata do paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në këtë rajon.

Siguroj vogëlushët e Shqipërisë se sot në këtë narkoregjim, në këtë diktaturë autoritare janë viktimat më të shumta dhe më të pafajshme se kujdesi i parë dhe më i madh do jetë për ta.

Se me pagesat për fëmijët dhe minimumin jetik, asnjë fëmijë nuk do jetë i kërcënuar në Shqipëri. Jo!

Jo vetëm fëmijët, por nënat, merr fund gjysmërroga me lejet e lindjes. Rrogë e plotë për të gjithë periudhën.

Të rinjtë shqiptarë, PD me programin e saj ka vetëm një qëllim dhe ndër më kryesorët, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri.

Por që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, ata duan studime, duan punësim, duan strehim.

Ne zotohemi në përparësi absolute në qëndrimin ndaj tyre.

Fermerët, që tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata të cilët japin 20 përqind të prodhimit të këtij vendi dhe marrin vetëm 0.19 përqind sikur të ishin skllevër të shekullit të 19-të, do kenë mbështetje dhe subvencionet e shtetit të nivelit më të lartë, katër-pesë herë më të larta të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon.

Pa dyshim, ekonomia në vizionin tonë do të jetë themeli i programit.

Miq, ne themeluam në Shqipëri ekonominë e tregut.

Ne bëmë shumë gjëra për lirinë e tregut.

Ne jemi forca politike e barrës fiskale më të ulët në Evropë dhe do mbetemi të tillë.

Ne do shkatërrojmë ekonominë e tregut dhe do rivendosim ekonominë e tregut.

Edi Rama me lobistët e tij të korruptuar përpiqet ta qortojë, pse flasim për narkoekonomi, pse flasim për narkoshtet.

Cilitdo shqiptari të ndershëm, cilitdo miku të Shqipërisë i kërkoj njerëzisht të kontrollojë, në cilin shtet në planet euro dhe dollari kanë thyer qafën më shumë, kanë rënë për tokë më shumë? Mund të mendojnë se ajo është Kolumbia. Mund të mendojnë se është Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqipëria! Shqipëria e Rama-Dushkut, ka një rënie 32% të euros dhe dollarit. Një goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vetëm 17%.

Ne insistuam dhe u thamë miqve, partnerëve tanë se Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Dhe ua faktuam! Janë dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video që tregojnë shëmtinë e farsës elektorale në Shqipëri. Ne nuk tërhiqemi!

Ne do u faktojmë miqve tanë, se kjo është një narkodiktaturë, se ekonomia e Shqipërisë po shkatërrohet nga droga, se treguesi i ndërtimit, tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, është tregues i kokainës, se kullat që shihni në Tiranë janë monumente të shëmtuara të kokainës dhe drogës. Pra, edhe këtë betejë do e fitojmë ne!

Dhe këtë betejë nuk e bëjmë vetëm për veten tonë. Jo! Këtë betejë e bëjmë për çdo qytetar të lirë të Europës dhe të botës. Po po! Shqipëria është eksportuesi kryesor i krimit. Është eksportuesi i parë i kanabisit.

Shqiptarët e Edi Ramës, të lidhur me Edi Ramën, janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Europa… nga Amerika Latine në Europë. Ata kontrollojnë portet e Durrësit, kontrollojnë vendin. Ata marrin vendime për gjithçka. Zero tolerancë! Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar. Kudo që ndodhet, në Tiranë, në Shqipëri, në Ekuador, në Bolivi, në të katër anët, në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe kudo!

Këto banda, këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryejnë ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. A e kemi faktuar ne këtë? E kemi faktuar ne këtë.

Ne në qeverisjet e mëparshme në 18 muaj i vumë para ligjit bandat më gjakësore. Ai fat i pret!

