Dashurisë
Të duash sa gjumi mos të zerë,
A mendja sytë aty sapo çel,
Të presësh në shi, në borë e erë,
Kjo po, është dashuri vërtet.
Nuk ka asgjë gjer sot në botë,
Që sa ajo të lumturon,
Po dhe në pastë, është e kotë,
Dashurisë nuk ia kalon.
Si pëllumbi me guguçen
Sa avaze ka biilbili,
E sa thëllëza çuçuret,
Aq të mira pastë idili,
Më i miri në planet.
Djalë e vajzë si llastarët,
Si pistil secili ngjet,
Në muaj mjalti, vit të parë,
Gjithë pjalm, gjithë polen.
Si pëllumbi me guguçen,
Gu, gu, gu, kur bëhen një,
Një si syth, një si burbuqe,
Kur shpërthejnë, s’ mbahen më!!
Ndaj, sa avaze ka bilbili,
E sa thëllëza çuçuret,
Aq të mira pastë çifti,
Që si yll e hënë ngjet.
Unë të mbolla për merak
Mu në mes të bashtës sime,
As në krye, as në fund,
Kam mbjellë edhe një hithkë,
Që më djeg kur e këput!
Pse moj hithkë fletë, fletë,
Unë të mbolla për merak,
Që mos të të ndotnin qentë,
Të të kem për nonjë rast.
– Epo unë e kam në gen,
Duke djegur, mbroj vetëveten,
Po ti zëmë me një leckë,
E lermë një çast në Diellë.
Kështu tha hithka e gjatë,
Dhe e la vetëm me kaq,
As më dogji as fulltakë,
Duke ngrënë u bë ilaç.
Pranverës
Hajde moj pranverë hajde,
Plot me lule, me blerim,
Përveç gjakut që ma ndrove,
Më solle dhe frymëzim.
Po jam plak moj, më vjen rëndë,
Nuk po ndahem dot nga muza,
Sikur njërzit s’ kanë ç’bëjnë,
E do merren veç me mua!
Frutit i gëzohem unë
Lermë moj qershi belicë,
Pse ma shkel syrin që larg?
Nuk e sheh që unë u plaka,
Kam haruar të çel prap!
Kot që po më fton së largu,
E ma bën shpirtin ujem,
Mua nuk më bje më lëngu,
Sado vlagë që të kem.
Lermë moj qershi e tultë,
Që petalet po i shkund,
Frutit i gëzohem unë,
Se të tjerat morën fund.
Njeriu s’ rron veç për të ngrënë
Njeriu s’rron veç për të ngrënë,
Ka nevojë dhe për relaks,
Ndaj të bëjë si të bëjë,
Shtëpinë e dytë ta ketë në fshat.
I lirë, si zogu kur fluturon,
Ne kjo shtëpizë ku së paku,
Më kënaq, më relakson,
Sa gjithë bota marë së bashku.
Seç më shkrepi mor aman
Seç më shkrepi mor aman,
Të dehem gjer në çmënduri,
Po dhe ta provoj, sa mbaj,
E çfarë ndjen një terjaki.
Nuk dua as verë, as birrë,
Raki të më zerë vënd,
Turshi që të kripem mirë,
Pa le të më bëjë dëm.
Të më turbullohet koka,
Të më meren mëntë ca,
Pa le të më qeshë bota,
Nuk më bëhet von për ta.
Se ku jam të mos e di,
Shkujdesur të vërshëllej,
Të këndoj, të hingëllij,
Si amshori ergjele.
Ti hap sytë dalngadal,
Gojën tharë krejt nga etja,
Kur rakia të më dalë,
Të më vijë turp nga vetja.
Ka nevojë njeriu i ngratë,
Ta dijë atë që s’ ka lezet,
Çfarë i shtyn të bëhen tapë,
Kur i duket vetja mbret.
Le ta marrim për një moment
Jo se rrotën e historisë
Kam aftësi ta ndryshoj krejt,
E prap mundohem ta lëviz.
Një milimetër e pak më shpejt.
Po le ta marrim për një moment,
Se e realizova sa më sipër,
Një pikë ujë brënda në det.
As e shton, as ja heq kripën.
Ra Ylberi aty prapë
Më dy këmbët e tij si hark,
Njëri sup te gur’ i cjapit,
Kokën gjer lart në çardak.
Me shtatë ngjyrat më të forta,
Retë u shpërndanë e u strukën,
Nuk ka penel në këtë botë,
Që ta bëjë aq të bukur!
Çfarë flet lule çikore?
-Çfarë flet luleçikore?
Gonxhe-verdhë, fyl nga brënda,
Ka dy muaj që ke çelur,
Tani të ra ndërmënd për këngë?
– Epo unë nuk e dija,
Që ti thurke edhe vjersha,
Ndaj të lutem mos ma prish,
Thurmë e mua disa reshta!
-Paçka se vlen për terapi,
Di që je e hidhur shumë,
– E de mos ma verë re,
Se lule jam edhe unë…
Atëherë ç’ne nga boçja?
Hedhur farën si vragji
Apo përfiton nga goçja,
Që u plak, pa qënë i ri!
Çikorja e huli kokën
U bë gati për të qarë
-Nuk e dija unë e gjora,
Pa të thosha ca më parë.
Po ta kapnin ne e dimin,
Kam qënë ku urehej krimi,
Ku e vërteta më mbante ngrohtë,
Ku s’ kish liri ,ama mendimi,
Ish më i liri në gjithë botën !!
Kam qënë, ku nxirej flori,
Ku përdit këmishën shtryllmin,
Ku po të kishin mundësi,
Me ne Diellin do ta mbyllnin !
Po ta kapnin, ne e dimin,
Çfarë akuze do ti vishnin,
Pa lejë shkelës i kufirit,
Agjent i imperjalizmit .
Do ta nxirnin e në gjyq,
Dielli do thosh mos e burr !
– para ligjit të barabartë,
Njëzet e pesë vite burrg .