Kanga XXI
Keshtu na shkuem nga njena n’tjetren ure,
Tue fole çka n’Komedi s’ia vlen me rrfye,
E kishim dale ne maje te saj, kur
.
U ndalem edhe pame se ishim shty
N’grope tjeter t’Lugjezezes, ku me qa
Asht kot; çudite e vrejta ate terr me sy.
.
Si ne kantjer t’Venecjes vlon pa da
Pisa e rreshinte ne stinen dimenore,
Barket me i lye, dermue detit tue i ra,
.
Se s’rrihen ma tashti rruget ujore;
Kush ngre te re e kush kallafaton
Te vjetren barke damtue lundrimesh; prore
.
Dikush mbi kic, dikush mbi bash qellon;
Ndonje i ven arna velit fare grise;
Kush rrema gdhen, litar kush gersheton;
.
Kshtu, jo me zjarr, – me force te Perendise,
– E trashe e vishtullore n’pellg valonte
Nga njani breg te tjetri e zeza pise.
.
Syte ngule ia kishe; gja nuk u dallonte,
Vec flluskash qe ai qull rinte tue qite
E here mufatej, here me hov humbonte.
.
Poshte tue veshtrue po rrija krejt cmerite,
Kur prisi me terhoqi fill perbri,
“Kujdes, kujdes! Shiko!” – me tha paprite.
.
Kryet solla me te shpejte si ai njeir,
Qe don me pa çka asht tue e shty me ike,
Por kaq i asht fute per palc nje lemeri,
.
Sa vrapin kjo deshire s’ia ndal nje cike;
E pashe nje djall, ma t’zi s’mundesh me e gjete,
Qe ngiste shkamb ne shkamb me te shti frike.
.
Se ç’hije e vrashte n’ate dreq te zi me flete!
E sa mizor me ngjante e i perfrigueshem,
Me flatra hape, veç sa tue preke mbi dhet!
.
Mbi supin e shpulpuem e te madhnueshem
Nje mekatar kish hjedhe, e me dy duer
Per neje t’kambve e mbante ai shterngueshem.
.
“O kthetraflete, – ai briti permbi ure
ku ishim na, – te solla nje te pare
nga Santa Zita, mbrende ta flakim flure!
.
Po kthehem ku me presin sa mkatare;
T’gjithe veç Bonturit, bajne matrapazllek,
“jo”-hi ne “po” u shndrroka atje per ar!”
.
Poshte e verviti e u kthye ne t’ashprin brek.
As qenii stanit neper ferre e drize
S’e ndjek kaq shpejt hajdutin shtek me shtek.
.
Ai, sa u fundos, duel siper me kurriz,
Por djajte, qe aty nen ure nuk rrinin kot,
Briten: “Fytyren Shenjte e ke n’Parriz!
.
Ketu jo si ne Serkjo bahet not!
N’daç me shpetue nga çapojt tone, u ruej
E kryet mos qit mbi pise as sot as mot!”
.
Ia ngjiten me ‘j qind krraba e n’ate rremuje
I thane: “Tash vallezo ti zhyte e mbyte;
Fshehtas ashtu, ne mujsh me ia hjedhe kuj.”
.
Gjellbasi ashtu sherbyesve s’ua ndan syte,
Kah mishnat ne kazan papra perzijne,
Qe siper langut t’mos e nxjerrin kryet.
.
Mesuesi i mire me tha: “Qe mos ta dijne
Se je ketu, ti shpejt duhet me u binde:
Mbas krepash struku, mproje qe te te rrijne!
.
Per çfaredo kokeçamje, qe t’me linde,
Ti mos u tut, – punet ua dij me rraje,
Se une dhe tjeter here me ta jam grinde.”
.
Ures pastaj ia kaperxei ate maje;
Se gjashtes pende tue i ra ai per te gjate,
Iu desh ta ngrinte ballin me kuraje.
.
Me ate terbim, me ate te madh inat,
Qe i turren qejte te vorfnit, n’short me e shkye,
Kur lutet ai nder dyer per buken thate,
.
