Moskë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se delegacioni rus ka mbërritur në qytetin Gomel të Bjellorusisë për të filluar negociatat me ukrainasit dhe Rusia është e gatshme këtu për bisedime.
Në një deklaratë për gazetarët, Peskov dha informacione lidhur me negociatat e mundshme me përfaqësuesit ukrainas në Bjellorusi.
Duke informuar se Rusia është përgatitur të fillojë negociatat, Peskov tha: “Në përputhje me marrëveshjet e arritura, delegacioni rus i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera, ka mbërritur në qytetin Gomel të Bjellorusisë për të filluar negociatat me ukrainasit. Ne jemi të gatshëm që këto negociata të fillojnë në Gomel”.
“Pala ruse është e gatshme në Gomel për të filluar negociatat. Tani po presim ukrainasit”, tha Peskov. AA
Komentet