Dy policë zbulojnë se këpucët e krokodilit kushtojnë shumë, ndaj japin dorëheqjen dhe nisen për në Afrikë. Ata marrin me qira një kanoe dhe shkojnë përgjatë lumit. Papritur ata shohin një krokodil që noton gjithë qejf, njëri polic zhytet dhe pas një beteje të tmerrshme më në fund e nxjerr nga uji. Mirëpo, shoku i tij e shikon dhe i thërret: – Sa fat i keq, nuk ka këpucë, hidhe përsëri në ujë.
Pas pak gjejnë një krokodil tjetër: njëri zhytet, lufton deri në vdekje, por, pasi e mposht, shoku i tij i thërret:
– Ehhh, çfarë fati i keq! Edhe ky është zbathur, hidhe përsëri brenda!
E njëjta skenë përsëritet disa herë derisa të dy vendosin të heqin dorë nga sipërmarrja dhe të kthehen në Itali. Kthehen te komandanti dhe i thonë:
– Komandant, fatkeqësisht shkoi keq, duhet të kthehemi në profesionin tonë!
– Sigurisht, por pse dështuat?- i pyet komandanti
– Fakti është se ne gjetëm shumë krokodilë në ujë, por të gjithë ishin zbathur, pa këpucë!!
Komandanti qesh dhe më pas thotë:
– Por ju jeni vërtet budallenj! Më falni, nëse do të ishin duke u larë në lumë, duhet t’i kishin lënë këpucët në plazh, apo jo?!!!