Më hidhërim të thellë njoftojmë publikun e gjerë letrare, se ka ndërruar jetë Mazllum Saneja ditën e 29 korrikut 2021, nga CovId 19! Poeti dhe përkthyesi Mazllum Saneja, ka qënë pjesëmarrës në themelimin e Mitingut të poezisë në vitin 1964. Po ashtu bashkëthemelues i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, së bashku me krijuesit më eminent elitar gjakovar. Mazllumi i paharruar, u largua nga kjo botë si një krijues me profil të dalluar poetik, krijimtaria e të cilët ka shënuar biografinë e tij si krijues rebel dhe si përkthyes i shquar i letërsisë bashkëkohore shqipe nga gjuha shqipe në atë polake dhe anasjelltas.
I ndjeri Saneja ka afruar dy letërsitë e lartëcekura, për çka dhe është shpërblyer në Poloni me çmime presticgjoze. Po ashtu për vlerat e tij krijuese poetike ka fituar çmimin kryesor të mitingut- libri më i mirë i botuar ndërmjetë dy mitigjeve dhe disa shpërblime të rëndesishme në vend!
Ndarja e krijuesit fizikisht nga jeta lë zbraztirë, mungesën e së cilit e plotëson krijimtaria e shumtë dhe me vlera të çmuara, që lë pas. Edhe “Loma” do të kujtohet me vargjet e tija plot vlerë dhe përkthimet e tija të poeteve më të shquar polakë në gjuhën shqipe dhe atyre shqiptare në gjuhën polake.
Në emër të Klubit letrar ” Gjon Nikollë Kazazi dhe në emrin tim e të anëtarëve të Klubit, i shpreh Ngushëllime të sinqerta familjës së të ndjerit, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit letrar që e njohu!
Qoftë i paharruar Mazllum Saneja! Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Lamtumirë!
Komentet