Takimi ndërmjet të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Prishtinë, 31 janar 2022.
RFE/RL
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani Perëndimor është mundësi e jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian dhe jo rrezik.
Pas takimit që zhvilloi të hënën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, Escobar tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta afrojë më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe komunitetit trans-atlantik.
“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik. Në këtë kuptim, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë potencialë të BE-së në të ardhmen, që të gjitha ata në paqe me njëri-tjetrin, që të gjithë produktivë dhe anëtarë të aftë, ashtu siç i kemi parë ne si partnerë bilateralë. Shpresa kryesore për këtë është përmes dialogut”, tha Escobar.
Escobar, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të hënën nisën vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, vizitë që ka për qëllim inkurajimin e liderëve në të dy shtetet për angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Duke folur për dialogun, Escobar tha se ky proces ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.
“Dialogu ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të udhëhiqet nga BE-ja sepse ka të bëjë me Evropën. Por, teksa ju lëvizni drejt BE-së, ju do të vazhdoni të jeni miq të ngushtë të SHBA-së sepse është një partneritet trans-atlantik, komunitet trans-atlantik që ju veçse jeni pjesë dhe ky dialog do të ju afrojë edhe më shumë”, tha Escobar i cili njëherësh është edhe zëvendësndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Ndërkaq, Lajçak tha se kjo vizitë e përbashkët tregon se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë “ngushtë” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për vizionin e së ardhmes.
“Jam i lumtur që kjo vizitë veçse ka ofruar një mundësi për të diskutuar për planet tona në javët dhe muajt e ardhshëm me presidenten dhe kryeministrin dhe ne do të vazhdojmë diskutimet tona”, tha Lajçak.
Ai tha se vizita në Kosovë dhe Serbi do t’iu ndihmojë që të kenë një pasqyrë të qartë se “çfarë do të presim në të ardhmen dhe si do ta çojmë përpara këtë proces”.
Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shteti është i angazhuar për dialog.
“Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, prandaj jam i gatshëm që t’iu përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë, me ç’rast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian, e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar”, tha Kurti gjatë konferencës së përbashkët për media.
Më herët gjatë ditës, Escobar dhe Lajçak u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit tha se shteti është i përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke, duke theksuar se një marrëveshje për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, tha Osmani, sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e saj.
Sipas njoftimit, Osmani tha se pret që të ketë trajtim të barabartë të palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Presidentja Osmani po ashtu citohet të ketë thënë se Serbia po vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe paraqet pengesa sa herë që ka takime të organizuara në kuadër të këtij procesi.
Gjatë vizitës në Kosovë, dy zyrtarët perëndimorë pritet të takohen edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
Pritet që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë një nga temat që do të diskutohen gjatë vizitës së tyre.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë së voni se ka modele, për të cilat SHBA-ja mendon se mund të funksionojnë për këtë asociacion dhe se Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që t’i shqyrtojë ato.
Ndonëse Hovenier nuk i ka përmendur në mënyrë specifike ato modele, Osmani ka thënë të hënën se institucionet e Kosovës janë të vendosura që “të mos lejojnë zbatimin e modeleve që do ta bënin këtë shtet jofunksional”.
“Propozimet, për të cilat po përflitet, për kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk u janë prezantuar institucioneve të Republikës së Kosovës”, u ka thënë Osmani gazetarëve gjatë një vizite në Podujevë.
“Ajo që ka qenë problem i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit i kanë dhënë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani, e cila ka qenë e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Besoj që pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë që të japim komentet tona”, ka thënë Kurti.
Kosova dhe Serbia vazhdimisht ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për mosgatishmëri për dialog, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja u kanë bërë thirrje palëve që të angazhohen në këtë proces, që synim ka arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
Në fund të vitit të kaluar, Kurti ka deklaruar se duhet gatishmëri më e madhe edhe nga Serbia për vazhdimin e dialogut.
“Duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia. Se kur zhvillohen takimet në Bruksel, nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time”, ka deklaruar Kurti më 29 dhjetor,2021.
Më herët, ai ka thënë se është e pritshme që marrëveshja të arrihet gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe gjatë mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden.
Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më 7 dhjetor se Serbia e dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën, porse Prishtina është ajo, e cila nuk do që dialogu të vazhdojë.
Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Sellakoviq, ka thënë më 30 janar se “fajtor” për moszhvillimin e rundeve të reja të negociatave është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë. Është e qartë për ne se, prejse Kurti ka nisur udhëheqësinë në Prishtinë, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë, përderisa ai vendos”, ka thënë Sellakoviq.
Që nga koha kur Albin Kurti është bërë kryeministër i Kosovës në mars të vitit 2021, ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Që të dyja takimet kanë qenë të pasuksesshme dhe kanë dëshmuar se sa larg qëndrojnë palët në qasjen e tyre ndaj dialogut.
Pikërisht kjo i ka detyruar zyrtarët evropianë që të deklarojnë se takimi i tretë do të ndodhë vetëm nëse do të ketë gatishmëri për përparim në dialog.
Serbia insiston që në kuadër të dialogut të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se të diskutohet për ndonjë temë tjetër – gjë që është kundërshtuar nga Kosova.
Për Prishtinën zyrtare, çështja e personave të zhdukur e lëvizja e lirë janë në mesin e prioriteteve.
Asociacioni është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja vazhdimisht bën thirrje që Asociacioni të krijohet, duke thënë se “është obligim i Kosovës nga Marrëveshja e Brukselit”, por Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, thotë se nuk mund të ketë asociacion me bazë njëetnike.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011.
Ndonëse, fillimisht, është paralajmëruar se Kosova dhe Serbia do të kenë dialog teknik, të cilin do ta udhëheqin grupet punuese të të dyja vendeve, në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve.
Deri më tash, në kuadër të këtij dialogu, janë arritur 23 marrëveshje në nivel teknik dhe politik.
Marrëveshja e parë, që është arritur në vitin 2011, ka qenë për librat e amzës dhe më pas është nënshkruar edhe marrëveshja për lirinë e lëvizjes.
