Sot miku im dhe veprimtari kombëtar Abas Fejzullahu ma dërgoj nga Zvicra pjesën e dytë të librit për “Masakrat serbe në trojet shqiptare 1945-1999”. Abasi për gjashtë dekada me radhë po jep kontribut kombëtar. Si në shaka i thash mikut tim Abasit se nuk është e lehtë ta kesh mikun e keq i cili jo vetëm që të ngarkon që ta bartësh librin dy kilogramesh nga Kosova në Zvicërr por edhe t´ia dërgosh me postë. Abasi mu përgjigj se e kam për nderë bartjen e librave të tillë enciklopedik, që ndriçojnë Maskarat serbe në trojet shqiptare. Kjo ma kujton kur në Prishtinë e morëm ISBN dhe Barcodin e librit “E Djathta Shqiptare 6 “dhe atdhetari Emin Fazlia me bëri një kërkesë shumë interesante. Pasiqë udhëtonim se bashku nga Prishtina në Prizren për një Akadami shkencore për Masakrën e Tivarit në Famullinë e Velezhës ai me tha se dua ti bartë paustat ku ishte libri bashkë me ISBN dhe Barcodin nga Prishtina në Prizren. Me erdhi keq për shkak të moshes që kishte, por nuk ja prisha deshirën bacës Emin Fazlia. Ai ishte i gëzuar tejmase që më në fund po del në dritën e diellit edhe veprimtaria atdhetare e nacionalistëve shqiptar. Përmes kësaj shkrese i njoftojmë të gjithë studiuesit që kanë studime të botuara në këto dy libra enciklepedik se librat mund ti merrni te nënkryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit” dr.sc.Besim Morina në Kosovë.Kurse për shperndarjen e pjesës tjetër do t´iu njoftojmë me kohë për promovimet që do ti organizojmë për këto libra nga 15 gushti 2023 e deri më 30 shtator 2023.