Me ne fund nje lajm i madh,
Beri bashke roze edhe blu,
Rriten rrogat deputetet
Dhe ministrat gjithashtu.
Hej ç’gezim qe ka ne popull,
Shyqyr qe erdhi kjo dite,
Hedhin valle kendojne kenge,
Pensioniste e invalide.
Kenge e valle Shqiperia,
Derdhet gezimi si lume,
Nga ata me asistence,
Deri tek ata pa pune.
Dhe per trimat e kuvendit,
Qe çajne qiej e çajnë dete,
Me ne fund erdhi momenti
Te mendojne edhe per vete.
Po te shohesh statistikat,
Dhe te themi te verteten,
32 vite rresht,
Veç per popullin u treten.
32 vite rresht,
S’kam arsye te genjej,
Per te gjithe i rriten rrogat,
Dhe vet mbeten fukarenj.
Kudo ku u shkeli kemba
Ata nuk na mbajne sekrete,
Per shkak te fukarallekut
E marrin buken me vete.
Pa dieta pa makina,
Per popull u doli xhani,
Deputet kaq shume te ndershem,
S’ka Evropa dhe Ballkani.
Dhe te majtet dhe te djathtet,
Serish me draper ne dore,
Sa do marre nje deputet,
Si marrin 20 punetore.
Me ne fund nje lajm i madh
S’qe rrufe ne qiell blu,
Rriten rrogat deputetet,
Dhe ministrat gjithashtu.
Autori : Poeti “ Ismail Xhaferi “