Janë shumë figura të pushkatuara nga regjimi diktatorial që kanë shpëtuar hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, po ashtu edhe shumë personalitete të arratisur që diktatura i kishte shpallur tradhëtorë. Të shpresohet që në këtë Muze të zbardhet edhe e vërteta.
—————
Voal.ch – Sot në Tiranë u shpall konkursi për muzeun “Besa”, që do t’i kushtohet historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ky muze nuk do të ekspozojë vetëm imazhe filmike por do të jetë një destinacion për të gjithë atë që duan të informohen për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë shqiptarët për hebrenjtë në një kohë të vështirë për ta.
Në qytetin e Vlorës ndodhet një muze i hebrenjve.
Ndërsa kësaj here në Tiranë do të ndërtohet një vepër arkitektonike e kombinuar mes një shtëpie tradicionale dhe një monumenti kulture që do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës, e historisë, e artit, e librit hebraik dhe që pritet edhe bashkëpunim me qeverinë e Izraelit.
Ky muze në zemër të Tiranës do të jetë një destinacion i ri i kryeqytetit për ata që duan të mësojnë për këtë faqe të ndritur të historisë të Shqiptarëve.
Janë shumë figura të pushkatuara nga regjimi diktatorial që kanë shpëtuar hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, po ashtu edhe shumë personalitete të arratisur që diktatura i kishte shpallur tradhëtorë.
Të shpresohet që në këtë Muze të zbardhet edhe e vërteta.