Kanga IX
Duket se krejt une ishe zbe prej frikes,
Prisin kur pashe tue ardhe me aq trishtim,
– Iu desh pra atij me u shfaqe i qete nje cikez.
.
Vesh-hape qendroi, si ai qe rri n’pergjim,
Kah s’mujte syte me ngule tej ne rremoren
Mes mjergulles e ajrit te zi shqim.
.
“E pra duhet ta kemi na fitoren,
– tha ai, – perndryshe… Kot ajo s’ka zbrite…
Ç’po vonon ai qe do na japi doren!”
.
Une qarte e pashe se i ndrroi fjalet paprite,
Ndryshe ia nisi, por s’e kreu njelloj,
Ne kundershtim me çka kish peshperite.
.
Por fjala e fundit prap s’me trimenoi,
Me shtynin ato thanie me zane bese
N’diçka, qe ndoshta ai as qe e mendoi.
.
“Ne fund te kesaj zgavrre a mund te zbrese,
valle, ndonje here ndo’j shpirt nga rrethi i pare,
qe vec shpresen e humbun ka pendese?”
.
Kete çeshtje ngrita une. E ai: Ma pare
Rralle ndonje shpirt prej nesh ke mujte me ndeshe,
Qe te kete ra kendej si shtegetar.
.
Asht e vertete, here tjeter ketu qeshe,
Nga e egra Eritone i perbetuem,
Qe t’vdekunit nga varri çonte peshe.
.
S’kish shumqe shpirti trupit m’qe larguem
E ajo mbrenda qytezes me pat shti
Me nxjerre nga rrethi i Judes nje t’denuem.
.
Ai asht vendi ma i ulet dhe ma i zi,
Ma i largeti prej qielles rrotulluese,
Pra mos u step, se rrugen mire e dij.
.
Kenet’n e turbullueme, qelbesuese,
Gjithkah qyteti i dhimbjes rreth e ka,
Mbrende s’mund te hyjme na pa fuqi dermuese.”
.
Nuk e mbaj mend cka foli edhe ma,
Se ethshem syte e mij filluen me vrejte
Te larten kulle me kreshten flakada,
.
Ku ne te njajten pike u ngriten drejte
Na tri Furi sketerre la ne gjak,
Pamje e sjellje temne kishin krejt,
.
Me hidra t’gjelbera rreth trupit lak;
Gjarpij ne vend te flokve u vlojne perore
Mbi tamtha t’idhun lidhe e zanun njak.
.
E ai, qe mire i njohu ato sherbtore
Te mberteneshes se t’amshuemit vaje,
“keqyr, – me tha, – Erinet shpirtmizore!
.
Megjera asht kjo, qe ne te majten ndaj;
Deneska ne te djathten Alektoj;
Ja Tesifona n’mes!” Heshti pastaj.
.
N’parzem ato lenureshin me thoj,
Rrahnin shuplake tue brite me aq potere,
Sa frika prane poetit me afroi.
.
“Te vija Meduza! Le ta bajme mermer!
– thrrisnin te gjitha bashke poshte tue keqyre.
– Gabuem qe e lame pa dnim Tezene at’here!”
.
“Shpejt sillu pas e duert mbaj ne fytyre;
Grogonen po ta shohesh tue qite kryet,
Gja me s’te kthen ne t’bukuren natyre!”
.
Keshtu me tha, e u solla vete i dyte;
Nuk u zu bese duerve te mija; tute,
Shpejtoi me t’vetat te m’i mbyllte syte.
.
O ju qe keni mendje te kulluet,
Kundronie mire doktrinen me syte tuej,
Nen vargje te mistershme rrin mbuluet!
.
Vinte nderkaq mbi te turbulltin uje
Nje krizme e nje potere, qe kallte frike
E dridheshin dy brigjet n’ate rremuje,
.
Jo ndrysh vec si rreh era me vertik,
Kur avujt kundershtare ndeshen mbi dhe,
E pyllin fshik pa e ndale frymen nje çike,
.
Shkyen deget, i rrezon, i hjedh perdhe
Dhe can shtellunga-pluhun e krenare,
N’ikje tue vu bari edhe shkerbe.
.
“Ço ballin, tha, kur syte m’i liroi fare,
– e shih mbi t’lashten shkumbe, ku asht ma e thuket
tymnaja qe mbi pellg ndehet mujshare.”
.
Sikur bretkosat, sa mes tyne duket
Bolla, te gjitha fshihen n’uje nga tmera
E thelle ne llum seicila shkon e struket,
.
Keshtu une pashe me mija hijesh t’mjera
Tue hike perpara njanit, qe kalonte
Stigjes, po kambet krejt i kish te tera.
.
Ate ajr te zi fytyret e largonte,
Para tue çue te majten tash e pare;
Dukej se tjeter brenge s’e shqetesonte.
.
Po, ishte ai, – i qiellit lajmetar
Kah prisi une u solla, me shikim
M’tha qete te rrij, nderueshem, koken vare.
.
Sa fort me ngjante i mbushun me zemrim!
Mbrrijti te porta e me nje thuper n’dore
E çeli fill, pa gjete asnje pengim.
.
“Shpirtna t’keqij, ju te debuem qiellor,
– filloi te praku i zi qe te kall date,
– ç’me rrini kryekecyem, more te gjore?
.
Pse doni me deshir’n e larte me u mate?
Me kot e pat kushdo ne rruge i duel;
Si vuejtjet ju a randoi, sa here e pate!
.
Ç’ju vlen qe fatit s’doni m’iu perkule?
Cerberi juej, ne se mire e kujton,
Per pandigjesen mbet me mjekrren zhgule.”
.
Dhe u kthye ne rrugen pis; e kah kalon
Aq qe na flet; ne paraqitje ngjan
Si ai, qe kujdes tjeter e mundon
.
E nuk ka sy per çka i ndodhet prane;
Atij qyteti nisem me iu qase,
Mbeshtete ne fjalet shenjte qe kish thane.
.
Dhe hyme atje, pengese kurrkund pa hase;
Kah kishja me shikue deshire te madhe
Se ç’ndodh, ç’mundime ka mbrenda kalase,
.
Syte anekand i solla n’ate kala dhe
Perpara meje u shtri nje hapesine, –
Vec vuejtje t’randa kish asaj germadhe.
.
Si n’Arl, ku ujte e vet Rodani shtrin,
Si dhe ne Pole, atje perbri Kuarnari,
Qe lag e ast kufi per Italine,
.
Gjithe vendin larmojne varret andej pari, –
Ashtu krejt gropa-gropa ish ai rrah,
Vecse denimi atje ish ma barbari;
.
Se neper varre vlonin flake gjithkah
E aq teper ato zgore ndezun ishin,
Sa zjarr ma shum s’do hekri per me u rrahe.
.
Rrasat e tyne n’kambe mbi krye u rrishin,
Shperthente nga ato gryka britme e gjame,
Flaka te mjereve u digjte mishin.
.
“Mesues, kush jane keta, thashe, qe t’shperndame
gjinden nder keto zgavrra skuqun prush
e bajne keshtu nga dhimbjet tue ofshame?”
.
E ai: “Gjithe hereziarket njikjo fushe
Me ndjekes te çdo sekti i ka mbeshtjelle,
Sa s’ta merr mendja varret plot jane mbushe.
.
I ngjashmi me te ngjashmin n’grope asht thelle,
Varret si te jete faji jane te zjarta.”
Pastaj, nga e djathta si filluem me u sjelle
.
Kaluem mes vuejtjesh dhe muresh te larta.
Komentet