Kanë pasuar edhe marrëveshje të tjera, si ajo për vulat doganore, për pranimin e diplomave, për menaxhimin e integruar të kufijve, për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal, për telekomunikacionin dhe vizitat zyrtare, për energjetikën, për gjyqësorin etj. Por, këto marrëveshje nuk janë zbatuar të gjitha në terren.
Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit vijon të dominojë hapësirën publike, Progres-Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka sjellë një dush të ftohtë përmes shifrave të papublikuara më parë. Për herë të parë, Brukseli ka vendosur nën skaner treguesit e pastër financiarë të luftës antikorrupsion, duke nxjerrë në dritë një kontrast të fortë mes volumit të dosjeve të hetuara dhe produkteve reale të sekuestruara nga zyrtarët e lartë.
Sipas të dhënave zyrtare të zbardhura në raport, përgjatë vitit 2025, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) arriti shifrën e respektueshme prej 45.4 milionë eurosh.
Megjithatë, e vërteta e hidhur fshihet pas analizës së origjinës së këtyre parave: vetëm 1.2 milionë euro rridhnin nga procedimet që shënjestronin korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror.
Edhe më alarmant mbetet treguesi i konfiskimeve përfundimtare. BE vëren se konfiskimet reale të lidhura me pushtetarët apo ish-pushtetarët e korruptuar u limituan në vetëm rreth 100,000 euro.
Ky dështim në rikuperimin e aseteve publike të tjetërsuara mbështetet edhe nga një tjetër trend rënës: Komisioni Evropian ka kritikuar hapur faktin që vendimet për konfiskime pasurie pësuan një rënie drastike, duke zbritur nga 20 vendime që ishin një vit më parë, në vetëm 8 përgjatë periudhës së fundit raportuese.
Skanimi me emër i tre fushave më të prekura
Përtej analizës financiare, dokumenti i vitit 2026 shënon një kthesë të rëndësishme sa i përket gjuhës diplomatike dhe saktësisë së gjetjeve.
Ndërsa në raportin e vitit 2025 Brukseli mjaftohej me formulime të përgjithshme, duke e cilësuar korrupsionin si “gjerësisht të përhapur në sektorët vulnerabël të sferës publike dhe private”, këtë vit zyrtarët evropianë kanë vendosur t’i emërtojnë qartë vatrat e nxehta.
Sipas Progres-Raportit 2026, akuzat dhe hetimet për korrupsion të nivelit të lartë kanë qenë të vazhdueshme dhe të përqendruara specifikisht në tre fusha specifike:
• Shëndetësi (përfshirë koncesionet dhe prokurimet e mëdha spitalore);
• Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) (tenderat miliona eurosh të AKSHI-t për sistemet digjitale);
• Tenderat e Infrastrukturës (kontratat për rrugë, porte dhe vepra publike).
Ky specifikim i BE-së vjen në një kohë kur pikërisht këto tre fusha kanë prodhuar disa prej dosjeve më të bujshme hetimore të SPAK-ut, të cilat kanë prekur nivele të larta të kabinetit qeveritar dhe administratës qendrore.
Gjetjet e raportit nxjerrin në pah nevojën urgjente që strukturat ligjzbatuese në Shqipëri të zhvendosin fokusin nga pranimet në pranga apo arrestimet mediatike, drejt asaj që BE-ja e cilëson si konfiskim i zgjeruar dhe konfiskim i bazuar në vlerë.
Në të kundërt, mesazhi që përcillet mbetet ai i një drejtësie që ndëshkon individin, por i lë të paprekura miliona eurot e zhvatura nga taksapaguesit shqiptarë. gsh
Në qoftë se ka një pritshmëri më negative për mënyrën se si u paraqit Progres Raporti i KE-së në media, ky ishte vetë pozicionimi i kryeministrit përkundrejt Ambasadores së BE-së Sofia Moreira de Sousa.
Në asnjë rast afërsie personale dhe konfidence zyrtare mbi se çfarë përmban ai raport ku një kopje e tij i është dorëzuar, presidentit, Kuvendit të Shqipërisë dhe që do të dalë i detajuar nga diskutimet dhe analizat e publikut, partive politike dhe të medias, paragjykimi i ekzekutivi shqiptar për ta kapitalizuar si sukses atë nuk mund të motivohet as me urimin se ambasadorja ka filluar me këmbën e mbarë dhe as me mungesën e etikës kur që në fillim të paraqitjes së Progres-Raportit kryeministri (dhënien dorazi të dokumentit), i tërhoqi vemendjen nga pozita e pritësit ambasadores Sofia Moreira de Sousa pasi u shpreh:- “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.*
Vetëm në më pak se 30 sekonda lidhje me transmetim direkt, shpërtheu arroganca dhe mos përmbajtja e kryeministrit.
Interesante është se fraza e kapur u digjitalizua dhe u bë trend në “motorët e kërkimit” të internetit dhe u pasua me fjalët “pas një shakaje”, ose “humori” gjë të cilën as gjuha e trupit dhe as mënyra se si e priti bashkëbiseduesja nuk u ndie e tillë me atë çka u pa përmes ekranit ndoshta ndryshe përballë të ftuarve në sallë si zyrtarë, diplomatë, vëzhgues dhe gazetarë.
Janë tema interesante dhe teknike ato çka u dëgjuan përmes parashtrimeve, çështjet e zgjedhura ku u vu theksi, por kryesorja se kur mendohet për dialog dhe për të kuptuar më mirë situatën drejtimi i vetëm katër pyetjeve me dy gazetarë mes disave të tjerë të pranishëm është një tjetër shkallë e moskuptimit të nevojës së qartësisë jo për hir të transparencës, por për shkak të zhvillimeve më pas të temës në formën e censurës dhe propagandës.
