●Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhé e Fé”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat…sot, as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij, me Shqipen dykrenare mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!

●Banda e Bashkisë së Shkodres… ●Në vitin 1912 asht luejtë ndeshja I e futbollit…
●Në fillim të vitit 1900, në shtëpijat katolike të Shkodres, kishte 28 pianoforta…
●Shkollat e jezuitëve dhe të fretenëve kishin edhe teatro të vetat
●Figura të shqueme botnore…

Kisha e Vaut të Dejës… Biblioteka dhe Muzeu i Fretenëve… Kisha Katedrale…
■Në vitin 1920 Vatikani asht Shteti i Parë që ka njoftë Shtetin Shqiptar.
●Biblioteka Françeskane ishte ma e pasuna në Shqipni…
●Muzeu ishte vepra madhshtore e Ilirisë së “nendheshme”, nga At Shtjefen Gjeçovi…
Shkodra Mbas vitit 1944… Mos e HARRONI KëTE DERë ! HISTORIA EDHE PERSëRITET !

●Dera e burgut të Kishës së Fretenëve në Gjuhadol…
●Në vitin 1946 në Shkoder kishte:
1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme. (Seksioni Katolik)
2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
3. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
4. Konvikti “Malet tona”.
5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
7. Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
8. Shtëpia e Ulqinakut.
9. Kuvendi i Motrave Servite.
10. Kisha e Motrave Servite.
11. Shkolla e Çelës.
12. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
15. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
16. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
17. Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku internonin).
18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
21. Shtëpia e Guljelm Sumës.
22. Shtëpia e Sandër Saraçit.
23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
Komentet