Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi nisjen e protestave popullore kundër vjedhjes së pronave publike.
Berisha tha se bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka është shpallur investitor strategjik, ndërsa shtoi se edhe Butrinti i është dhënë vëllait të Damian Gjiknurit.
PD, tha Berisha, do të qëndrojë në mbrojtje të interesit të qytetarëve në Parlament dhe në rrugë.
“Shumë shpejt do të fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike dhe ju do ta shihni. Po e paralajmëroj tani. Kundër vjedhjeve të pronave publike sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Ju e morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike.
Datën e protestës do të merrni vesh të parët ju, por protesta do të fillojë. Në Butrint së paku del Gjiknuri, i vëllai i tij. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të interesave dhe të drejtave të qytetarëve në Parlament, në rrugë“, u shpreh Berisha.
Deklaratën Berisha e bëri gjatë homazheve përpara Kryeministrisë për 31-vjeçarin që humbi jetën brenda komisariatit të Kavajës, Ilvi Meta. syri.net
Komentet