Kur fëmijët kalonin pranë një shtëpie të vjetër rrugës për në shkollë, ata gjithmonë fërkonin shkopinjtë e tyre në kangjellat e saj dhe kënaqeshin me tingujt që lëshonin. Pronari i moshuar, i cili prej kohësh shqetësohej nga zhurma, e kishte menduar mirë zgjidhjen. Në vend që t’i qortonte, ai iu thirri:
-“Fëmijë, zhurma që bëni është shumë e bukur, do t’ju jap një dollar në ditë nëse vazhdoni kështu”.
Kështu ai u jepte fëmijëve një dollar në ditë. Në javën e dytë ai i thirri përsëri fëmijët:
-“Fëmijë, paratë e mia janë pakësuar, unë mund t’ju jap vetëm pesëdhjetë cent në ditë.
Pas tri javësh, plaku i thirri përsëri fëmijët, për herë të fundit:
-“Fëmijë, për fat të keq nuk kam para, kështu që nuk mund t’ju jap më!”
Fëmijët: – “S’ka para, s’ka zhurmë!!!”.
Kështu ata ndaluan së fërkuari shkopinjtë në kangjellat e shtëpisë.