Dje më thoshte një mik, një publicist i njohur amerikan me interesa shumë të veçanta në rajonin… Si do t’ia bëni? Si do t’ia bëjmë thashë? Po ta themi, thashë. Në 2005 e shpallëm si zotim kryesor zero tolerancë ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetarët, qytetarët më pyesnin, po me se do i luftosh këto banda?

Dhe unë u përgjigjesha, me policinë! Dhe tani prapë po të më pyesin, me policinë them prapë.

Atë kohë, i them mikut tim, tre katër oficerë të lartë të policisë më kërkuan takim. Erdhën në zyrë dhe më thanë zoti kryeministër ne këtyre banditëve u dalim përballë shumë mirë. Por kemi vetëm një kërkesë. Urdhëro, u them unë. Kur ne ta nisim betejën, askush mos na pengojë.

Shikoni miq se cili ishte politika.

Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë. Po! Shtëpia do pastrohet! Shtëpia do pastrohet! Dhe unë ju jap fjalën pasi të pastrojmë policinë nga narkotrafikantët, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtarë ka mes tyre, që janë të gatshëm t’i bëjnë zap këta kriminelë kudo që janë dhe kriminelët me kollaro që i frymëzojnë ata.

Ripërtëritja jonë është lufta kundër korrupsionit. Ne do bëjmë çdo gjë për zbatimin… ligjin e konfliktit të interesit që Edi Rama e ka përjashtuar.

Do bëjmë gjithçka për transparencën.

Miq, ku jemi sot?

Ju jeni dëshmitarë se 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë prej tyre autostrada, tunele, superstrada e të tjerë. Të jemi të sinqertë, i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ato i ndërtuan. Po pse i ndërtuan ato, mendoni ju se unë diskriminoja shqiptarët? Jo kurrë! Po sepse ato sillnin ofertat më të mira dhe garantonin. Dhe ky ishte interesi i qytetarëve shqiptarë.

Shikoni rrugët e tyre të ndërtuara 13 vjet më parë dhe rrugët e kashtës së Rama-Ballukut se si shemben njëra pas tjetrës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit të zyrtarit dhe kryeministri ta mbrojë atë.

Edi Rama mbron dosjen e tij. Edi Rama nuk mbron Lubinë, Edi Rama nuk mbron Lindat e tij se s’i ka për gjë asnjëra as tjetrën. Po mbron krimet e tij.

Tani, dua t’i them këtu. Ti mendon se i mbylle dosjen, po ne ato dosje s’t’i mbyllim kurrë! Jo absolutisht kurrë!

Tani… Edi Rama, beteja jonë do të jetë ajo që s’ke pa ndonjëherë. Je kapur si plaçkitës, si grabitës i votës. Je kapur si hajduti i pasurive publike dhe fondeve. Ke zero legjitimitet, zero legjitimitet, zero legjitimitet!

Ripërtëritja sigurisht është vizion. Por ripërtëritja është modernitet. Ne nuk e duam ripërtëritjen për veten tonë. Ne e duam atë për të ripërtërirë Shqipërinë.

Ndaj dhe ne, nga ky kuvend vendosim të ripërtërijmë Partinë Demokratike, ta ripërtërijmë, të modernizojmë Partinë Demokratike.

Ta shndërrojmë atë në partinë e të gjitha praktikave me të gjitha teknologjitë më të mira. Shikoni miq, e patë avatarin, Skënderbeu.

Çfarë ju erdhi në mendje? Sigurisht që Skënderbeu të frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, se po ta marrim këtë heroin tonë, të gjithë kombet kanë heronj. Po ky heroi ynë e ka një mesazh që nuk e ka asnjë komb tjetër.

Mesazhi i tij është që edhe i vetëm mos u dorëzo. Se ai fitonte betejat. Po, po e lamë me një anë këtë. Ta lëmë me një anë tani rikthehemi te avatari. Tek Skënderbeu avatar. Unë kushtova 100 dollarë, 100 euro. Diella, 4 milionë.

