Tish Daija lindi në Shkodër nga një familje artizanësh. Ende pa hyrë në shkollë u bë pjesëtar i korit françeskan.
Në moshën 10-vjeçare mori pjesë në bandën muzikore “Antoniane” të drejtuar nga Prenkë Jakova dhe filloi të luajë në klarinetë, saksofon dhe në instrumente të tjerë.
Krijimtaria e tij zuri fill në moshën 13-vjeçare. “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, ‘’Sylarushe”, “Natën Vonë” (foto) janë disa prej këngëve të realizuara prej tij, ende mjaft popullore.
Pasi mbaroi studimet në vitin 1946, u emërua mësues muzike në Vlorë. Në vitin 1956, u diplomua si kompozitor. Daija dha një kontribut të madh dhe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ku punoi për 6 vjet me radhë.
Në vitin 1962, u emërua në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore, ku organizoi një sërë koncertesh brenda dhe jashtë trojve shqiptare.
Për të gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, iu akorduan titujt “Artist i Popullit” dhe “Profesor”.
Natën vonë N’bulevard’ kalojmë të qeshur Bashkë e nalt yjet ndrijnë.
Para nesh shohim agimin se për ne Nisjet e re mes shokëve, Mes shoqeve.
Bashkë ne, Ecim netëvet vargjet e poetëve tanë. Na ecim netëvet të jetëve Të dy bashkë. O natën vonë.
Rri në dhomë, Sa shiu bie fort E n’qiell shkrepëtin.
Me kanë fol të ndahem teje, Por me vlon n’krahnor një ndjenjë, Që më pushton, që më frymëzon
Bashkë ne, Ecim netëve…
Natën vonë Ja përsëri kalojmë të qeshur bashkë E nalt yjet ndrijnë.
Në krahnor na vlon një ndjenjë Qe na bashkon. La la ra la la, la la ra la la Natën vooooooonë!.