E pashe tek u lekund dhe ra.
Kalimtari i pare aty prane nje djalosh rreth te 35 me pantallon te shkurtera i dha ndihmen e pare.
Nena , nje grua e moshuar e thinjur mbetur ne lekure te reshkur mezi frymonte.
Djali e mbeshteti mbas vetes dhe me shishen e ujit qe i solli nje bukuroshe nga lokali ngjitur po mundohej t’i freskonte fytyren.
Nderkohe u lajmerua ndihma e shpejte.
NENA u permend pak. Vazhdonte te shtrengonte nje qese plastike me vetem dy kokra domate dhe nje portofol te vjeter.
Kur erdhi ambulanca dhe i dha ndihmen e pare në plot fjalet e hedhura degjova dialogun e shkurter :
– Ku banon nena !
– Tirana e re…. bir.
– Ke njeri ? Femije ? Shtepi ?
– Eh…femijet jane jashte o bir..
– Atehere ku deshiron t’ju çojme nena.
-Ku te doni…. ku te doni… Ti ma njeh djalin mua….ma njeh besoj….ai …….
U var e gjitha mbi barele me ca gjysma fjalesh pa kuptim dhe u zhduk brenda makines ne rruget gjithe pluhur te Tiranes ku asfalti digjte ne 40 grade.
Bz 24