Jo proporcionaliteti tek kjo qeverisje vjen nga frika e dorëheqjes. Ai shihet si mos dorëzim i pushtetit pikërisht për shkak të kritikës që i bëhet korrupsionit dhe mpirjes së institucioneve të drejtësisë. Kurse qeveria sheh prej pasqyrave si mjete mbrojtëse demoralizimin e protestës me mjete si algoritmi, dhuna policore, mohimi i bojkotit të mësimit nga studentët dhe pedagogët, nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre, si dhe nuk pranon mbështetjen e gjerë qytetare e cila po vijon që prej 31 Majit, 2026 ose plot 158 ditë. Nga paqësorja në ushtrim force dhe përplasje dy-tre javët e fundit çdo ditë protesta ka shtruar kërkesat, i ka përforcuar ato edhe pse nuk është dëgjuar dhe tallur, është goditur, lagur dhe mbytur me gaz, po ashtu është shoqëruar, përndjekur nga persona edhe të paidentifikuar për t’i hapur procese penale dhe dhënien e gjobave administrative çdo pjesëmarrësi në protestë çka ka humbur besueshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit me këtë qeverisje sepse nuk mund të kërkosh një gjë të tillë prej dhunuesit dhe frymëzuesit të një sistemi të korrupsionit.
Ka mjaft vend për analiza të veçanta mbi këtë ceremoni dhe konferencë të pjesshme për shtyp që u zhvillua për 45 minuta.
Simbolikisht dy fraza që goditën këtë ceremoni ishin njëra mbi “fragmentimin e kilometrit të fundit” si nën shkallë që mund të shkojnë edhe në të qindtat e të mijtat e njësisë matëse dhe tjetra jo e hequr nga përmbajtja (jashtë kontekstit) me “vezën e kuqe”*.
Duhet kujtuar se koncepti i “kilometrit të fundit” u ngrit nga opozita dhe Berisha gjatë foltoreve të nisura në fillim të vitit si për t’i përcaktuar fundin kësaj mënyre qeverisëse dhe veç Kuvendit të Shqipërisë lufta politike u adresua dhe në Parlamentin Evropian, pikërisht për shuarjen e zërit të opozitës. Të gjithëve ju kujtohet se çdo platformë mediatike dhe media qeveritare e zbërthyen “kilometrin e fundit” me të gjitha ngjyrat dhe nuancat vetëm e vetëm që opozita të etiketohej e pafuqishme, bashkëpunuese me korrupsionin dhe e përçarë deri sa pas pak muajsh, ndërgjegjësimi qytetar ringjalli qëndresën dhe në mënyrën më të emancipuar dhe qytetare zhvilloi protesta të pa ndalura të njohura si Revolucioni i Flamingove në 136 Ditë.
Kur sondazhet tregojnë se nga 91%-96% e shqiptarëve e duan BE-në, çfarë kërkon kryeministri t’u tregojë shqiptarëve me qindra platforma Pasqyre, kur nuk lexon dot pesë kërkesa.
Pesë kërkesa që e vërtetojnë se ai është pengesa dhe nuk ka më kilometër të fundit.
Ose thjeshtë, dorëhiqu (!) dhe hapi rrugë një procesi zgjedhor ku shoqëria shqiptare dhe e reja (studentët-rinia) të kenë gjithëpërfshirje.
Dikush do të thoshte po “vezën e kuqe” ku e latë?
Ajo u la për në fund sepse ishte një togfjalësh që kryeministri e tha nga prapamendimi i përmbajtjes së Progres Raportit.
Ju këshilloj ta rishihni ceremoninë zyrtare të dorëzimit të dosjes blu (Progres-Raportin) ose dëftesën siç u mundua kryeministri të përshkruante arritjet vetjake, të ndara nga administrata shtetërore që e përdor me butona të inteligjencës artificiale.
E thënë shkurt dhe në përmbajtjen historike ndoshta edhe ambasadorja nuk do ta pëlqente krahasimin, por dorëzimi i dosjes blu i ngjante historisë së shportës me vezë që Maria Magdalena i dha tiranit Tiberius* në ishullin e izoluar. Aty brenda në atë Projekt Progres ndodhet ajo që kryeministri nuk sheh nga sa pasqyrat i bllokojë realitetin.
Nuk sheh dhe nuk kupton atë çfarë shohin dhe duan studentët dhe rinia, qytetarët shqiptarë.
Lirinë dhe prosperitetin e tyre në një Shqipëri evropiane, pa politikën e vjetër dhe përçarjet që e bëjnë të largohen nga foleja e tyre.
__________
* Çelja e ceremonisë “Mirdita… Mr. PM, I have the honour to formally present to you Albania’s Progress Report, prepared by the European Commission”
* “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.
*veza e kuqe-“Nuk e bën e majta dhe e djathta vezën e kuqe, por vetëm ekonomia që na jep sot mundësitë. Ekonomia jonë rritet, ndryshe nga çfarë mund të thuhet, dhe rritja e saj na ka dhënë mundësinë të shpërndajmë masivisht me një paketë të re. Ky është realiteti i fakteve, të tjerat janë si zhurmat e makinave.”
5 Nëntor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Komisioni Europian evidenton probleme serioze në sistemin shëndetësor shqiptar, duke nisur nga niveli kritikisht i lartë i shpenzimeve që qytetarët përballojnë drejtpërdrejt nga xhepi, te nënfinancimi i kujdesit shëndetësor parësor, mungesa e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitale.
Në Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, Brukseli konstaton se shpenzimet shëndetësore që paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët mbeten në nivele kritikisht të larta, duke arritur në 48.27%, sipas të dhënave të vitit 2023, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 15%.
Kjo do të thotë se pesha e pagesave nga xhepi në shpenzimet shëndetësore në Shqipëri është mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane, duke evidentuar një hendek të konsiderueshëm në mbrojtjen financiare të qytetarëve.
“Sa i përket mbrojtjes financiare, shpenzimet shëndetësore të paguara drejtpërdrejt nga qytetarët mbetën në një nivel kritikisht të lartë prej 48.27% (2023), krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 15%”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Raporti evidenton gjithashtu nivelin e financimit publik për sektorin e shëndetësisë.
Sipas Komisionit Europian, në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë përbënin rreth 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike.
