Mos rri larg meje as dhe një ditë të vetme, sepse,
sepse, unë s’di si ta them: një ditë është tepër,
e do të qëndroj duke pritur si në stacione boshe,
kur trenat janë parkuar e po flenë diku tjetër.
.
Mos shko gjëkundi qoftë dhe një orë, sepse
në atë orë do bashkohen pikat e vogla të makthit
dhe ndoshta i gjithë tymi që po lyp një shtëpi
do të vijë zemrën time të humbur ta vrasi.
.
Kurrë silueta jote mos u shkriftë plazhit,
kurrë qepallat e tua mos gjetshin prehje,
mos u largo, zemër, nga unë as një grimë çasti,
.
se atë herë aq larg do të jesh prej meje
sa unë do të kalëroj botën krejt duke të pyetur
a do të kthehesh apo do më lësh duke vdekur.
Komentet