Qeveria e RS-së ka kërkuar mbajtjen e një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS në të cilën do të diskutohen këto konkluzione
BANJALUKË – Qeveria e Republikës Serbe në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka vendosur që Qeveria e RS-së dhe të gjitha institucionet e këti entiteti të BeH-së, të ndërpresin bashkëpunimin me Prokurorinë, Gjykatën dhe SIPA-n (Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Siguri) e BeH-së, tha Dragan Lukaç, ministri i Brendshëm i RS.
Përveç kësaj qeveria e RS urdhëroi MPB-në e RS-së të ndaloj çdo hyrje dhe bastisje të institucioneve lokale dhe shtetërore të institucioneve të RS.
Në seancën e sotme të Qeverisë së RS është informuar për sjelljen e anëtarëve të SIPA në Novi Grad, kontrollit të ndërtesës së policisë, ndërtesën e administratës komunale dhe kompanitë e shërbimeve komunale në Novi Grad.
“Veprimi i pjestarëve të SIPA-s me kërkesë të Prokurorisë së BeH-së me urdhër të gjykatës së BeH-së përbën një shkelje të rëndë të bashkëpunimit ndërpolicorë, sepse me të njëjtin vihet në pikë-pyetje besimi në MPB, e cila deri më tani ka bashkëpunuar gjithmonë me agjencitë e sigurisë, Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së BeH-së”, tha Ministri i Brendshëm Lukaç.
Ai duke lexuar konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të qeverisë së RS tha se “Gjykata ka shprehur mosbesim të madh duke deklaruar se ekziston shqetësimi se objektet e hetimit mund të jenë shkatërruar ose fshehur edhe pse ata kishin mundur të bënin kërkesë që MPB e RS t’ju siguroj dokumentacionin në lidhje me këtë temë ose të dërgonin inspektorët e tyre për të inspektuar dokumentet”.
“Qeveria e RS thotë se sjellja e institucioneve kushtetuese të Gjykatës, Prokurorisë dhe SIPA është në kundërshtim me Kushtetutën e BeH-së dhe Kushtetutën e RS”, tha Lukaç.
Qeveria e RS-së ka kërkuar mbajtjen e një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS në të cilën do të diskutohen këto konkluzione.
Me urdhër të Prokurorisë së BeH-së në Novi Grad është zbatuar deri më tani operacioni më i gjërë për ndjekjen penale të krimeve të luftës në këtë rajon, kundër boshnjakëve në vitin 1992.
Janë arrestuar pesë të dyshuar, dhe janë kryer bastisje në katër lokacione. Është bastisur edhe ndërtesa e MPB-së, e cila po ruhet dhe kontrollohet nga SIPA. Siç u tha nga Prokuroria, nga liria janë privuar pesë të dyshuar: Ljuban Babiç (1962), Ranko Balaban (1959), Rajko Kralica (1968), Mirko Odzhiç (1960) dhe Milenko Brçin (1963).
Ata janë nën hetime dhe dyshohet se kanë kryer veprën penale të krimeve kundër njerëzimit. Aktivitetet po kryehen në kuadrër të lëndës në të cilën Prokuroria e Shtetit po kryen hetime për krimet e luftës të kryera në këtë rajon.
Komentet