Rindërtohet skena e ngjarjes së armatosur në Elbasan që solli vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia ka mundur të rindërtojë ngjarjen pas pyetjes së disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit.
Ashtu siç u deklarua dhe më herët, 20 minuta para krimit strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.
Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.
Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda.
Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet.
Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.
Ndërkaq janë sekuestruar dhe mjetet në vendngjarje, ndërsa nga kontrolli i mjetit pa targa janë gjetur vetëm postera. Veprimet hetimore për krimin që tronditi Elbasanin, por jo vetëm po kryhen në drejtim të Prokurorisë Elbasan.
Në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë, Bashkia Delvinë, zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit Kalasë, ku rrezikohen . . .
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, ku një kamerier i ri është dhunuar nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, ndërsa punonte në një lokal.
Pas ngjarjes, ka ardhur rea . . .
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier 18-vjeçar, Erold Balaj, është dhunuar fizikisht nga një efektiv policie jashtë shërbi . . .
Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.
Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe nga ajri, por flakët janë përhapur m . . .
Situatë problematike me zjarret duket se është edhe në Dibër.
Gazetari Enver Doçi raporton se një situatë e tillë vijon prej 26 ditësh tashmë, ndërsa më problematike duhet se është njës . . .
Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, M . . .
Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun.
Çdo pikë e kuqe në imazhet satelitore korres . . .
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegi . . .
Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashk . . .
SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, kush janë biznesmenët e përfshirë. U zbuluan nga bisedat në Sky ECC
SPAK godet një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika . . .
Fatos Lubonja në edicionin e 15-të të Green Sofa theksoi se pa një përballje të ndershme me të kaluarën, demokracia shqiptare mbetet e brishtë dhe e rrezikuar nga përsëritja e traum . . .
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Senicë në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, . . .
Komentet