RUBRIKA: Krijues të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, të vlerësuar në Mitingun e Poezisë.
Skënder Buçpapaj (1953,Tpla,Tropojë) Botoi librat me poezi: Zogu i Bjeshkës ( 1973),
Poezi (1986), Frikë nga atdheu (2009), Jubileu i shiut të çmendur(2017).
Konsiderohet poet i shquar i poezisë bashkëkohore shqipe. Merret me publicistikë, studime letrare, skenar dokumentarësh etj.
Ka fituar çmimin jubilar të Mitingut të Poezisë të 55 me radhë, në vitin 2019, me librin Jubileu i shiu të çmendur.
Poezi të Skënder Buçpapaj:
Retë e bardha
Do të qajnë për mua
Me lotët e drenushave
Bjeshkët do të dënesin
Me ofshamat e pishnajave.
.
Pasardhëset e Evës
Janë bimë hijedashëse.
E para e tyre
Përvojën e parë e mori nga pema e mollës
E cila u vesh me gjethe në pranverè.
Gjarpri apo gjarpërushja
Kishte pjesën e vet në hije sikurse vetë Eva
Por nuk kishte pjesë
Në krimin biblik.
.
Krojeve
U ka fluturuar trupi
Dhe u ka mbetur shpirti
Etjen time e shuaj
Veç me helmin tim.
.
Njerëzit
Në njëshkolona milingonash
Ndjekin njèri tjetrin
Duke i marrë erë
Sekush hedh hapin
Në vendin bosh që lë
Hapi i tjetrit
Në një ritual
Pa fillim dhe pa fund.