Raporti i 2026 për shëndetësinë në Shqipëri
“Në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë ishin rreth 2.7% e PBB-së dhe 9.6% e shpenzimeve publike. Megjithëse shpenzimet u rritën në terma absolutë, pesha relative e shpenzimeve për shëndetësinë ra”, thekson raporti.
Kujdesi shëndetësor parësor i nënfinancuar, shpenzimet 28% më pak se plani
Një tjetër problem i evidentuar nga Komisioni Europian lidhet me financimin e kujdesit shëndetësor parësor, ku përfshihen shërbimet bazë shëndetësore për qytetarët.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025, shpenzimet për këtë sektor rezultuan afërsisht 28% më të ulëta se niveli i planifikuar.
Komisioni vlerëson se kjo situatë ka zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimeve financiare të disponueshme.
“Kujdesi shëndetësor parësor mbetet i nënfinancuar. Në vitin 2025, shpenzimet ishin afërsisht 28% më të ulëta se sa ishte planifikuar, duke zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë dhe burimeve të disponueshme”, thuhet në dokument.
KE evidenton mungesën e barnave
Përtej problemeve të financimit, Komisioni Europian evidenton si një sfidë kritike mungesën e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitalet shqiptare.
Raporti thekson se Shqipëria duhet të zhvillojë dhe zbatojë politika e modele të reja për çmimet e barnave, rimbursimin dhe mbulimin e tyre.
“Mungesa e barnave thelbësore në spitale dhe e pajisjeve mjekësore mbetet një sfidë kritike. Vendi duhet të zhvillojë dhe të zbatojë politika dhe modele të reja për çmimet, rimbursimin dhe mbulimin me barna”, konstaton Komisioni Europian.
Ky është një nga vlerësimet më të rëndësishme të raportit për funksionimin e shërbimeve spitalore, pasi mungesa e barnave dhe pajisjeve mjekësore lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e pacientëve për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Plakja e popullsisë
Në analizën e tij, Komisioni Europian ndalet edhe te ndryshimet demografike që po përjeton Shqipëria.
Raporti konstaton se popullsia shqiptare po plaket si rezultat i tri faktorëve kryesorë: uljes së lindshmërisë, rritjes së jetëgjatësisë dhe emigracionit.
Këto zhvillime përbëjnë një sfidë shtesë për planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore, në një kohë kur raporti evidenton mungesë burimesh dhe nënfinancim të kujdesit parësor.
Kartelat elektronike
Një tjetër problem i identifikuar lidhet me digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe administrimin e të dhënave të pacientëve.
Komisioni Europian konstaton se në Shqipëri është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore.
Megjithatë, raporti evidenton se ende mungon një kuadër ligjor i posaçëm për administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet elektronike në këtë sektor vazhdojnë të jenë të fragmentuara.
“Është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore, megjithëse nuk ekziston një kuadër ligjor i posaçëm që rregullon administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet e shëndetësisë elektronike vazhdojnë të jenë të fragmentuara”, thuhet në raport. Panorama
Një grup të rinjsh, përfaqësues të studentëve protestues kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin e tyre për 3 VKM të qeverisë, që i pengon ata të grumbullohen dhe të protestojnë.
Në një komunikim për mediat, ata thanë se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet zbatimi i dispozitës.
Sipas tyre këto tre akte të ndryshme kanë një mesazh të përbashkët, kush ngre zërin kundër pushtetit duhet të ketë frikë.
“Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë”, tha njëri prej studentëve.
Ndërsa një studente tjetër argumentoi se të protestosh nuk është faj dhe se ata që protestojnë nuk mund të trajtohen si armiq.
“Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi. I kërkojmë gjithashtu që, deri në vendimin përfundimtar, të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat kemi kërkuar pezullim. Edhe nëse Kuvendi i miraton aktet normative, ankimet nuk mbeten pa objekt, i kemi kërkuar Gjykatës ta shtrijë kontrollin edhe te ligji miratues. Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe se pjesëmarrja në protestë është arsye për t’u trajtuar si armik”. Panorama
Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, do të depozitojnë tre ankime në Gjykatën Kushtetuese kundër akteve të miratuara nga qeveria më 28 tetor 2026.
Përmes një njoftimi, studentët bëjnë me dije se do të paraqiten sot, më 5 nëntor, në orën 14:00, për të kundërshtuar aktet që, sipas tyre, kufizojnë të drejtën për protestë dhe lirinë e shprehjes.
Në këtë nismë janë bashkuar Qendra Res Publica, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe EcoAlbania.
Tre aktet që kundërshtohen janë:
– Akti normativ nr. 5/2026, i cili, sipas ankuesve, i jep policisë kompetenca për të ndaluar ose kufizuar protestat pranë institucioneve, për të larguar qytetarët nga zonat e mbrojtura, për të kërkuar fshirjen e postimeve në rrjetet sociale dhe për të vendosur gjoba deri në 500 mijë lekë.
– Akti normativ nr. 6/2026, i cili parashikon përgjegjësi solidare për organizatorët e protestave për dëmet e shkaktuara nga persona të tjerë, si dhe vendos gjoba për sjellje të kryera përpara hyrjes në fuqi të këtyre sanksioneve.
– VKM-ja nr. 815/2026, e cila, sipas studentëve dhe organizatave, krijon një regjistër policor që mund të sjellë kufizime të lëvizjes jashtë vendit pa vendim gjykate, si dhe njoftimin e shteteve dhe strukturave hoteliere për personat e regjistruar.
Ankuesit argumentojnë se këto akte cenojnë të drejtat demokratike dhe krijojnë një klimë frike për qytetarët që kërkojnë të protestojnë kundër vendimeve të qeverisë.
Ata kundërshtojnë gjithashtu pretendimin e qeverisë se paketa synon mbrojtjen e protestave paqësore dhe se përgjegjësia është gjithmonë individuale, duke theksuar se dispozitat e reja mund të ndëshkojnë edhe persona që nuk kanë ushtruar dhunë.