Shikoni miq, përdorimi i tmerrshëm i teknologjisë për të vjedhur këta nga Edi Rama dhe organizatat e tij kriminale. Jo, ne do përdorim teknologjinë për transparencën më maksimale. Do përdorim inteligjencën artificiale, dixhitalizimin, blockchain, në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarit, në mënyrë që t’u përgjigjemi sa më shpejt, sa më saktë kërkesave të panumërta të qytetarëve dhe t’i japim fund sagës së mundimeve të tyre që i detyron ata të largohen nga Shqipëria.

Ndaj edhe ne atë që do bëjmë në Shqipëri nesër po ta bëjmë sot në veten tonë. Do modernizojmë partinë tonë. Dhe ky është një kusht, po një kusht tjetër është organizimi.

Partia Demokratike për t’u ripërtërirë ka nevojë për një riorganizim të plotë. Instituti Republikan, dhe unë e falënderoj me këtë rast drejtorin rajonal të këtij instituti me shumë mirënjohje, ka përgatitur një platformë të shkëlqyer të organizimit të Partisë Demokratike.

Së bashku do ta jetësojmë atë platformë në çdo aspekt të saj. Partia Demokratike është partia e seksionit, është partia e seksionit, partia e seksionit.

Ndaj edhe ne rikthehemi tek seksioni për fuqizimin e tij. Për fuqizimin e tij. Për armatosjen e tij me mjetet më të fuqishme të teknologjisë bashkëkohore në mënyrë që të përmbushë detyrat e tij.

Në këtë ripërtëritje dhe organizim, ne do bëjmë çdo gjë të hapim partinë drejt vlerave në të gjitha nivelet. Por do bëjmë një diçka tjetër shumë të rëndësishme, duke njohur problemet tona, defektet tona.

Ku janë? Ne duhet të ridimensionojmë me shpejtësi rolin e të rinjve dhe grave në Partinë Demokratike. Të rinjtë janë energjia, të rinjtë janë forca, të rinjtë janë gjithçka e çmuar për çdo forcë politike. Gratë janë shumica.

Shumica jo vetëm numerike. Jo, jo. E thashë një ditë në një mbledhje. Dua ta pranojmë, duhet të pranojmë realitetin. Janë shumica intelektuale e kombit sot. Lexoni testin e PISA-ss. Ka 15 vite që ai kuja e tyre del më e lartë se e burrave. Po çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se aty është një potencial i jashtëzakonshëm për t’u vënë në shërbim të shoqërisë. Dhe ne duhet të shohim pak si e kemi punën që nga ky kuvend. Duhet të shënojmë kthesën.

Duhet të ridimensionojmë rolin e grave, rolin e të rinjve dhe të vazhdojmë.

Të ecim të sigurt drejt objektivave tona.

Kilometri i fundit nuk është një kilometër i lehtë. Jo se them që është i lehtë. Në maratonë të gjithë e dinë se cila është pesha e kilometrit të fundit.

Por nuk ka kilometër më frymëzues se ai. Kur ke arritur aty, kur ke arritur aty në kilometrin e fundit, bota duket e jotja.

Ndaj edhe ne në këtë kilometër të ndërmarrim çdo vendim, çdo masë për ripërtëritjen e partisë.

Miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë lokomotivë e proceseve integruese dhe i numëruam më parë cilat kanë qenë.

Shiko çfarë arritëm ne. Ne, edhe nga izolimi, edhe mbrapa, me dritën e të vërtetës në duar dolëm që opinioni, jo vetëm opinioni publik me media po e po, por edhe opinioni zyrtar ndërkombëtar të ketë një qasje realiste për Shqipërinë.

A i patë ju, a i lexuat raportet e Parlamentit Europian dhe të DASH-it? Ato nuk i kemi shkruar ne. Ato i mbajnë të gjithë spektrin europian, por ato janë çështje që i kemi ngritur ne. Ato janë çështje që i kemi mbrojtur ne.

