Pasi disa sondazhe në SHBA tregojnë se kolegu i tij i partisë ka më shumë mbështetje, Trumpi për “Washington Post”, tha se vendi i lindjes së Cruzit është “çështje e rrezikshme”
UASHINGTON – Kandidati kontrovers republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Donald Trumpi kritikoi kolegun e tij nga rradhët e republikanëve Ted Cruz, i cilët gjithashtu është në garë për kandidat të mundshëm. Ai tha se fakti që Cruzi ka lindur në Kanada mund të jetë e rrezikshme në drejtim të kushteve që janë të domosdoshme për zgjedhjen e presidentit.
Pasi disa sondazhe në SHBA tregojnë se kolegu i tij i partisë ka më shumë mbështetje, Trump në një intervistë për “Washington Post”, tha se vendi i lindjes së Cruzit është “çështje e rrezikshme” që mund të paraqesë problem në lidhje me kushtin që “presidenti i SHBA-ve duhet të jetë i lindur në territorin e këtij vendi”.
Komentet