Për këtë arsye, studentët dhe organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi dhe të pezullojë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Ata theksojnë se ankimet do të ruajnë objektin edhe në rast se Kuvendi i miraton aktet normative, pasi i kanë kërkuar Gjykatës që kontrolli kushtetues të shtrihet edhe mbi ligjet miratuese.
Në reagimin e tyre, studentët shprehen se nuk duan të rriten në një shoqëri ku kundërshtimi i pushtetit konsiderohet faj dhe pjesëmarrja në protesta shihet si arsye për trajtim armiqësor nga shteti.
“Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë”, thuhet në reagimin e tyre. bw
BRUKSEL- Komisioni Europian ka evidentuar një sërë problematikash në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrje të mëtejshme në funksionimin e institucioneve përgjegjëse, forcimin e kontrolleve ushqimore dhe përmirësimin e monitorimit të mbetjeve të pesticideve. Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, në kapitullin 12, që përfshin sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni vlerëson se legjislacioni shqiptar është ende vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas Komisionit, nevojiten reforma institucionale, përfshirë bashkimin e AKU-së me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe përcaktimin më të qartë të përgjegjësive mes institucioneve që kryejnë inspektimet.
Në raport nënvizohet gjithashtu nevoja për përmirësimin e administrimit të të dhënave, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e statistikave mbi kontrollet e kryera. Po ashtu, kërkohet që institucionet përgjegjëse të kenë burime të mjaftueshme njerëzore, administrative dhe financiare për zbatimin e legjislacionit.
Problematika të rëndësishme evidentohen edhe në kapacitetet laboratorike. Komisioni Europian vëren se laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar plotësisht sipas kërkesave të BE-së, ndërsa metodat e analizimit duhet të validohen për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve.
Një tjetër rekomandim lidhet me forcimin e kontrolleve në pikat kufitare. Sipas raportit, pikat aktive të kontrollit duhet të përafrohen me kërkesat europiane, në mënyrë që të përmbushin standardet e nevojshme në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. KE ngre shqetësime edhe për monitorimin e mbetjeve të pesticideve në produktet ushqimore. Sipas Progres-raportit, Shqipëria duhet të përmirësojë zbatimin e masave në rastet kur konstatohen produkte që nuk përmbushin standardet, si dhe të rrisë transparencën mbi këto raste.
Probleme evidentohen edhe në sistemin veterinar, veçanërisht në gjurmueshmërinë e kafshëve, monitorimin e sëmundjeve dhe kapacitetet laboratorike për identifikimin e patogjenëve të caktuar. Sipas Komisionit, këto mangësi kufizojnë mundësinë e identifikimit të hershëm të rreziqeve, orientimin e kontrolleve dhe vlerësimin e progresit në këtë sektor.
Pjesë nga Raport-progresi:
Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në qershor 2026.
Reformat institucionale janë të nevojshme, veçanërisht për bashkimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Për më tepër, ndarja e detyrave të inspektimit ndërmjet AKU-së dhe Inspektoratit të Përgjithshëm duhet të bëhet më e qartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për statistikat e inspektimeve, administrimin e të dhënave dhe transparencën.
Laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar në përputhje me parimet e rregullores për kontrollet zyrtare. Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë, ende duhet të vendosen metoda të validuara të analizimit paraprak, për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe produktet përkatëse. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave.
Për mbetjet e pesticideve, Shqipëria duhet ende të përmirësojë zbatimin e masave të marra në rastet e mospërputhshmërisë dhe të rrisë transparencën.
Shqipëria duhet të zhvillojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit. Nuk është raportuar përparim për rregullat specifike për ushqimin e kafshëve dhe mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
Gjurmueshmëria, analiza e mbikëqyrjes dhe kapacitetet laboratorike për patogjenë të veçantë nuk janë zhvilluar plotësisht, çka zvogëlon aftësinë e sistemit për të zbuluar herët prirjet e rrezikut, për t’u dhënë përparësi kontrolleve dhe për të demonstruar progresin.
Në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit synon të sigurojë llogaridhënie dhe qeverisje etike. Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht në inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Duhet të forcohen masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit./Dosja.al
Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, organizatorët bëjnë me dije se do të ndryshojnë strategjinë e organizimit, duke kaluar në dy protesta kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.
Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se kërkesa kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijon të mos marrë përgjigje nga qeveria. Ata shprehen se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se kjo fazë e re organizimi synon të rrisë mobilizimin e studentëve dhe mbështetësve të tyre.
“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.
Protesta2
Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14:00, me një intensitet që nuk mund të injorohet.
Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato.
Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura”, thuhet në deklaratën e studentëve.
Organizatorët bëjnë gjithashtu të ditur se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, ndërsa u bëjnë thirrje studentëve dhe mbështetësve të tyre të bëhen pjesë e tubimeve të ardhshme. bw
Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të treguesve kryesorë ekonomikë, rënie të mëtejshme të prodhimit vendas dhe rreziqe serioze për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Në një dokument zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqiten vërejtjet dhe propozimet për projektpaketën fiskale të vitit 2027, organizata e biznesit evidenton një sërë problemesh strukturore, duke nisur nga mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve, deri te korrupsioni, ekonomia informale dhe dobësia e institucioneve shtetërore.
Sipas Konfindustrisë, parashikimet për vitin e ardhshëm janë pesimiste, ndërsa një prej treguesve më shqetësues është deficiti tregtar, i cili për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin historik negativ prej mbi 5.8 miliardë eurosh, me një përkeqësim prej më shumë se 200 milionë eurosh krahasuar me vitin 2025.
Ky zhvillim, sipas vlerësimit të organizatës, pasqyron dobësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve prodhuese të vendit dhe varësinë e lartë nga importet.
Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në sektorët prodhues. Konfindustria parashikon që industria shqiptare të vijojë tendencën rënëse për të pestin vit radhazi, ndërsa prodhimi bujqësor pritet të shënojë vitin e katërt radhazi me rënie. Këto zhvillime konsiderohen si sinjale të dobësimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonit.