Edhe unë dua t’ju them këtu se ne qëndrojmë gardianë, ne qëndrojmë të pamposhtur në përpjekjen tonë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ylli ynë polar është integrimi europian i Shqipërisë. Por ky integrim, i cili në të cilin një peshë të veçantë të madhe ka faktori gjeopolitik, dhe ne e respektojmë, ai është një realitet, është një faktor natyror. Ky integrim ne besojmë se duhet të bazohet para së gjithash në meritë, në meritë, në meritë. A kërkohet nga Shqipëria dhe vendet që duan të integrohen kushte dhe kërkesa që cenojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendeve?

Absolutisht jo. Përkundrazi. Kërkohen kushte dhe kërkesa që i bëjnë këta qytetarë më të lirë, sepse kërkohet të respektohen të drejtat e tyre. Që i bëjnë këta qytetarë më të begatë, sepse kërkohet të respektohet liria ekonomike, të funksionojë ekonomia e tregut, të funksionojë ligji.

Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Dhe jo me fjalë. Se po të pyesësh këtu, unë i përshëndes raportet që kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

I përshëndes se absolutisht… ju them vetëm një moment, ju lutem. Të kthehemi pak, të shkojmë në Himarë. Të shkojmë në Himarë ditën parazgjedhore bashkiake. Cilat ishin zërat dhe pozat shtazarake të Edi Ramës për të denigruar në shkallë ekstreme Fredi Belerin?

A i mbani mend apo jo? Po nuk ka shqiptar që i pranon ato.

A mund të pranohen ato? Ti imitosh kafshën për të denigruar një kandidat. Dhe ky… jo ne minoritetet i respektojmë. Çfarë respekton mor? Ti respekton vetëm xhepat e tu dhe të familjes tënde dhe paratë që vjedh me familjen tënde e asgjë tjetër.

Ndaj dhe ne, do ta shtojmë në çështje, e kemi pasur yll polar, dhe ju garantoj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me përkushtim të madh do të ndërmarrë një seri nismash, me të cilat do të çojnë në ligje të gjitha kërkesat e raporteve të Parlamentit Europian dhe ODIHR-it, në përputhje me interesat e opinionit publik shqiptar.

Dua të përshëndes deputetët e Partisë Demokratike për qëndrimet e tyre. Ju siguroj se ata janë dhe do mbeten zëdhënës të shkëlqyer të interesave tuaja dhe të qytetarëve shqiptarë në Parlament.

Të dashur miq, ky Kuvend mbaron sot.

Dhe ju nga ky Kuvend, njerëzisht ju lutem, përveç entuziazmit, para së gjithash të merrni mesazhin e tij:

Ripërtëritje, ripërtëritje, ripërtëritje!

Ky mesazh mbart në vete shpresën e pashuar të shqiptarëve.

Shpresa është forcë, forca është shpresë! Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

Kryeministri kroat mesazh në Kuvendin e PD-së: Suksese mikut tim Berisha, ndajmë të njëjtin orientim pro evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një video mesazhi, lideri kroat e cilësoi kreun e PD-së Sali Berisha si një mik të vjetër, duke i uruar suksese.

 

Ai theksoi se ata ndajnë të njëjtin orientim pro evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Kuvendin e demokratëve.

Plenkoviç tha gjithashtu se gjatë një Forumit të IDU-së në Zagreb javë më parë bisedoi me Berishën për reformimin e partisë.

“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale. Të gjitha të mirat nga Zagrebi.”, tha kryeministri kroat. Panorama

Kuvendi Kombëtar i PD-së, ish-kongresmeni amerikan: Asgjë nuk e shkatërron një komb më shumë se korrupsioni

Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar të PD-së garantoi mbështetjen për PD-në dhe Shqipërinë për të rrëzuar “tiraninë e qeverisë Rama” ashtu siç bën me komunizmin.


“Ne qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje dhe si një popull konservator dhe si popull që e duam lirinë, ne do t’ju mbështesim. Ashtu sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri“, tha ai.

