Trëndafili është trëndafil
Dhe ka qenë përherë i tillë.
Por teoritë e sotme thonë
Se edhe molla është trëndafil,
dardha dhe kështu me radhë
Mbase edhe kumbulla po mendoj.
Vetëm një zot e di
Kush do të dalë nesër trëndafil.
Ti natyrisht je një trëndafil,
por ke qenë gjithnjë e tillë.
.
Do të doja që zogu të fluturonte larg
Jo pranë shtëpisë sime gjithë ditën e gjatë.
.
Ia rraha duart që nga dera e shtëpisë
Që të kuptonte se s’kisha më durim
.
Gabimi duhet të jetë pjesërisht në mua
Sepse zogu e ka në natyrë për të kënduar.
.
Dhe sigurisht ka diçka që nuk shkon
Kur të shkon mendja edhe këngën ta ndalosh.