Don Lazer SHANTOJA Don Ndre ZADEJA Prek CALI


GJIMNAZI I SHTETIT “29 NANDORI” Vritet 17 vjeçari BARDHOSH DANI 1949
■“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë). Me këto fjalë i drejton kerkesen Ministrit të Mbrendshëm Mehmet Shehut, në 1949, kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, i porsa ardhuni krimineli i njohun Hilmi Seiti.
“Mbrojtja ma e madhe e nacionalizmit, ishin gjoksët e shkodranëve”
GINO BERRI
“Rrethimi i Shkodrës”
Tetor 1912 – Prill 1913
■Shteti, jeta, kultura, arti dhe sporti, zanafillën e tyne deri në ditët tona e kanë nga burimet dhe gurrat e pashterrëshme të Shkodrës.
Një Shpirt i pajisun me atë edukatë, kulturë e art, që merrej në gjimnazët fetare dhe laike të Shkodrës, përsonifikonte até që sot bota moderne e thrret vetëm me një emën: NJERI.
■Këte e verteton edhe Emni i Ingj. Ludovik ZOJZIT, (1910 – 1944) që projektoi Vorrezat e Rrëmajit në Shkoder. Në vitin 1944 vritet nga komunistët në Tiranë…
■VATIKANI ASHT SHTETI I PARË QË NJOFTI SHTETIN SHQIPTAR NË VITIN 1920.
1945 – 46 GJIMNAZI I JEZUITVE
SHKODER

MARK çUNI (1920 – 1945)
ASHT DEMOKRATI I PARë Që U PUSHKATUE Në 1946,
Në ZALLIN E KIRIT Në SHKODER.
“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.
DON MARK HASI (1920 – 1981) ASHT I MERTHYEM PER TAVOLINË ME THIKË NGA HETUESI NESTI KOPALI (Shkoder 1946)
Në gjyqin e dytë në vitin 1968, Don Marku ka thanë: “Shkodra Herojt e saj, do të vij dita dhe Emnat e Tyne do t’i daltojnë në gur…”

NDUE PALI (1903 – 1945) Prof. QEMAL DRAÇINI (1922 – 1947)
15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: “Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve! Të fala familjes.
Në Zallin e Kirit Shkoder. Prokurori (Aranit Çela)
Prof. Kol Alimhilli më ka thanë: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin shqiptar.” (Shkoder, 1958).
●At Pjeter Mëshkalla ka thanë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (F.R. “At P.Mëshkalla S.J.”).
SHKRIMTARËT SHQIPTARË TË NDALUEM PER STUDIM NGA
DIKTATURA KOMUNISTE ME APROVIMIN E “AKADEMISË”:
“Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit!” (Enver Hoxha “Shenime për Lindjen e Mesme”) Një mendim që sot ka pushtue edhe Akademinë e Shkencave Antishqiptare!
E per fatin e keq të Shqipnisë, me këta tradhtarë kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga diaspora Shqiptare prej Amerikës dhe deri këtu n’ Australi. Këte fakt e provojnë sot programet shkollore që kanë perjashtue ajken e kultures sonë kombtare, e që janë:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun…
Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y…), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj…
■Shkrimtarët dhe “Akademikët” tanë sot thonë: “Ata që u shemben… U shemben..!” Dhe, shembja e plotë u perfundue me “Revolucionin Ideologjik e kultural të 1967”! Vula ju vue në vitin 1972 !
SHKODER, RRëMAJI, 11 NANDOR 1990, ORA 11.00…
●Don Simon JUBANI rrëzon “perden e hekurt” të komunizmit në Shqipni!
●Shkodra asht Flamurtare e Demokracisë! Me 14 JANAR 1990 u ba demostrata e parë antikomuniste per rrëzimin e bustit Stalinit në Sheshin qendror të Shkodres…
●Në Janar 1991, formohet në Shkoder BSPSh…,
“Shoqata e të Persekutuemëve Politik”…
SHKODER, 25 PRILL 1993…
PAPA GJON PALI II DHE NANë TEREZA E SHQIPNISë…
VIZITOjnë SHKODREN MARTIRE…
“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Papa Gjon Pali II
Shenim i Autorit F.R.:
●Falnderoj Fototeken “Marubi” per botimet e fotografive të nevojshme historike dhe
Studjon “Angjelin Nenshati” Shkoder. Autori.
Melbourne Janar 2023.
PER SHUMë MOT FESTEN E FLAMURIT !
Vlonë 1912… (Grafikë nga F.Radovani. 1962)
●28 NANDOR…“…STAFETA: Të Parët tonë na e dorzuen të ndezun flugun (zéllin) e Atdhedashunisë lidhë me Flamur; në vrap na e dorzuen e të bamë féle-féle (copa-copa)…
Çka kishte me thanë brezi i ri që po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuem atij gjithnjë në vrap Visarin e Shénjtë?!.. Prej të Parëve pritëm një Shqipni të Lirë!…
Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!…” At Pjeter Mëshkalla SJ. (Botue: 1933).
Melbourne, Janar 2023.
Komentet