Pas shumë vitesh larg, aktorja Justina Aliaj, e cila mban titullin ”Mjeshtre e Madhe” iu rikthye skenës sepse teatri është gjithçka për të. Personazhet thotë se i ka si rruazat në karrierën e saj, i luan me dashuri, pasion por nuk mund ta fshehë momentet e zhgënjimit dhe mosmirënjohes me të cilat u përball në kthim, prapa skenave të teatrit.
Nuk toleron nga disiplina dhe puna rigoroze për ta realizuar sa më mirë, edhe atëherë kur rrethanat në prapaskenë nuk janë të favorshme. Në maj Justina Aliaj u ngjit në skenë e veshur me rrobat e Zonjës Pernelë në komedinë “Tartufi”, të regjisorit Erion Kame. Muzikën e e gjeti vajza e saj, por askush nuk i tha as faleminderit. Së fundmi në nëntor në skenën e teatrit Metropol në dramën shqiptare ‘20 vjet, 2 javë e 2 ditë” me regji të Stefan Çapalikut ajo luajti në një skenografi vetëm 2 metra.
Një skenografi që s’i linte shumë hapësirë veprimi. “Një dekor i ngritur nga ai që bën rolin e regjisorit, që në fakt nuk është regjisor, por ka vullnetin e mirë ta bëjë këtë punë. Dekori ishte roli kryesor për të dhe ai mundohej që gjithçka tia dedikonte dekorit.” Ftohtësinë dhe pashpirtësinë e atyre që janë prapa skenës e ktheu në forcë për të realizuar rolin.
“Ka qenë një përplasje eksperience, realiteti.” thotë ajo.
Në një intervistë për emisionin “Pro Art” në Channel One, Justina Aliaj ishte e drejtëpërdrejtë për të treguar atë çfarë ndodh prapa skenës, “sepse jeta nuk është shumë e gjatë dhe ti nuk mundesh të dalësh të luash rrenash me njerëzit ndërkohë që gjithçka është sterrë, ose pothuajse gjithçka është sterrë”.
Gazetarja: Marrëdhënia me aktorët është e rëndësishme. Si jeni komportuar pasi personazhi mbart një dramë të madhe dhe personazhi nuk ishte i lehtë?
Justina Aliaj: Më kanë respektuar dhe jam munduar t’i respektoj. Sa i takon komportimit në skenë, këto janë disa gjëra që dhe publiku e kupton që unë kam mënyrë tjetër pune dhe ato kanë mënyrë tjetër, ose disa nga ata. Jam munduar të gjej të mesmen dhe ia kam dalë. Siç duket role të tilla diametralisht larg njëri tjetrit më kanë ndihmuar edhe në punën që bëj për të përgatitur rolin. Më kanë ndihmuar më ftohtësinë dhe pashpirtësinë e tyre. Kjo ishte një plus, për mua. Shkollat tona janë ndryshe dhe unë i gjej ndryshe. Por kur ke marrë rolin s’ka më shkollë ndryshe, por bëji hysmentin. Unë kurrë nuk do të mendoj se më kanë gjetur punë unë jam i duhuri për punën.
Gazetarja: Publiku e merr rolin të gatshën sikur çdo gjë e bën regjisori. Në fakt aktorët jetojnë me personazhe e tyre, ndërsa regjisori merret me të gjithë elementet e shfaqjes. Si je ndjerë ka qenë e lodhshme?
Justina Aliaj: Po ka qenë e lodhshme në të gjithë drejtimet qoftë unë që punoj me rolin qoftë ata që punojnë me mua. Shpesh herë në shpirtin tim lënë për të dëshiruar, atëherë unë marr vetë përsipër dhe punoj pa ndihmën e askujt, vetëm me forcën time e të kolegëve.
Gazetarja: Në skenë vihet re një skenografi në miniaturë simbolike. Si ka ndihmuar kjo skenografi aktorët?
Justina Aliaj: Në fakt dekori në këtë rast ka qenë, mesa kam kuptuar nga ai që bënte rolin e regjisorit, që në fakt nuk është regjisor, por ka vullnetin e mirë ta bëjë këtë punë. Dekori ishte roli kryesor për të dhe ai mundohej që gjithçka tia dedikonte dekorit.
Po të më pyesje mua më dëmtonte pak sepse nuk më jepte hapësirë në atë skenë 2 metër siç e patë dhe ju. Ndonëse më pëlqen shumë si skenë, por dhe atë pak vend e kishte zënë dekori. Dekori ishte interesante, gjetje e bukur, pse jo, por nuk mendoj se duhej të rrinte gjithë kohën në skenë.
Gazetare: Artistë të rinj, si je ndjerë në komportimin mes brezave?
