Këtë e kërkon një komision i Këshillit të Shteteve, sipas të cilit është i nevojshëm edhe shfrytëzimi i hapësirave të mëdha të hapura të rajoneve alpine.
VOAL- Për të kapërcyer problemin e furnizimit me energji elektrike në Zvicër, është duke u konsideruar një zgjerim i detyruar dhe i shpejtë i fotovoltaikëve, si në zona të mëdha të jashtme – veçanërisht në rajonet alpine – ashtu edhe në ndërtesa. Kjo është rruga përpara për të adresuar mungesën e energjisë, sipas Komisionit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Energjisë të Këshillit të Shteteve. Këto masa do të diskutohen në seancën e vjeshtës të punës në dhomat federale.
Energjia diellore është burimi i energjisë që mund të japë një përgjigje të paktën pjesërisht për mungesën e frikshme të energjisë elektrike në muajt e dimrit, sipas Komisionit, i cili me gjashtë vota kundër dhe gjashtë pro (vendimtari ishte ai i presidentit ), vendosi që nga viti 2024 të gjitha ndërtesat e reja të pajisen me panele fotovoltaike: detyrimisht.
Ndërkaq, një vendim tjetër kaloi unanimisht, i cili gjithsesi tashmë ka skandalizuar dikë: lejimi i ndërtimit të objekteve të mëdha në natyrë, veçanërisht në zonën e Alpeve, duke lënë në hije ndikimin e tyre mjedisor.
“Është e rëndësishme të jemi në gjendje të peshojmë interesat e ndryshme në rrezik – tha presidentja e Komisionit, socialistja Elisabeth Baume-Schneider – Në fotovoltaikët malorë ekziston vërtet mundësia e rakordimit të çështjeve si mbrojtja e biodiversitetit dhe prodhimi i energjisë, aktualisht vërtet thelbësore”.
“Është e qartë se nuk është kështu…”, reagon nga ana e tij valeziani i gjelbër Christophe Clivaz, anëtar i komisionit homonim të Këshillit Kombëtar dhe gjithashtu anëtar i Këshillit të Fondacionit të Fondacionit Zviceran për Mbrojtjen e Peizazhit. Fotovoltaikët alpinë si zgjidhja e mrekullueshme, kjo tashmë është e diskutueshme… është atëherë e pakuptueshme që nga njëra anë injorohet totalisht ndikimi i këtyre sistemeve në territor dhe nga ana tjetër nuk jemi gati të zgjerojmë detyrimin e panele tek ndërtesat ekzistuese”, vijon ai.
Rritja e energjisë diellore
Debatet për mungesën e frikshme të energjisë, ndërkohë, duket se kanë efekte pozitive në zhvillimin e energjisë diellore, e cila po përjeton rritje të paparë në Zvicër. Zyra Federale Zvicerane e Energjisë vlerëson rritjen e tregut prej të paktën 50% deri në fund të vitit 2022. Sipas statistikave të energjisë diellore të publikuara në mes të korrikut, ndërtimi i impianteve të reja fotovoltaike në Zvicër u rrit me 43% në vitin 2021, duke arritur në 686 megavat . Gjithashtu, në vitin aktual është parashikuar ndërtimi i impianteve për prodhimin e 900-1000 megavat shtesë.rsi-eb
Komentet