VOAL – Pema më e madhe në Zvicër ndodhet në një luginë spektakolare në kantonin Neuchâtel, në Val-de-Travers, dhe ka përmasa 58,02 metra. Ky është i ashtuquajturi bredhi president, një gjigant i vërtetë i natyrës.
Ai është gjithashtu bredhi i dytë më mbresëlënës në Evropë. Bredhi, i cili është bërë një bimë monument, ndodhet në gjendje të mirë. “Në 300 vjet ka parë thatësira, rrufe që e kanë shmangur, stuhi. Dhe është akoma këtu, i rrënjosur mirë në tokë”, thotë një pylltar në zonë.
Gjigandi, me një diametër prej 4.17 metra, është në vendin e duhur. Sipas Claude-André Montandon, rojtari i pyjeve Val-de-Travers, toka, reshjet e rregullta të shiut dhe lartësia ideale (750 metra mbi nivelin e detit) kanë kontribuar në rritjen e tij.
Në Evropë, vetëm një bredh në Malin e Zi 59 metra i lartë e mund atë, për një metër dhe pema nojshateliane mund ta arrijë atë. “Konkurrenca nuk na intereson – thotë Alex Mercier, inxhinier pyjesh Val-de-Travers – ajo që vlen është bukuria e pyjeve tona. Dhe ne jemi krenarë që punojmë për pemën më të lartë në Zvicër”./rsi-eb
Komentet