NJoftim për shtyp nga Misioni i Izraelit pranë OKB në Gjenevë
“Më shumë se 900 izraelitë të pafajshëm të vdekur.
Mijëra mbeten të plagosur. 260 të vrarë në një festival muzikor. 100 të vrarë në një kibuc të vetëm.
Megjithatë, Komisioneri i Lartë nuk mund t’i quajë këto akte barbare terrorizëm. Ai nuk mund t’i dënojë ata që kryen sulmet si terroristë.
Komisioneri i Lartë flet për një fuçi baruti. Megjithatë ai nuk përmend se kush e ndezi atë.
Ai nuk përmend se të shtunën, mbi 1500 terroristë të Hamasit hynë në Izrael, vranë brutalisht qindra qytetarë tanë me gjakftohtësi dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë.
Ai nuk përmend se më shumë se 4000 raketa janë lëshuar pa dallim ndaj civilëve izraelitë nga Gaza.
Kjo nuk është një situatë që “luhet herë pas here”. Kjo është një masakër e paprecedentë e izraelitëve të pafajshëm dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet nga një brutalitet i tillë.
Izraeli synon vetëm aftësitë terroriste në Gaza, ndërsa Hamasi po përdor popullsinë lokale dhe pengjet në Gaza si mburoja njerëzore.
Përgjegjësia e plotë për situatën në Izrael dhe në Gaza bie mbi Hamasin dhe Xhihadin Islamik, dy organizata terroriste të mbështetura nga regjimi iranian.
Këto sulme i kujtojnë popullit hebre pogromet.
Dëshmitë e të mbijetuarve na kujtojnë ditët më të errëta gjatë Holokaustit.
Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë e qartë. Ai duhet të flasë qartë. Ai duhet t’i quajë këto akte barbare që ndodhën gjatë fundjavës, akte terrorizmi. Ata që kryen këto akte duhet t’i quajë terroristë. Ai duhet të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që mbahen robër në Gaza