Në fjalën e tij, McEwen citoi Moisiun, duke theksuar se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, sipas tij, udhëheqësit duhet të kenë frikë Zotit.

Së dyti, McEwen theksoi se Zoti i tha Moisiut se njerëzit duhet të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta apo nga ndershmëria.

“Asgjë nuk e shkatërron një komb sa korrupsioni. Ne kemi nevojë për persona të ndershëm në poste drejtuese, dhe pikërisht këtë i ka ofruar këtij kombi kjo parti”, shtoi ai.

Ish-kongresmeni amerikan tha më tej se demokratët ofrojnë liri dhe jep mundësi që të hapësh biznese, kurse në socializëm, pushteti merre nga njerëzit.

Bob McEwen: Shumë faleminderit. Është privilegj që të ndodhem sot këtu me ju. Vij nga Shtetet e Bashkuara dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqve tuaj, përfshirë edhe kolegët në Kongres. Kryetari i koalicionit të Shqipërisë mendon për ju vazhdimisht dhe rregullisht, sepse marrëdhënia që ka krijuar Shqipëria për kauzën e së drejtës është e përhapur kudo në botë. Restoranti im i preferuar shpronësohet nga një shqiptar.

E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët. Por ç’është më e rëndësishmja, kam qenë i privilegjuar të jem në Tiranë në shkurt të vitit 1991, kur njerëzit vendosën të zëvendësojnë monumentin e një diktatori. Populli i madh shqiptar kishte jetuar nën çizmen shtypëse të socializmit për një kohë kaq të gjatë sa nuk mund të ecte përpara. Kur e rrëzuan monumentin, bazamenti i tij u shkërmoq.

Unë mora një prej kësaj cope mermeri, e çova në shtëpi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vendosa mbi tavolinë. Dhe shumë shpesh njerëzit më pyesnin: çfarë e ke këtë mbi tavolinë? Dhe unë shpjegoja se kjo tregon se kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë, të totalitarizmit, lufton për liri, dhe kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë.

Ishte një koalicion i përbërë prej drejtuesve konservatorë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, që e çoi Shqipërinë në NATO. Dhe e gjithë bota e sheh Shqipërinë si një mike dhe si një aleate. Vendet e tjera të Evropës vazhduan të ndiqnin shembullin e Shqipërisë dhe të lidershipit të vetë konservator.

Përsa u përket kushteve, duhet ta pranoj se jam më i madh në moshë se shumë prej jush, dhe ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për Partinë Demokratike. Në vitet ’80 kishte nevojë për Partinë Demokratike. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si një tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë, dhe Shqipëria filloi të ecte përpara.

Dhe në ditët e mëtejshme, unë dua t’ju lë me një koment: se Moisiu, tek Shkrimet e Shenjta, tha se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, duhet t’i kenë frikë Zotit. Ka një konkurrencë ndërmjet atyre që mendojnë se janë vetë Zoti dhe atyre që e pranojnë se ne duhet të kthejmë drejtimin nga Zoti. Dhe kur kërkon Zotin, ti ndërton një familje, ndërton një komb.

Së dyti, Zoti i tha Moisiut: ti do që njerëzit të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta, ose ndryshe nga ndershmëria. Dhe asgjë nuk e shkatërron një komb si korrupsioni. Ti ke nevojë për persona të cilët janë në poste drejtuese dhe janë të ndershëm, dhe pikërisht këtë i ka ofruar këtij kombi kjo parti.

Dhe më pas vazhdon: do njerëz në pozicione zyrtare dhe ata të mos duan t’ju grabisin të tjerëve. Dhe ka dy mënyra për ta arritur këtë: së pari, nëpërmjet lirisë, ku ti krijon pasuri, kur ti i jep mundësinë që të hapësh biznese dhe bekon popullin; kurse në socializëm, ti përdor pushtetin për t’u marrë njerëzve, dhe kur i merr atij personi, ai zvogëlohet.

