Një mësues solli tullumbace në shkollën e tij dhe i dha nga një secilit nxënës. Pastaj i urdhëroi që secili të shkruajnë emrin në tullumbacen e tij, t’i linin në dysheme dhe të largoheshin nga klasa. Pasi dolën, ai u tha: “Keni 5 minuta kohë që secili të gjejë tullumbacen që mban emrin e tij. ” Nxënësit hynë brenda dhe kërkuan, por 5 minutat mbaruan dhe askush nuk kishte arritur të gjente të tijën.
Tani mjeshtri u tha atyre: “Merrni nganjë tullumbace dhe jepjani të zotit të emrit që ai ka shënuar”.
Pas pak minutash secili nxënësit kishin në dorë tullumabcen me emrin e tij.
Më në fund mësuesi tha: “Nxënës, tullumbacet janë si lumturia. Askush nuk do ta gjejë atë vetëm duke e kërkuar. Ndërkaq, nëse të gjithë kujdesen për të tjerët, ata shpejt e gjejnë atë që i përket.”❣❣❣