Justina Aliaj: Ka qenë një përplasje eksperience, realiteti. Ndryshe punoja, totalisht ndryshe punonin ata. U gjenda përpara një fakti të tillë. Nuk bëri një çarje të madhe. Nuk do doja të ishte ashtu. Do ta dëshiroja të ishte mënyra e punës që kam unë, por nëse nuk e gjej atëherë duhet të kemi të mesmen e artë, që duhet t’i jap frymëmarrjen të bëjë atë që do të bëjë ndërsa unë nuk toleroj nga e imja, bëj rolin tim.
Gazetarja: Simbolika e orës fliste për kohën ia keni dhënë ju?
Justina Aliaj: Detajin e orës Salvatore Dali ia kam dhënë unë është një detaj që bërtet për mirë. Jam e kënaqur që e kam dhënë unë
Gazetarja: Ndonjëherë regjisorët ndihen të lumtur dhe të ndihen një lloj bashkëpunimi kur elementët sugjerohen nga aktorët.
Jo gjithmonë, por s’ka problem.
Gazetarja: Pse jo gjithmonë?
Justina Aliaj: Sepse ti je ti, unë jam unë ai është ai. Secili ka mënyrën e tij për ta respektuar mendimin apo për ta falenderuar mendimin që të jep. Ka të tjerë që ta merr mendimin e thotë tani nuk më duhesh më.
Gazetarja: Tani po akuzoni më duket
Justina Aliaj: Nuk po akuzoj njeri sepse gjithkush në jetë e has këtë. Ka njerëz të tillë ka breza të tillë, ka jetë të tilla që njeriu i ka provuar. Jam e gëzuar që kam ditur të jap atë detaj.
Gazetarja: Tek “Tartufi” keni pasur dorë tek muzika
Justina Aliaj: It’s ok. Ka për të ndodhur gjithmonë. Muzikën e ka gjetur vajza ime dhe më vjen keq që ata nuk kanë qenë aq mirënjohës.
Gazetarja: Sepse muzika është element i rëndësishëm
Justina Aliaj: A të thashë më përpara ta merr e të thotë ik tani. As emri nuk i është vendosur tek posteri. As nuk i është thënë faleminderit. Nuk ka, problem ne jemi artisë unë prapë nëse më kërkon ndihmë i jap ndihmë në atë që di.
Gazetari: Artisti duhet të ndihet i vlerësuar. Ju duhet të mirëpriteshit edhe si një mjeshtre e madhe. A ke ndjerë atmosferë pozitive gjatë punës?
Justina Aliaj: Jo më të shumtën e rasteve jo. Nuk përbën ndonjë problem sepse kam hequr më keq por nuk mendoj se është ide e mirë ta bësh tjetrin të vuajë. Do ia lëmë kohës por mendoj që xhelozia vazhdon
Gazetarja: Je kaq e drejtëpërdrejtë…
Justina Aliaj: Duhet me u shprehë sepse jeta nuk është shumë e gjatë dhe ti nuk mundesh të dalësh të luash rrenash me njerëzit ndërkohë që gjithçka është sterrë, ose pothuajse gjithçka është sterrë. Nuk më duket e udhës të gënjej të tjerët, por dhe në radhë të parë veten.
Media duhet me qenë më bujare jo duke gënjyer por duke thënë të vërtetën
Gazetar: Dua të lexoj një pjesë shkrimi: “Justina Alija në një personazh të mbuluar nga afër. Mosha e duhur, pamja e duhur, qëndrimi i duhur. Në dialekt të vet. Një vlerë e shtuar pjesës. Një rikthim i saj në vëmendje të publikut me një plotësi të këndshme”
Vetëm kaq në një faqe të tërë gazete pse ne duhet ti kushtojmë kaq rëndësi elementëve të tjerë të shfaqjes kur themi gjithmonë është figura e aktorit pesha kryesore në një dramë?
Justina Aliaj: A ta përkthej unë për spektatorin çfarë do të thotë kjo thënie.
Ky është mendimi i Stefanit që mua më vjen keq që e ka, të njëjtin mendim ka dhe gazeta.
Thotë se flet gjuhën e Shkodrës, pra nuk ke bërë asnjë mundim për këtë. Thotë që moshën e ke atë që ke realisht, pra as për këtë s’ke bërë asnjë mundim. Këtë do të thotë ai që e ka shkruar. Nuk e di pse s’ka thënë këndon dhe për këtë është këngëtare. Kjo është mënyra për ta denigruar aktorin për të mos thënë të vërtetën sepse nuk është kështu. Ke derdhur djersë. Thuaj ke bërë keq por mos thuaj këto fjalë se këto janë denigrim për punën e një aktori.
/Ora News/
Komentet