Një tjetër shqetësim lidhet me sektorin e ndërtimit, i cili ndër vite ka përfaqësuar afërsisht 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Konfindustria paralajmëron se varësia e lartë e këtij sektori nga burimet informale të financimit, e kombinuar me goditjet e SPAK ndaj aktiviteteve të paligjshme, mund të krijojë pasoja serioze për ecurinë e tij.
Në dokument theksohet se tkurrja e pritshme e burimeve informale të financimit, së bashku me rënien e prodhimit vendas, mund të rrezikojë edhe stabilitetin e lekut.
Sipas Konfindustrisë, një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme jo vetëm për ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare, por edhe për stabilitetin shoqëror dhe rendin kushtetues. Ky është një paralajmërim i organizatës dhe jo një vlerësim i konfirmuar për një krizë të afërt monetare.
Kritikat shtrihen edhe në sektorin e turizmit, për të cilin Konfindustria vlerëson se po humbet me shpejtësi konkurrueshmërinë përballë vendeve të tjera të rajonit.
Në listën e faktorëve që rëndojnë perspektivën ekonomike përfshihen edhe tregjet e mbyllura, me karakteristika karteli, oligopoli dhe monopoli, veçanërisht në sektorët strategjikë, si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe dobësia e institucioneve ekzekutive.
Një pjesë e rëndësishme e kritikave të Konfindustrisë përqendrohet te ndryshimet e propozuara në taksimin e karburanteve.
Projektpaketa fiskale parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër, por Konfindustria paralajmëron se kjo masë mund të mos sjellë uljen e pritshme të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.
Sipas saj, tregu shqiptar i karburanteve karakterizohet nga mungesa e konkurrencës në të gjitha hallkat, duke nisur nga infrastruktura portuale dhe depozitimi, deri te tregtia me shumicë dhe pakicë.
Për këtë arsye, ekziston rreziku që përfitimi financiar nga heqja e taksës të mos kalojë te konsumatori, por të përfundojë pjesërisht ose plotësisht si fitim shtesë për kompanitë e tregtimit të karburanteve.
Konfindustria thekson se në dokumentet e projektpaketës fiskale nuk jepet asnjë shpjegim konkret se si qeveria do të garantojë që ulja e taksës të reflektohet në çmimin përfundimtar të naftës dhe benzinës.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të propozimit që të ardhurat e munguara në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të kompensohen përmes rritjes së taksave vjetore të automjeteve.
Sipas organizatës, një mekanizëm i tillë nuk do të sillte ulje reale të barrës fiskale të transportit, por thjesht do të zhvendoste taksimin nga karburanti te pronësia e automjeteve.
Madje, Konfindustria paralajmëron se, nëse çmimet e karburanteve nuk ulen në përputhje me heqjen e taksës, qytetarët dhe bizneset mund të përballen me një barrë të dyfishtë: taksa më të larta vjetore për automjetet dhe çmime karburantesh që nuk pasqyrojnë lehtësimin fiskal.
Në dokument vlerësohet se kostoja shtesë për konsumatorët, në varësi të shkallës së mosreflektimit të heqjes së taksës, mund të arrijë mbi 200 milionë euro në vit.
Konfindustria llogarit gjithashtu se vetëm rritja e TVSH-së nga 20% në 21% mund ta shtrenjtojë karburantin me rreth 2 lekë për litër.
Për të shmangur abuzimet, organizata propozon krijimin e një Enti Kombëtar të Karburanteve, në varësi të Kuvendit, i cili të kontrollojë në mënyrë të përhershme çmimet, cilësinë, volumet e tregtuara dhe rezervat strategjike.
Gjithashtu, kërkohet që çmimet e karburanteve në Shqipëri të kenë si tavan ligjor reference një nivel jo më të lartë se mesatarja e çmimeve të krahasueshme në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në të njëjtën kohë, Konfindustria kërkon rishikimin e taksave të tjera mbi karburantet, përfshirë ato të lidhura me shërbime koncesionare, si dhe forcimin e kontrollit ndaj kontrabandës, cilësisë dhe abuzimeve me sasitë e shitura në pikat e furnizimit.
Ulja e TVSH-së për ushqimet, paralajmërimi për përfitime të kompanive tregtare
Kritika të forta janë adresuar edhe ndaj propozimit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
Megjithëse masa synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, Konfindustria paralajmëron se në projektpaketën fiskale mungon një mekanizëm që të garantojë kalimin e këtij përfitimi te konsumatori.
Sipas organizatës, përqendrimi i tregut ushqimor në duart e një numri të kufizuar operatorësh krijon rrezikun që ulja e TVSH-së të mos shoqërohet me ulje proporcionale të çmimeve.
Në këtë mënyrë, lehtësimi fiskal mund të përkthehet në rritje të fitimeve për kompanitë tregtare, ndërsa familjet shqiptare të mos përfitojnë në masën e synuar nga ndërhyrja e qeverisë.
Rritja e TVSH-së në 21%, paralajmërohet shtim i inflacionit
Konfindustria kundërshton edhe mënyrën se si është propozuar rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.
Sipas saj, një ndryshim i tillë duhet të paraprihet nga një debat i gjerë publik dhe ekonomik, pasi prek drejtpërdrejt kostot e biznesit, çmimet e konsumit, investimet dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
Organizata vëren se dokumentet shoqëruese të projektpaketës nuk përmbajnë një analizë të qartë mbi ndikimin e kësaj mase në inflacion dhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Nga përllogaritjet e saj paraprake, ndikimi i menjëhershëm në shtimin e inflacionit mund të jetë në intervalin 0.6 deri në 1.7%.
Kjo do të thotë se, sipas vlerësimeve të Konfindustrisë, rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion të ri mbi çmimet, në një kohë kur bizneset prodhuese përballen me kosto të larta dhe familjet me shpenzime të konsiderueshme për mallrat bazë.
Dokumenti:
Konfindustria i paraqet Kuvendit të Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për projekt paketën fiskale 2027.
Duke u mbështetur në vlerësimin e gjëndjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbwsorw makroekonomike. Arsyet kryesore janë si më poshtë:
Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë
Deficiti tregëtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025
Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës
Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 rradhazi
Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite
Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit
Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues
Politikat tregëtare tip dumping të shteteve konkurente në tregëti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore
Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë
Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive
Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:
Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.
