Ajo
E shenjta
E embla
E shtrenjta jone
Nuk eshte me.
Gjithçka e saj
U godit
U shemb
U rrezua.
Hiret e bukura
Copash tashme
Renkojne
Nden rrenoja
Nden germadha
Nden pluhur.
Pas
Pameshirshmeris
Se shperthimit
Vargjet naimjane
Lapidar te atdhetarizmit:
“Ti Shqiperi me jep nder
Me jep emrin shqipetar…”
Te trembur
U ngjiten lart ne qiell.
Monologu
Shekspirian i Hamletit:
“Te rrosh apo te mos rrosh…”
Mbeti varur
Mbi kangjellat e oborrit.
“Po marr guximin
te ju shkruaj,
Çdo deshet me
vec shpirtit tim…”
Letra e Tatjanes per Onjeginin
Zhubravitur ngeci
Ne deget e nje akacie.
“Prane sofres i pangrene
Prane dijes i panxene…”
Vargjet e te madhit Nol
U ngjeshen mbi asfalt
Nga rrotat e nje betoniere.
“Tabela e Mendelejevit”
Renkon dhimbshem
Nden rrenoja.
Po ligjet e Njutonit
Xhoul Lencit,
Teorema Pitagores
C’u ben?
Bashke me te tjere
Dhunshem
Presion i pompave
Te ujit
Drejt pusetes
se nje kanali i shtyu.
Ne derrasen e zeze
Bere copash
Pa zgjidhur mbeti
Derivati i tg 3 x-it.
Oh ore te pafundme
Mesimi, provimesh…
Pune laboratorike
Eksperimente.
Palestra e fiskultures…
Ku humben
Zerat gazmore
Te djemve dhe vajzave
Qe gjallerine e obortit
Ne orarin e pushimit
E ngjitnin shkalleve
Deri neper klasa?
Po shtrengimi embel
Fshehurazi
Nen bange i dy duarve,
Bashke me puthjen
Ne fund te koridorit
Ku do te kene
Perfunduar valle?
Shkolla jone.
Gjimnazi yne
Zerat tane entusiaste.
Keng’e vajzave te klases
Ne pushimin midis oreve.
Nuk do te ndihet me.
Koll’e thate e profesorit
Te matematikes
Nuk do jehoj me koridorit.
Po komentet mjeshterore
Te Zysh Ferialit
Kush do t’i mbaj shenim?
Zysh Nafi
Zysh Eglantina
Nuk do te na e mbushin
Me klasen
Plot me rreze drite
E yllesie.
Po neve
Kush do te na e mbushe
Boshllekun
Qe do te na lere
Mungesa
E te shenjtes,
E te embles
Dhe
Te te shtrenjtes tone?
Komentet