VOAL- Mbretëresha Elizabeth II nuk do të marrë pjesë në meshën e falenderimeve të sotme (e premte) në Katedralen e Shën Palit të Londrës si pjesë e festimeve të Jubileut të Platinumit: një vendim i marrë pas një “të fikëti”, thotë Buckigham Palace, cituar nga BBC, çka flet për shqetësime të reja shëndetësore për sovranen 96-vjeçare, e cila feston shtatëdhjetë vjet në fron.
“Mbretëresha e pëlqeu shumë Paradën e së Ditëlindjes dhe Flypast, por ndjeu një shqetësim shëndetësor,” tha një zëdhënës i Pallatit, raporton Sky News. “Në funksion të udhëtimit dhe aktiviteteve të nevojshme për të marrë pjesë nesër në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit, Madhëria e Saj ka vendosur me ngurrim të mos marrë pjesë”, thuhet në deklaratë.
“Mbretëresha mezi priste të marrë pjesë sonte në ceremoninë e ndezjes së pishtarëve në Kështjellën Windsor dhe do të donte të falënderonte të gjithë ata që bënë sot një rast kaq të paharrueshëm.” rsi-eb

Komentet