Në kopshtet e një prej parqeve të qytetit është një burrë që sheh një tjetër të përkulur në tokë duke ngrënë bar. Afrohet dhe e pyet: “Ju lutem, çfarë po bën?”.
Tjetri i përgjigjet: “E shihni, unë jam shumë i varfër dhe tmerrësisht i uritur, nuk kam as një euro dhe në vend që të vdes apo të vjedh, ha bar”.
Zotëria preket dhe i thotë: “Kjo është e tmerrëshme! Eja me mua, të ftoj në shtëpinë time”.
Dhe tjetri: “Do të doja të vija, por edhe gruaja ime është në të njëjtën situatë”.
Zotëria mendon pak dhe më pas i thotë: “Sa mirë; ne gjirokastritët jemi një popull bujar… sillni edhe gruan tuaj”.
“Ju falënderoj nga zemra, por kam edhe dy fëmijë dhe edhe ata vuajnë nga uria…”.
Gjirokastriti mendon edhe pak dhe në fund, i qeshur dhe i gëzuar, thotë:
“Mos u shqetësoni, sillni edhe ata, se pas shtëpisë sime ka një fushë të tërë me bar një metër të lartë!”.
Komentet