Problematikat:
Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët.
Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët.
Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorrike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.
Problematikat:
Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore.
Rreziku real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.
Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol të karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : – edhe vlerën e derisotme të plotë të transportit ( taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus gjithë vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.
Propozimet e Konfindustrisë:
Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)
Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(( mal I zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike
Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion
Të merren masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht dhe sa më shpejt të standarteve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri
Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.
Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.
Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.
Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njejtën vlerë te cmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të përfundojë si superfitim për tregëtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.
Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%
Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj. Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%
Rritja e Tatim Fitimit për bizneset nga 15%-17%:
Konfindustria kërkon, që niveli prej 17% të zbatohet vetëm për kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura si:
Kompanite Koncesionare
Kompanitë që punojnë me PPP
Bizneset me statusin e investitorit strategjikë
Kompanitë në tregje të mbyllura me licenca shtetërore si banka, kompani telefonike, minerare, karburante, etj
Të gjitha kompanitë e përfshira në transaksione tregëtare me kategoritë e mësipërme
Të gjitha kategoritë e tjera të biznesit të vazhdojnë me nivelin e derisotëm të 15% tatim fitimi
(Procesi i Zgjerimit Evropian dhe zvogëlimi i kryeministrit shqiptar)
Është interesante që nga Euronews në‘Enlargement Talks‘ të së Martës 3 Nëntor, 2026 në ‘EU Enlargement Summit’* nuk i bënë disa pyetje kryeministrit të Shqipërisë për votën në Kuvendin e Shqipërisë mbi Imunitetin e Guvernatorit të BSH, as për Buxhetin e 2027 që pritet të diskutohet po ashtu në Kuvendin e Shqipërisë sikurse edhe përpyetjen tjetër interesante se përse Lek–u- mbetet ende i fortë në raport me euron(?),… dollarin, pounding britanik si dhe me të tjera monedha në tregun e këmbimit që e kanë peshën e tyre në këto vite krize dhe luftërash rajonale.
Ndoshta në mbi 30 minuta Maria Tadeo gazetarja e Euronews nuk mundi t’i bënte atë që ATSH-ja e hodhi menjëherë me propagandën zyrtare në tregun mediatik vendas ku titujt kryesorë të ditës i anashkalonin protestat, nuk flasin më për protestues të lënduar nga dhuna policore, por theksojnë zbatimin e gjobave të “Paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane” që ka përgatitur qeveria. Flasin vetëm për suksese të rrugëtimit drejt BE-së si:
“Kryeministri Rama, vizitë në Bruksel”,
“Rama: Me Listën Studentore ‘muzika‘ në Beograd nuk do të ndryshojë për çështjen e Kosovës”,
“Rama: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar”,
“Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme”,
“Rama: Mediet sociale po sfidojnë realitetin tonë të përbashkët, policia pala më e dëmtuar nga protestat”,
“Rama takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte” (*),
etj. sa e tejkalojnë vetëm me pak orë fshehjen e kryeministrit gjatë dy-tre javëve i cili po përpiqet me çdo kusht dhe po investon për të shtypur lëvizjen studentore.
Duke zgjedhur mbrojtjen dhe përdorur intimidimin e mbuluar me humor vulgar shpesh ndaj gazetares, kryeministri nuk paraqiti interesa pë Shqipërinë, por u kujdes për imazhin e vetes dhe shprehu në mënyrë shembullore injorancën autokratike (mori edhe duartrokitje në mbyllje), kundrejt gjuhës diplomatike dhe qytetare që shumë nga drejtues shtetesh dhe të ftuar që me kënaqësi mund t’i dëgjoje për të mësuar të reja rreth procesit të zgjerimit evropian. Kryeministri i Shqipërisë me mburrje dallohej të bënte edhe “filozofime” dhe rrotullime frazash pikërisht për t’i shpëtuar pikërisht asaj që shqiptarët kanë vërtetuar se përse është i pamundur dialogu me të.
Në një rast kryeministri mes tensionit u shpreh se:-“Unë jam dikush që, e dini, gjithmonë më pëlqen të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidohem dhe të sfidoj të tjerët“. Pra toni i përballjes që kuptohet se është kundërvënia, janë dallimi më i qartë i vështirësisë së kryeministrit kur vetëmbrohet me treguesin tjetër të konceptit të përsëritur të tij dhe përmend se:-“Liria e dikujt mbaron atje ku fillon liria e tjetrit”.
Pra pa shkuar tek mendimtarët që e kanë argumentuar dhe e kanë trajtuar këtë kuotë duke dhënë një mendimin të një rëndësie të veçantë kur çështja diskutohet mbiliritë civile, e drejta për të protestuar.
Narrativa se shteti e ka nën kontroll, e ka thyer apo është filtruar për të përçarë protestën, kjo gjendje do të jetë e përkohshme sepse koncepti i lirisë (fjalën e lirë, të drejtën e grumbullimit dhe protestën) janë dhunuar. Pikërisht tani nuk qëndron më ajo ndarje e artë të gjuhës së qetë e të qytetëruar kur ndërgjegjësimi përpara ligjit është se:-“E drejta juaj mbaron aty ku fillon hunda tjetrit“* e njohur në argumentimin juridik si (Your rights end where his nose begins) .
Ky kufi tashmë është tejkaluar mes policisë dhe protestuesve ndaj edhe dialogu është refuzuar.
Drejtësia duhet të ushtrojë veprimin e vet për çdo rast.
Pretendimet e kryeministrit se numri i policëve të plagosur është disa herë më i madh se sa ai i protestuesve të plagosur, të lënduar, apo të shoqëruar dhe ndaluar afatgjatë në komisariate, vetëm duke u krahasuar me pamjet e transmetuara live nga mediat vendase dhe ndërkombëtare janë treguesi i masave administrative, gjobave dhe censurës si mjete të vetme të “buta” që pushteti ka ushtruar dhe po ushtron pandërprerë deri në krijimin e një zemërimi të ri të qytetarëve.
