WHAT A WONDERFUL WORLD
Pa çanta plot shkelqim e rrezellim
Makina qe frenojne bujshem, pa ato!
Me nje a dy cigare ne bisede
Pa perfeksion, burse apo aksion!
Pa twitter, likes pa numerim
Pa moshe, merzi, pa hezitime
Me hunde e floke te pa ndryshuar
Veten pa e lene t’me humbe!
Me shpirt ne dukje jo te ri ,
Duke guxuar me mos-guximin
Me moshen qe vrapon t’me munde
Shpesh e kap veten jashte mode!
Po jam rrethuar ama me miq
Te paktit ata, por te vertete!
Qe miqesine m’a falin heshtur
E te kerkojne kudo ne jete!
Qe aeroporteve me presin pa folur
Miq ku ti e ndjen vetveten
Qe i kerkon kur ata ikin
Duke t’i lene zemres nje peng…
Ndaj shpesh ne mendje seç me vjen
Jo rralle me vete fishkellej
Tingujt e shpirtit tim te lire
“Sa e bukur, e bukur” qe eshte kjo jete!
Inis A. Jorgo
( Cikli me poezi”Ajzberg” )
Komentet