“Ecrire, c’est aussi ne pas parler. C’est se taire. C’est hurler sans bruit.”( Duras)
Fotoja është e manipuluar…
Më poshtë vijon zbërthimi im që i kam bërë thënies së Duras…
Kur shkruajmë nuk flasim ,por kemi mundësi të heshtim….të mos lodhemi duke lëshuar zë.Të mos rrudhosemi duke çvendosur lëkurën sipas tingujve në artikulim ose zërit të sforcuar që na lëndon.
Kur shkruajmë flasim me veten,flasim me secilin që kemi krijuar në laboratorin e mendjes…dhe dimë vetë nga ta çojmë historinë…
Kur shkruajmë….matemi dhe ndrrojmë dhjetëra herë fjalitë që të mos bien rëndë tek tjetri dhe ne të ngjajmë sa më të qetë dhe pse fortuna është zhytur në brendësi të vetes.
Kur shkruajmë flasim e bërtasim pa shqetësuar njeri…
Kur shkruajmë e dimë mirë,se nuk na dëgjon askush,nuk presim reagimin e tjetrit,nuk jemi të detyruar të largohemi të mërzitur e të na rrijë mendja gjithë ditën se çfarë biseduam ndoshta pak me tone të larta.
Kur shkruajmë kemi mundësi të vendosim muzikë të qetë në sfond dhe të përpunojmë vrullin e nervave që një bisedë të çon në ndarje.
Kur shkruajmë flasim e bërtasim pa shqetësuar njeri…
Prandaj ndoshta preferoj të shkruaj më shumë dhe të mos shqetësoj njeri me nervin tim.