Ditën e Dielë me 18 Dhjetor, në sallën moderne të Qendrës Kulturore “Nënë Terëza”, u organizua “Darka e Kastratit” me rastin e Krishtlintjeve. Kjo Darkë Festive u organizua nën kujdesin e Shoqatës Kastrati me qendër në Michigan. Ky aktivitet ishte shpadhur me kohë nga kjo Shoqatë dhe u vu re pregatitja e gjithanshme në organizimin e saj. Dyert e Sallës u hapën në oren 7 të mbrëmjes dhe ceremonia e hapjes filloi në orën 8. Darka u hap me hyrjen ceremoniale të flamujve shqiptar dhe amerikan të shoqëruar me tupan nga artisti Arsid Ceka dhe grupi i valleve të Kishës Zoja Pajtore. Në vazhdim u kënduan hymnet shqiptare dhe amerikane.
Aktiviteti u moderua nga aktivistja Suzana Burgaj Gjelaj, e cila në fjalën e hapjes tha: “…Kishte kohë që kastratasit nuk ishim mbledhur, dhe duhet që të mblidhemi më shpesh, dhe ja ku jena prapë në traditën tonë të festimit të festave bashkë, në traditën tonë të kangës, valles dhe të qefit”.
Grupi i valleve të Kishës Zoja Pajtore nën drejtimin re koreografes Joli Paparisto, performoi disa valle tradicionale shqiptare, të cilët me veshjet kombëtare, tingujt dhe harmoninë e kërcimit, ja shtuan hijeshinë Darkës.
Merrnin pjese, famullitari i Kishës Zoja Pajtore, dom Ndue Gjergji, përfaqësuesi i Shoqatës Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj, drejtori i Televizionit ACTV, Arben Spahia dhe ekipi ti tij. Kishte ardhur nga Bajza e Kastratit, drejtuesi i ekipeve të grupmoshave të ndryshme të futbollit qytetar Nderi i Malesise së Madhe , Ndue Rranxburgaj, gazetari Zef Përgegaj dhe drejtori i disa platformave ne rrjetet sociale, Prel Popaj. Asistuan në organizimin e Darkës aktivistet më të reja të Shoqatës Kastrati, Dora Gjekaj dhe Angela Lumaj.
Dom Ndue Gjergji, i uroi Shoqatës Kastrati suksese të mëtejshme dhe theksoi se edhe kjo shoqatë duhet të jetë një hallkë e çmueshme në kontekstin dhe tablone e kombit dhe të komuniteti shqiptar në mërgim. Dom Ndou i thirri të pranishmit që në paqe dashuri dhe mirëkuptim me njëri tjetrin ti kamojmë këto festa të Krishtlindjeve dhe vitit të ri. Më pas, dom Ndue Gjergji tha një lutje dhe bekoi Darkën.
Në vazhdim të ceremonisë, fjalën e mori kryetari i sapozgjedhur i Shoqatës Kastrati, z. Valentin Lumaj i cili në fjalën e tij mbasi falenderoi Kastartasit për besimin e detyrës së re, ju drejtua të pranishmëve: “…kjo detyrë është e përbashkët, ju jeni Shoqata Kastrati, pa ju asgjë nuk mund të realizojmë. Nuk mund të rri pa falenderar bashkëpuntorët e mij, me të cilët po i japim jetë dhe rrugë kësaj Shoqate: Gjon Kacaj, Pjerin Prekaj, Ylli Gilaj, Petrit Dodaj, Lush Marinaj, Sokol Kalaj, Arben Nerhati, Ndoc Lumaj, Ben dhe Kol Burgaj, etj…në mbi 600 vjet histori te shkruar, Kastrati i ka dhënë kombit shqiptar heronj që kanë sakrifikue jetën për trojet shqiptare, artistë, gjuhëtarë, këngëtarë sportistë dhe figura të ndritura të nivelit kombëtar. Mbas një konsulte të Kryesisë së Shoqatës Kastrati, është vendosur që sa herë që të mblidhen kastratasit, ti vlerësojnë dhe nderojnë bijtë e vet ma të mirë. Sonte do të vleresohen me Mirënjohje kater bij të Kastratit, dy që nuk jetojnë dhe dy veteran të komunitetit shqiptar në Michigan. Kjo traditë do të vazhdojnë dhe çdo darke të Kastratit, do të nderojmë edhe figura të tjera të kastratit që janë shumë.
Më pas u bë ceremonia e dorëzimit të katës Mirënjohjeve për:
1- Të ndjerin Vasel Pjetër Doda, aktivist i shquar pwr shumë vite i komunitetit shqiptar në Michigan, mirënjohje të cilën e mori i biri i tij, Gjokë Dodaj.
2-Artisti i këngës, i ndjeri Nush Zef Malaj, (Biq Buçi), mirënjohja u mor nga i biri i tij, Can Biqi.
3-Aktivistin dhe themeluesin e Shoqatës Kastrati, z. Nikoll Veshtaj, I cili udhëtoi nga Florida mbas ftesës së Shoqates.
4- Aktivistin dhe vetëranin e Kishës dhe komunitettit shqiptar në Michigan, Ndoc Pashko Lumaj.
Po ashtu, Shoqata Malësia e Madhe me qendër në Shkodër, drejtuar nga z. Ilmi Kurti, kishte dërguar një dekoratë Mirenjohjeje për aktivistin z. Valentin Lumaj.
Mirënjojet u dorëzuan nga famullitari Dom Ndue Gjergji dhe veterani Gjon Kaçaj.
Më pas, folësi i rastit, ish kryetari i shoqatës së Përndjekurve Politikë, z. Kaçaj në fjalën e tij bëri një përmbledhje të shkurtër të historisë së Kastratit dhe ceku disa momente pikante të cilat kanë lënë shenjë në historinë e Kastratit.
Darka vazhdoi me këngë dhe valle të trevës së Malësisë së Madhe dhe të tjera. Argëtuan të pranishmit, kangëtarja e mirënjohur, mbesa e Kastratit, Albina Nrejaj, nën shoqërimin e muzikantit Elvis Tërshana dhe DJ Luciano Malaj, djali i Bajzës Kastratit. Drejtuesit e Shoqatës Kastrati shpërndanë bluza me logon e re të Shoqatës, ndërsa përfaqësuesi i Tvalb, z. Elton Mata dhuroi disa pajisje për shërbimin falas të programeve që ofron kjo platformë. Ushqimet dhe pijet tradicionale shqiptare ishin të bollshme dhe Darka vazhdoi dhe u mbyll në harmoni dhe sukses të plotë.
Komentet