Ndërsa ditën e djeshme Valentin Lumaj sjell shqetësimin e tij dhe duke iu referuar Nenit 23 të Kanunores së Vatrës dhe argumenton shkeljet si më poshtë:
“Neni 23 i Kanunores së Vatres (shif foton me poshte) shpjegon qarte se “Kuvendi në fazen permbyllese…ploteson Keshillin e Vatres me anetare te tjere…” dhe nuk lejon asnje strukture tjeter per plotesimin e Keshillit te Vatres.
Kryesia e Kuvendit te dates 26 Shkurt, per mungese vullneti apo kohe, nuk arriti qe ta zgjedhe Keshillin e Vatres. Në kete version, Kuvendi nuk i perfundoi punimet.
Kete rol, në kundershtim me Kanunoren, ka shume Vatrane qe thone se, ka vendosur qe ta marre Kryetari i Vatres. Une kam shpallur nje kandidature dhe kam paraqitur nje program per poziten e Kryetarit te Keshillit në faqen zyrtare te Vatres Michigan. Gazeta Dielli per arsye te pakuptimta nuk ka pranuar publikimin e tij. Nder pikat e programit tim eshte edhe krijimi i Komisionit te Auditit te Brendshem, qe dukshem eshte shume i padeshirueshem per Kryetarin. Kjo mund te jete arsyeja dhe shume te tjera qe do te dalin me vone, pse Kryetari i Vatres, ne tejkalim te kompetencave qe i lejon Kanunorja dhe me qellim shmangjen e kandidatures time, ka vendosur qe ta perzgjedhe vete sipas shijes se tij Keshillin e Vatres dhe keshtu te zgjedhe nje Kryetar qe ta kete nen kontroll.
Kjo eshte edhe arsyeja qe po mbahet ne kamuflazh te plote Kanunorja e re e Vatres, qe me pare te marrin vendimet qe duan, dhe njerezit te mos kene mundesine qe te njihen me ligjshmerine e tyre.
Si delegat qe me privohet e drejta per te votuar anetaret e Keshillit dhe si kandidat qe me privohet e drejta per tu zgjedhur anetar i Keshillit te Vatres, une ftoj kryetarin Elmi Berisha qe nese ai po ploteson Keshillin e Vatres, te na shpjegoje se ku e merr ai te drejten apo bazen ligjore per te plotesuar nje strukture te Vatres qe eshte kompetence vetem e Kuvendit te Vatres.
Komentet