Kanga VI
Sa m’u kthye drita e mendjes, qe m’u shkim
Nga mshira per te dy kunett e mjere,
Qe zemren time mbushen me trishtim,
.
Tjera mundime, te munduem te tjere
Shoh rreth e rrotull meje, kahdo rri
Tue ece, tue u sjelle, tue vrejte ne ate gomnere.
.
Une jam n’rrethin e trete, ku bje nje shi
i amshuem, i ftohte, i rande, – ai qofte mallkue;
Qe s’di te ndrroje as ritem, as cilsi.
.
Breshen e uje i ndyte me bore trazue
Derdhen rreke nga ajri i terratisun;
Qelbet mbare toka, uje e llom mbulue.
.
Cerberi i eger, bishe e cakerdisun,
Me ato tri gryka leh si qen taman
Mbi njerez ne batak zhyte e gremisun.
.
Gace syte e tij, e mjekrren zi katran,
Barkun e ajun, duert me thoj te gjate,
Shpirtnat gervish, i lnuer e cope i ban.
.
Si qej i shtyn t’lurojne ajo shtergate;
E tash e pare ne njanin krah tue ra,
Tjetrin kerkojne me mprojte ata te ngrate.
.
Cerberi, ai krymb i madh, porsa na pa,
Dhambet na qiti nga ato goje t’shemtueme;
Gjymtyre s’kish qe s’i dridhej per hata.
.
Prisi, kah toka shplaket tue drejtue, me
Te zezen balte grushtat perplote,
Ua hodhi mbrenda grykave t’deshrueme.
.
Sikur nje qen, qe rri tue lehe furishem,
Qetohet n’cas kur gjellen bren me dhambe,
Se mendjen ka ne te, kah han urishem,
.
Njashtu bulcijt s’i nxoren ma piskame
Djallit Cerber, qe i leh asaj morije,
Qe e shurdhe don t’ishte, mos me e ndi ate gjame.
.
Ecnim mes shpirtnash, mbi te cilet bije
I randi shi, qe i rrzon; filluem me shkele
Mbi ata qe njerez duken, por jane hije.
.
Te shkrryem pertoke mkataret kishin ngele,
Vec njanit, qe u ngrit paksa me ndejte,
Kur na shikoi mes tyne shteg tue çele.
.
“O ti,qe po i bje ferit me hap t’shpejte, – me tha,
– hajt njihme, ne se i zoti je;
ty t’bane ma pare se une u shbana.”
.
Drejte ia ktheva une: “Ai ankthi i madh qe ke
ndoshta s’me le t’kujtoj as si fytyre,
sa m’ duket pa s’te kam ndonjehere mbi dhe.
.
Por m’thuej ti cili je, qe n’kaq mynxyre
Ke ra, e ky denim mbi krye t’ka mbete?
Ma t’madh do kete, vec jo ne kete menyre!”
.
E ai m’u gjegj: “Qyteti yt i shkrete,
I mbushun sa me u derdhe me inat e smire,
Me fali atje lart nje jete te qete.
.
Ju, qytetaret, Cako m’keni thirre;
Per mkatin aq damprus te grykesise
Ky shi i rrebte po me dermon pa mshire.
.
E s’jam mkatar i vetem mes duhise,
Se gjithe keta njelloj i kane denue
Per t’njajtin faj”, – tha fjalet tue bitise.
.
Dhe une at’here: “O Cak, asht tue m’randue
Kaq vuejtja jote, sapo shkrehem n’vaje;
Por m’thuej, ne e dijsh, se ku ka me mbarue
.
Qyteti im, qe asht perca me rraje;
A gjen njeri te drejte; arsyen m’thuej, oh,
Pse koken njani tjetrit don t’ia haje?”
.
M’u gjegj: “Si t’vloje rremuja per shum kohe,
Do derdhet gjak, ma e egra nder partite
Tjetren do dboje, dhimbje e njerzi pa njohe.
.
Por edhe kjo nga shkambi ka me zbrite
N’te treten vjete; do marre fuqine ne dore
Tjetra, me ndihme t’atij qe sot rri n’prite.
.
Per kohe te gjate, mizore e madheshtore,
Te tjeret kane me shtype, me i lane sa gjalle,
Sado te qjane, te shajne keta te gjore.
.
Dy jane te drejte, por kush nuk i ban mall,
Kreni e smire e koprraci jane ba
Tri xixat, qe mbare zemrat i kane kalle.”
.
Keshtu mbaroi me te pervajshmin za.
E une atbote: “Gjithnje po kerkoj leje
Nder te me bash, tue m’fole edhe paksa.
.
Farinata, Tegiaj, njerz aq te deje,
Rustikuci, Arrigu, Moska e tjere,
Qe botes me i ba mire e paten zeje,
.
Me thuej ku jane, me ban t’i shoh njehere;
Deshire te madhe kam per ta te di,
N’se i gazmon qielli a ferri i mbush me vner.”
.
E ai: “I ke nder shpirtna ma t’keqij,
Per faje tjera vend ma poshte kane zane;
I sheh, ma thelle po t’zdrypesh n’ferr te zi.
.
Te lutem emnin tim, n’harrese te lane,
Kur t’kthjesh ne t’amblen bote, ne drite ma nxjerr;
S’te gjegjem ma, e ma due me t’thane.”
.
Dy syte qe kqyrnin drejte iu bane çakerr,
Me vrejti pak dhe poshte i dha ai krese,
Tue ra me te, si qorrat tjere, ne terr.
.
E prisi tha: “Kurrma kryet s’do ta qese,
Dersa burija e qiellit mos t’ushtoje,
Kur forca anmike me gjikue do zbrese.
.
Varrin e trishte seicili do zbuloje,
Prap mish’n e vet do marre; ka me i shungllue
Nder veshe çka perjetsisht do te degjoje.”
.
Keshtu kaluem neper ate llum, trazue
E shpirtna e shi e breshen, dalngadale
Per jete qe do te vije tue arsyetue.
.
“Pris, kjo torture, – ia solla keto fjale,
– mbas atij gjyqit t’mbrame, valle a do shtohet,
do zbutet, apo mbetet me kete vale?”
.
E ai ma ktheu: “Gezimi edhe ohet
I ndjen ma shum, si shkenca jep mesim,
Nje qenje, kur ma shum perplotesohet.
.
Ndonse gjithe ketta shpirtna plot mallkim
Kurr nuk kalojne n’persosmenine e plote,
Ma t’plote do jene fill mbas atij vendim.”
.
Rrotull iu sollem rruges neper shqote,
Te dy pa da tue bisedue vec mbetem;
N’piken qe zdryp ma thelle mbrritem atbote;
.
T’madhin anmik, Plutonin, aty gjetem.
Komentet