Duke vazhduar të jetosh, është përsëritje
e një zakoni të krijuar për të domosdoshmet-
Si të humbasësh gjithnjë apo të shkosh pa të.
Në varësi të kohës.
.
Kjo humbje interesi, flokësh dhe iniciative
Ah nëse loja do të ishte poker, po
Mund t’i hapësh letrat, të skicosh një shtëpi të tërë!
Por ky është shah.
.
Pasi ta kesh vrarë mendjen gjerë e gjatë,
ç’ke në dorë është e qartë si një listë bagazhesh.
Ndonjë gjë tjetër mendohet se nuk të duhet
për eksistencën.
.
Po çfarë vlere ka? Vetëm ajo, në kohë,
identifikojmë përgjysmë shenjën e pakuptueshme
Të gjitha sjelljet tona e thonë, gjurmët aty të çojnë.
.
Por për ta rrëfyer,
atë mbrëmje të gjelbër kur vdekja jonë fillon,
siç ishte në atë moment, vështirë se kënaq kënd,
meqë u aplikua vetëm tek një njeri, njëherë,
madje edhe ai duke ndërruar jetë.
.
Në origjinal: Continuing to Live.
Komentet