Shefi i sektorit, Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas zbulimit të skandalit se denigronin figurën e drejtuesve të policisë përmes portalit Shqipnews.info.
Vendimi për përjashtimin e tyre është marrë ditën e djeshme, sapo ka mbërritur njoftimi i Policisë së Tiranës për arrestimin e tyre për mashtrim kompjuterik.
Selimi është ende në kërkim nga uniformat blu, ndërsa zyrtarja tjetër e AMP-së Regina Omeri është arrestuar.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe gazetari Ervis Hasanbega, i cili publikonte lajmet e rreme të porositura nga Selimi për të denigruar figurën e drejtuesve të Policisë, ndërsa kërkonte të bëhej drejtor. sn