Mbreme nje mik i perbashket i imi the i Kryetarit te Vatres Elmi Berisha me tha se Kryetari do te marre “masa disiplinore” ndaj meje nese une nuk e ndaloj kete aksion qe kam marre si nje “watchdog” mbrojtjen e Kanunores dhe te Vatres.
I pergjigjem Kryetarit “ruaju Beg se ka hendek”, nuk ke as TAGRIN e as KALIBRIN te me perjashtosh.
Kur them tagrin, duket qarte se Kryetari nuk e ka lexuar fare Kanunoren e Vatres. Kryetari e as Kryesia nuk kane tager te ndermarrin masa disiplinore në menyre absolute. Eshte Keshilli i Vatres me dy te tretat qe mund te perjashtoje nje dege, ndersa per antaret eshte kompetence vetem e degeve te Vatres.
Kur them nuk ka kaliber, e ftoj kryetarin te publikoje kredencialet e kualifikimit intelektual, dhe e pyes sa letra apo e-maile ju ke nisur kongresmeneve apo senatoreve per çeshtjen shqiptare, sa artikuj apo editoriale ke shkruar me doren tende per Gazeten Dielli, perveçse ke censuruar dhjetra shkrime te mijat per faktin e vetem sepse jam kritik i Edvin Rames dhe Lulzim Bashes, dhe jam mbeshtetes i Foltoreve dhe Sali Berishes.
Kete censure e ke bere jo vetem ndaj meje por edhe ndaj disa konservatoreve në Vater.
Po ashtu Kryetari kishte thene se “nese Valentini harxhon $20 000 per te shkuar në gjykate, une jam milioner dhe do te harxhoj 20 fishin”.
I kujtoj Kryetarit Berisha, qe duhet te kishte zene mend me procesin e fundit gjyqesor, jo per fajin e tij por edhe per fajin e tij, i kushtoi Vatres rreth $150 000.
I propozoj Kryetarit Berisha, qe perpara se te shpenzoje $400 000 kunder meje sikurse thote ai, le t’i beje nje nder Vatres, le te kontribuoje per arken e Vatres me gjysmen ose $200 000 dhe te qofshin fale Kryesia me gjithe Keshill dhe une terhiqem nga gjykata.
Ndiej keqardhje te thelle per Kryetarin tone qe ka rene në kete nivel kaq te ulet perfaqesimi te Vatres, me kete driteshkurtesi te te parit perpara dhe primitivizem te mendimit dhe drejtimit. Te jem i sinqerte, mua me duket se drejtimi i Vatres nuk eshte pune per te, ose sikurse themi ne në Malesi: “i ka mbet në qafe asaj pune”.
Prandaj me dashamiresi per të dhe per Vatren, e ftoj kryetarin Berisha qe t’i hape rruge sa me pare elites se intelektualeve ne Vater qe nuk jane te paket. Tungjatjeta!
Komentet