Intervistë e Kryetarit të ri të LAPSH Avokat Liburn Mehmetaj tek RTK
Liburn Mehmetaj ka lindur më 1991 në Prishtinë dhe është rritur e shkolluar në Zvicër. Prindërit e tij, Nexhmije dhe Nezir Mehmetaj, kanë ushtruar veprimtari 30-vjeçare në shkollën shqipe në kantonin Jura si dhe në nivel qendror në Zvicër.
Liburn Mehmetaj ushtron profesionin e avokatit që nga viti 2016 në Gjenevë dhe ka diplomuar në bachelor dhe master në Universitetin e Friburgut, si dhe ka përfunduar një master të dytë në Universitetin e Los Angeles-it (UCLA) me bursë të shtetit amerikan (Fulbright). Liburni është rritur në frymën e LAPSH-it, në përbërje nga “trekëndëshi pedagogjik” (nxënës, prind, dhe mësues), së pari si nxënës i shkollës shqipe, si djalë i mësueses së gjuhës shqipe në kantonin Jura, dhe tash si prind i një nxënëseje të shkollës shqipe në Gjenevë.
Në vitin 2018 LAPSH-i në Gjenevë ishte në gjendje kritike dhe Liburn Mehmetaj i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga kryetari i atëhershëm. Liburni fillimisht pranoi të vazhdonte në cilësinë e sekretarit dhe pastaj kryetarit. Ai vazhdoi me reforma të ndryshme që janë treguar të suksesshme (rritje e numrit të nxënësve, digjitalizim i administratës, regjistrim i nxënësve përmes internetit, komunikim në rrjete sociale, faturim dhe kontabilitet të automatizuar, zhvillim i një aplikacioni mobil, ku mësimdhënësit mbajnë ditar elektronik, kanë listat e nxënësve për secilën klasë në mënyrë qendrore, kanë qasje automatike në kontaktet e prindërve më pak se 1 minutë pas regjistrimit, dhe i vejnë notat në fund të vitit në këtë aplikacion).
Për më tej Voal.ch ju fton që të ndiqni intervistën e Liburn Mehmetajt tek RTK.
1 ) Po nuk i dole zot fjalës, mos e thuaj fare.
2 ) Ora mat kohën, e vitet matin moshën.
3 ) Zemra e lënduar lehtë shpërthen në lot.
4 ) Më lehtë shuhet zjarri, se sa bindet kokëkri . . .
Një sukses i shumëpritur për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare. “Shkodra elektronike”, një dyshe artistësh të rinj që i përkasin diasporës shqiptare në Itali, ka ndezur skenën . . .
Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur . . .
Barazimi i Servette ua dha titullin rinasve
VOAL- Tetë vjet pas suksesit të fundit, Bazeli u bë kampion i Zvicrës për herë të 21-të. Rinasit, të cilët fituan mbrëmë në Cornaredo kundë . . .
Një dekadë më parë e shkrova këtë shkrim me dhembje, pasi Kosova, edhe pse kishte përfunduar zgjedhjet, vazhdonte të mbetej pa Qeveri dhe pa Parlament për muaj të tërë.
Sot, më 10 maj 2 . . .
Këtë pranverë, qyteti i Basel-it do të mirëpresë Eurovision Song Contest 2025, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Europë. E veçanta për shqiptarët është se këtë vit Shqipëria për . . .
Në Zürich do të mbahet edicioni i 7-të i aktivitetit filantropik “Save a Life“, organizuar nga Action for
Mothers and Children. Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Rina Spah . . .
Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal dhe SHF. Fushë-Kosova (rezultat
1:1), ndodhi një incident i papritur dhe i dënueshëm. Në terren u shfaq Januz Faniqi, prind . . .
Rrëfimi i Jakup Halimit paraqet një dëshmi me rëndësi të veçantë për historinë e rezistencës
shqiptare në diasporë. Ai dokumenton me saktësi përvojat personale të një veprimtari të
hers . . .
Dokumentari “Kufiri i kuq – T’huej mes t’vetve!” është një vepër kinematografike me vlera të veçanta dokumentare dhe historike, që ri sjell në vëmendje një të vërtetë të dhimbshme të s . . .
Më 22 janar 1980, gazeta “Rilindja për fëmijë” botoi një letër të shkruar me dorë, thuhet nga fëmijë të sëmurë të shtruar në Repartin e Pediatrisë në Prishtinë. Letra i drejtohej shok . . .
Xherdan Shaqiri i Zvicrës feston pasi shënoi golin e parë të ekipit të tij gjatë ndeshjes së futbollit të grupit G të Kupës së Botës midis Serbisë dhe Zvicrës, në Doha, Katar, 2 dhjetor . . .
Komentet