Vrapuen djajte qe poshte ures, zjarr nder sy,
Drejt tij krrabat i shtrine permbi ate shkrep,
Por prisi: “Asnje mos te guxoje me msy!
.
Para se te ma ngjitni ju me grep,
Te vije njani prej jush e te degjoje,
Pastaj ne daci m’varni per gazep!”
.
T’gjithe briten: “Bishtakeqi le te shkoje!”
Njani levizi, tjeret mbene ne vend;
Tue ardhe ai thonte: “Lodhet kot me goje!”
.
“Mos valle, o Bishtakeq, ti pernjimend
pandeh se une, – ia preu i urti pris,
– ketu kam mbrrijtun, frike pa pase kurrkend,
.
sikur mos t’ishte ndihma e Perendise
e fati i mbare? Hap rruge, se lart ne qiell
asht shkrue nje t’gjalle te çoj mes erresise!”
.
Sa qe krenar, aq ra e u shkreh ai fill,
Nder kambe iu rrzue e rrebta arme prej dore
E u tha te tjerve: “Futni shpatat n’mill!”
.
“Ti qe je struke, – prisi m’u suell ksodore,
– mbas atij shkamb te ures e s’ban za,
eja te une, se kemi bese e ndore!”
.
Dola ne cas, kah ai shkova tue nga;
E djajte para marshuen ne krye dekikut,
Sa dreshta se po e bajne fjalen asgja.
.
Keshtu luftaret pashe, trembun rrezikut,
Kur nga Kaprona dilnin jashte me bese
Rrethue djathtas e majtas prej anmikut.
.
Une iu afrova prisit tim me shprese,
Prej tyne por s’i hiqja syte e mije,
Kushdi ç’perbluejne, mendoja, mbrenda krese.
.
Krrabat drejtuen mbi mue e: “A ban t’i bij, –
I thonte njani tjetrit, – mu ne shpine?”
“Po, – gjegjin tjeret, – theja njanen brije!”
.
Por djalli, qe po fliste me zotnine,
Koken e solli mbrapa menjehere
E i tha: “Hej, Ndukalosh, lene njerine!”
.
Pastaj kah na: “Ure n’ure neper gomnere
S’ka mundesi ma rrugen ta vazhdoni,
Se krejt asht shembun i gjashti qemer!
.
Por n’qofte se me shkue tutje ju deshroni,
Ngjituni kesaj kreshte dhe, pa zore,
Do ndeshni ne nje ure, – ne te kaloni.
.
Dje u mbush, plotsisht pese ore para ksaj ore,
E ‘i-mije-dyqind-gjashtdhjetegjashta vjete,
Qyshe se u nderpre kendej shtegu malor.
.
Po coj me ju do dreqen, qe perpjete
Do shkojne me pa mos del kush mbi katran, –
Shkoni me ta, e gja s’ka me ju gjete!”
.
“Hej, Shtrembaflete, e ti o Plakaran,
or Turiqen, ketu! – filloi me thane.
– Mbi dhjetshen, Mjekerroc, t’jeshe kryeshejtan!
.
Dragon e Xhagajdor, eni n’kete ane!
Ti Derrçatall dhe ti o Qengrricon!
Shpejt, Kuqaleger, Ngerdheshanit prane!
.
Sillniu rrotull kazanit qe valon;
Shendosh m’i çoni fill, veç jo gjetiu,
Por n’ure, qe siper lugjeve u kalon!”
.
“Aman, mesues, e zeza, – thashe, – na piu!
Vetem ma mire ta bajme na rrugen tone,
Ne qofte se e din, se fort po i drue i ziu!
.
Pse nuk po je i urte si gjithmone?
S’degjon si kercllojne dhambet te terbuem?
Rrezik shoh n’ata sy heret a vone!”
.
E ai m’u gjegj: “S’te shoh dot te friksuem!
Dreqnit le t’i kercllojne sa t’duen çatajte,
– E kane me ata, qe n’pise jane te denuem!”
.
Te gjithe u kthyen at’here nga penda e majte;
Por, si per shenje, nga i pari tue u zgjerdhi,
Gjuhen ma pare shternguen mes dhamesh djajte;
.
E ai ****’n e vet e kishte ba buri.
Komentet