Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se ndihet i irrituar nga mbështetja e pakuptimtë që Rita Ora ka dhënë për Erion Veliajn. Sipas Buzhalës, Rita Ora nuk i lexon lajmet për Shqipërinë, por duhet të jetë ndonjë sekser që e ka marrë dhe i ka thënë, hajde të përfitojmë diçka.
Buzhala është shprehur se Rita Ora nuk jep mbështetje për 100-200 mijë euro, por po flasim për miliona.
‘Gjasat janë që po flasim për shifra miliona. Rita Ora nuk jep mbështetje për 100-200 mijë euro, mendoj unë. Nuk e kam asnjë fakt, po e përsëris, prap po folim me një llogjikë të shëndoshë. Shtrojmë një pyetje me sa euro do ta kishte mbështetur një kandidat në Londër, kandidatin e qytetit të Londrës.
Këto gjëra nuk bëhen falas, këto gjëra bëhen me lek, ose me përfitime të lejeve të ndryshme, e kam thënë me pak batutë, por ndoshta nuk është edhe krejt batutë, me të bo edhe me një incenerator. Është e turpshme kur përdoren këto emra për qëllime të ulëta politike, posaçërisht për një kryetar siç është Erion Veliaj, i cili e gjithë Shqipëria e di që nuk është i pastër në kuptimin financiar.
Është i përfshirë në leje të ndryshme ndërtimore, është i përfshirë në inceneratorët, në shumë vepra të tjera, prandaj nuk e di se kush e ka këshillu, por nuk besoj asnjë çmim, pa marrë parasysh sa i lartë mund të jetë çmimi për këtë mbështetje, do të ja kishte vlejtur në rrethana normale, tha ndër të tjera Berat Buzhala në SYRI TV.