Kur flitet për zgjerimin e Evropës një nga influencat që të bie në sy veç tregtisë dhe lëvizjes së lirë është monedha euro.
Të gjitha vendet që e duan afrimin sikurse edhe të tjerë shtete që e kanë përgëzuar prej kohësh BE-në e kanë bërë diçka fare të vogël vlerësuar tregtinë, lëvizjen e lirë, turizmin me kontinentin e vjetër duke e respektuar dhe duke bërë një fushatë njohjeje me monedhën euro.
Nuk po e sjellim thjeshtë këtë krahasim.
Leku dhe politika e keqe ose keq qeverisja janë shkaktarë të korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve.
Juve ndoshta e keni ndeshur si kuriozitet, por jo një të ngjashëm me këtë përmbajte kur shtrojmë pyetjen:- Si nuk i ka shkuar në mendje Rilindësve Socialistë, kaq të lidhur dhe largpamës me ëndrrën Evropiane që të përqafonin simbolikisht qoftë edhe kartëmonedhën me vlerë ‘Zero Euro’*?
Ose:- A e dini se 77 vende të botës e përdorin kartëmonedhën ‘Zero Euro’, për të promovuar vendet e tyre, turizmin, natyrën, tipiken dalluese, njerëz të shquar dhe histori nga vendet e tyre?
… mesa duket kjo nuk është thjeshtë një risi për ata që lekun dhe kartëmonedhat e vendeve në përdorim të fituara përmes korrupsionit dhe trafiqeve e kanë më të lehtë t’i fshehin, groposin deri sa të gjenden të mykura nga hetimet e rastësishme të prokurorëve.
Shqipëria dhe disa vende fqinjë si Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hezegovina, Maqedonia e Veriut çuditërisht janë ndër vendet që aspirojnë BE-në, por nuk e promovojnë një nisimë të lindur në Francë në vitin 2015 me përjashtim të Republikës së Kosovës.
Tek sa i kthehemi Shqipërisë, muajve të vrullshme të zhvillimeve shoqërore të saj, marrëdhënia e pushtetit me paranë u pa qartë me atë që regjimi kundërshtoi dhunshëm protestën duke paguar forcat policore me dhe pa identifikim, por “të frontit të parë” sipas kryeministrit me një shumë 2500 euro, përgjigja krijuese e rinisë ishte prerja e re e kartëmonedhës që personifikonte kryeministrin, dhe përleshjen e një të riu me disa policë të pajisur e të mbrojtur gjer në dhëmbë.
Ky krahasim në formën e një meme-je që personifikon mercenarizmin dhe dhunën zuri vend që në ditët e para kur ky vendim u shpall nga kryeministri.
Ajo kartëmonedhë zuri vend krah pamjeve live që i bënë mediat vendase dhe ndërkombëtare, protestave të dhunshme, jo proporcionalitetin e forcave policore në goditjen e protestuesve si dhe përndjekjen dhe arrestimet ndaj tyre duke u justifikuar me identifikimin e personave të maskuar përmes teknologjisë, por pa harruar miliona investime për pajisje dhe automjete që të mundësojnë në të ardhmen ndërhyrjet dhe goditjen e protestës.
_________
*EU Enlargement Summit- Samiti i Zgjerimit, 3 Nëntor, 2026 Bruksel
*tituj nga ATSH dhe propaganda 3 Nëntor, 2026
* “E drejta juaj mbaron aty ku fillon hunda tjetrit“.
3 Nëntor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Bruksel, ku ndodhej sot.
Protestuesit thërrasin drejt tij “Rama në burg” disa herë, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare kthen kokën, por pa reaguar.
Kjo nuk është hera e parë që Rama përballet me protesta ndaj tij edhe gjatë vizitave zyrtare jashtë Shqipërisë, me shqiptarët që kanë protestuar ndaj tij në disa vende evropiane, si edhe në SHBA. bw
Në ditën e 22 të bojkotit të universiteteve, studentë dhe pedagogë kanë vijuar rezistencën e tyre për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Fjona Çela, një pedagog ka theksuar se bojkoti vijon dhe se ata nuk do të reshtin së kërkuari dorëheqjen e kryeministrit, sepse kjo është një diktaturë shumë më e sofistikuar se ato të shkuarat. Ai u ka bërë thirrje studentëve të rezistojnë, mediave që të lëshojnë këtë pushtet të korruptuar dhe të kthejnë kamerat nga ajo çfarë po ndodh për të mirën e të gjithë shqiptarëve.
“Ne vazhdojmë bojkotin për aq kohë sa shumë çështje nuk janë zgjidhur, sidomos çështja kryesore, dorëheqja e kryeministrit Rama. Nuk do të reshtim së kërkuari këtë lloj të drejte. Në këtë pikë ku ka vajtur e gjitha po tregon edhe më qartë një lloj diktature që po vendoset. Ne e qasim me diktaturat e vjetra, por kjo është shumë herë më e sofistikuar. Kështu që mendoj se kjo protestë i ka nxjerrë në pah të gjitha këto gjëra. I bëj thirrje të gjithë studentëve që të rezistojnë në këtë gjë që kanë nisur. I bëj thirrje gjithë pedagogëve t’i mbështesin studentët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe të ndërgjegjësohen për këtë gjë. I bëj thirrje mediave se është koha që të lëshojnë pushtetin e kalbur, të korruptuar dhe të marrin një tjetër lloj ndërgjegjeje brenda tyre dhe të jenë më transparentë dhe të kthejnë kamerat nga ajo që po ndodh. Është koha të bashkohemi të gjithë”,- tha ai.
Studentët kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i kërkojnë dorëheqjen.
Mbi disa karrige tek Universiteti Politeknik, studentët kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve, krahas së cilave kanë vendosur edhe disa letra në të cilat është shkruar: ”Diktator”.
Kujtojmë që edhe sot kryeministri bëri thirrje për dialog, por të rinjtë janë shprehur të vendosur se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegiueshme. Panorama
Komentet