Dhe pikërisht kjo është lufta që ne në Amerikë, kudo në botë, vazhdojmë të përballemi me këtë konkurrencë. Kemi nevojë për persona të cilët janë të angazhuar për lirinë, për krijimin e pasurisë, jo për shfrytëzimin e pushtetit të shtetit për t’jua marrë atyre që e krijojnë atë. Prandaj pikërisht këtë ka bërë kjo parti për shumë vite. Pikërisht këtë ka bërë edhe kryetari i kësaj partie për shumë vite.

Dhe prandaj, ndër plot vende që mund të vizitoja dhe plot popuj që mund të shikoja, nuk ka një popull tjetër për të cilin unë të ndihem më tepër krenar sesa pikërisht ky popull. Ne qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje dhe si një popull konservator dhe si popull që e duam lirinë, ne do t’ju mbështesim. Ashtu sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri.

Zoti ju bekoftë!

gsh

Referendum kundër Paketës së Maleve dhe ligjit për Investitorët strategjikë- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” nis aksionin për mbledhjen e 100 mijë firmave

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur sot nga puna për mbledhjen e 50 mijë firmave për dy ligje, Paketën e Maleve dhe atë të investimeve strategjike. Bëhet fjalë për 50 mijë firma për secilin prej dy ligjeve. “Shqipëria bëhet” ka ndërmarrë këtë nismë, të cilës duket se shumë qytetarë po i përgjigjen thirrjes, ndërsa kjo iniciativë po mbahet në Sheshin Skënderbej.

Nënkryetarja e kësaj lëvizjeje, Dorina Prethi në një prononcim për News24 tregoi se këto firma më pas do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet zbatimi i referendumit te populli.

“Ka nisur me shumë interes nga qytetarët. Ata kanë ardhur të përgatitur për të firmosur për të dyja ligjet. Kërkojmë të shfuqizohet ligji për paketën e maleve dhe atë për investimet strategjike. Ndaj lind e drejta e referendumit. Ne duam që këta qytetarë të dëgjohen dhe që këto dy çështje të shkojnë në referendum.”, tha ajo.

Trajtimi hormonal i personave transgjinorë, Këshilli Ndërfetar kërkon transparencë për udhëzuesin: Nevojitet debat i gjerë publik

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar publikisht lidhur me miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me Urdhrin nr. 304, datë 28 prill 2026. Përmes një deklarate zyrtare, Këshilli Ndërfetar shprehet se çështje të tilla, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Sipas deklaratës, çdo protokoll ose ndërhyrje mjekësore me pasoja afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme ligjore dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të publikojnë bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që ka justifikuar miratimin e tij, bazën juridike mbi të cilën mbështetet vendimmarrja, si dhe kriteret që kanë çuar në përfshirjen e personave të mitur në këtë rregullim.

Në deklaratë ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi bazën ligjore që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke argumentuar se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat për këtë kategori. Këshilli vlerëson se, për shkak të natyrës komplekse të trajtimeve hormonale dhe pasojave të mundshme afatgjata, është i domosdoshëm një debat i gjerë kombëtar me pjesëmarrjen e ekspertëve të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, së drejtës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në pjesën përmbyllëse të deklaratës, Këshilli Ndërfetar rithekson qëndrimin e komuniteteve fetare që përfaqëson, sipas të cilit identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore. Për këtë arsye, institucioni shpreh rezerva dhe shqetësime ndaj ndërhyrjeve mjekësore që synojnë ndryshimin e karakteristikave biologjike gjinore, duke i konsideruar ato në kundërshtim me traditën fetare dhe vlerat mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar shoqëria. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson se misioni i tij mbetet mbrojtja e dinjitetit njerëzor, familjes, rendit moral dhe interesit publik, ndërsa u bën thirrje institucioneve për përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore shoqërore.

DEKLARATË PUBLIKE

Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:

Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;

Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;
– Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;
– Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.

Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti.

Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë.

Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore.

Bordi i Presidencës KNFSH


Send this to a friend